Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 34

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 34:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

NUM 34:2 "Urdhėro bijtė e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do tė hyni nė vendin e Kanaanit, ky ėshtė vendi qė ju takon si trashėgimi, vendi i Kanaanit me kėta kufij tė veēantė:

NUM 34:3 Kufiri juaj jugor do tė fillojė nė shkretėtirėn e Tsinit, gjatė kufirit tė Edomit; kėshtu kufiri juaj do tė shtrihet nga skaji i Detit tė Kripur nė drejtim tė lindjes;

NUM 34:4 kufiri juaj do tė shkojė pastaj nga e pėrpjeta e Akrabimit, do tė kalojė nėpėr Tsin dhe do tė shtrihet nė jug tė Kadesh-Barneas; do tė vazhdojė pastaj nė drejtim tė Hatsar-Adarit dhe do tė kalojė nėpėr Atsmoni.

NUM 34:5 Nga Atsmoni kufiri do tė kthejė deri nė pėrroin e Egjiptit dhe do tė pėrfundojė nė det.

NUM 34:6 Kufiri juaj nė perėndim do tė jetė Deti i Madh; ky do tė jetė kufiri juaj perėndimor.

NUM 34:7 Ky do tė jetė kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do tė caktoni kufirin tuaj deri nė malin Hor;

NUM 34:8 nga mali Hor do tė caktoni kufirin tuaj deri nė hyrje tė Hamathit, dhe skaji i kufirit do tė jetė nė Tsedad;

NUM 34:9 kufiri do tė vazhdojė pastaj deri nė Zifron dhe do tė mbarojė nė Hatsar-Enan; ky do tė jetė kufiri juaj verior.

NUM 34:10 Do ta vijėzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri nė Shefam;

NUM 34:11 kufiri do tė zbresė nga Shefami nė drejtim tė Riblahut, nė lindje tė Ainit; pastaj kufiri do tė zbresė dhe do tė shtrihet deri sa tė arrijė bregun lindor tė detit tė Kinerethit;

NUM 34:12 pastaj kufiri do tė zbresė nė drejtim tė Jordanit, pėr tė arritur deri nė Detin e Kripur. Ky do tė jetė vendi juaj me kufijtė e tij rreth e qark".

NUM 34:13 Kėshtu Moisiu u njoftoi kėtė urdhėr bijve tė Izraelit dhe u tha atyre: "Ky ėshtė vendi qė do tė merrni si trashėgimi duke hedhur short, dhe qė Zoti ka urdhėruar t`u jepet nėntė fiseve e gjysmė,

NUM 34:14 sepse fisi i bijve tė Rubenit, nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre, dhe fisi i bijve tė Gadit, nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre, dhe gjysma e fisit tė Manasit e kanė marrė trashėgiminė e tyre.

NUM 34:15 Kėto dy fise e gjysmė e kanė marrė trashėgiminė e tyre nė lindje tė Jordanit, mbi bregun pėrballė Jerikos, nė drejtim tė lindjes".

NUM 34:16 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

NUM 34:17 "Kėta janė emrat e burrave qė do tė kryejnė ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.

NUM 34:18 Do tė merrni edhe njė prijės nga ēdo fis, pėr tė bėrė ndarjen e vendit.

NUM 34:19 Kėta janė emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judės;

NUM 34:20 Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve tė Simeonit;

NUM 34:21 Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;

NUM 34:22 prijėsi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve tė Danit;

NUM 34:23 prijėsi Haniel, bir i Efodit, pėr bijtė e Jozefit, nga fisi i bijve tė Manasit;

NUM 34:24 prijėsi Kemuel, bir i Shiftanit, pėr fisin e bijve tė Efraimit;

NUM 34:25 prijėsi Elitsafan, bir i Parnakut, pėr fisin e bijve tė Zabulonit;

NUM 34:26 prijėsi Paltiel, bir i Azanit, pėr fisin e bijve tė Isakarit;

NUM 34:27 prijėsi Ahihud, bir i Shelomit, pėr fisin e bijve tė Asherit;

NUM 34:28 dhe prijėsi Pedahel, bir i Amihudit, pėr fisin e bijve tė Neftalit".

NUM 34:29 Kėta janė burrat tė cilėt Zoti i urdhėroi t`u jepnin trashėgiminė bijve tė Izraelit nė vendin e Kananit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase