Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 7:1 Kur Moisiu mbaroi ndėrtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtėroi me gjithė pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe tė gjitha orenditė e tij; kėshtu ai i vajosi dhe i shenjtėroi.

NUM 7:2 Pastaj prijėsit e Izraelit, tė parėt e shtėpive tė etėrve tė tyre, qė ishin prijėsit e fiseve dhe ishin nė krye tė atyre qė u regjistruan, paraqitėn njė ofertė

NUM 7:3 dhe e ēuan ofertėn e tyre para Zotit: gjashtė qerre tė mbuluara dhe dymbėdhjetė qe, njė qerre pėr ēdo dy prijės dhe njė ka pėr secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.

NUM 7:4 Atėherė Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

NUM 7:5 "Prano kėto gjėra prej tyre pėr t`i pėrdorur nė shėrbim tė ēadrės sė mbledhjes, dhe do t`ua japėsh Levitėve, secilit simbas shėrbimit qė ka".

NUM 7:6 Moisiu mori, pra, qerret dhe qetė dhe ua dha Levitėve.

NUM 7:7 Dy qerre dhe katėr qe ua dha bijve tė Gershonit simbas shėrbimit tė tyre;

NUM 7:8 katėr qerre dhe tetė qe ua dha bijve tė Merarit simbas shėrbimit tė tyre, nėn mbikqyrjen e Ithamarit, birit tė priftit Aaron;

NUM 7:9 por bijve tė Kehathit nuk u dha asgjė, sepse ishin ngarkuar me shėrbimin e objekteve tė shenjta, qė ata i mbanin mbi shpatulla.

NUM 7:10 Prijėsit e paraqitėn ofertėn e tyre pėr kushtimin e altarit, ditėn kur u vajos; kėshtu prijėsit paraqitėn ofertėn e tyre para altarit.

NUM 7:11 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijėsit do ta paraqesin ofertėn e tyre njė nė ditė pėr kushtimin e altarit".

NUM 7:12 Ai qė e paraqiti ofertėn e tij ditėn e parė ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judės;

NUM 7:13 ai ofroi njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores, qė tė dy tė mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim ushqimor,

NUM 7:14 njė kupė ari prej dhjetė siklash e mbushur me temjan,

NUM 7:15 njė dem tė vogėl, njė dash, njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:16 njė dhi si flijim pėr mėkatin

NUM 7:17 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit tė Aminadabit.

NUM 7:18 Ditėn e dytė erdhi oferta e Nethaneelit, birit tė Tsuarit, princit tė Isakarit.

NUM 7:19 Ai paraqiti si ofertė tė tij njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores; qė tė dy tė mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim ushqimor,

NUM 7:20 njė kupė ari prej dhjetė siklash e mbushur me temjan,

NUM 7:21 njė dem i vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:22 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:23 dhe, si flijim falėnderimi dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit tė Tsuarit.

NUM 7:24 Ditėn e tretė ishte radha e Eliabit, birit tė Helonit, prijėsit tė bijve tė Zabulonit.

NUM 7:25 Oferta e tij qe njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen i vogėl shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores, qė tė dy tė mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit;

NUM 7:26 njė kupė ari prej dhjetė siklash e mbushur me temjan,

NUM 7:27 njė dem tė vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:28 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:29 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e Eliabit, birit tė Helonit.

NUM 7:30 Ditėn e katėrt ishte radha e Elitsurit, birit tė Rubenit.

NUM 7:31 Ai ofroi njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi me njė peshė prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores, qė tė dy tė mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit,

NUM 7:32 njė kupė ari prej dhjetė siklash tė mbushur me temjan,

NUM 7:33 njė dem tė vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:34 dhe njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:35 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.

NUM 7:36 Ditėn e pestė qe radha e Shelumielit, birit tė Tsurishadait, prijėsit tė bijve tė Simeonit.

NUM 7:37 Ai ofroi njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores, qė tė dy tė mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim ushqimor,

NUM 7:38 njė kupė ari prej dhjetė siklash tė mbushur me temjan,

NUM 7:39 njė dem tė vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:40 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:41 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo ishte oferta e bėrė nga Shelumieli, bir i Curishadait.

NUM 7:42 Ditėn e gjashtė ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijėsit tė bijve tė Gadit.

NUM 7:43 Ai ofroi njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit,

NUM 7:44 njė kupė ari prej dhjetė siklash e mbushur me temjan,

NUM 7:45 njė dem i vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:46 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:47 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e bėrė nga Eliasafi, bir i Deuelit.

NUM 7:48 Ditėn e shtatė qe radha e Elishamit, birit tė Amihudit, prijėsit tė bijve tė Efraimit.

NUM 7:49 Ai ofroi njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen me njė peshė prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores, qė tė dy tė mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit,

NUM 7:50 njė kupė ari prej dhjetė siklash e mbushur me temjan,

NUM 7:51 njė dem i vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:52 njė kec si flijim pėr mėkatin,

NUM 7:53 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e bėrė nga Elishama, bir i Amihudit.

NUM 7:54 Ditėn e tetė ishte radha e Gamalielit, birit tė Pedahtsurit, prijėsit tė bijve tė Manasit.

NUM 7:55 Oferta e tij ishte njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores, qė tė dy tė mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit,

NUM 7:56 njė kupė ari prej dhjetė siklash e mbushur me temjan,

NUM 7:57 njė dem tė vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:58 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:59 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e bėrė nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.

NUM 7:60 Ditėn e nėntė i erdhi radha Abidanit, birit tė Gideonit, prijėsit tė Beniaminit.

NUM 7:61 Oferta e tij ishte njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi me njė peshė prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklave tė shenjtėrores, qė tė dy tė mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit,

NUM 7:62 njė kupė ari prej dhjetė siklash tė mbushur me temjan,

NUM 7:63 njė dem i vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:64 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:65 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e Abidanit, birit tė Amishadait, prijėsit tė bijve tė Danit.

NUM 7:66 Ditėn e dhjetė i erdhi radha Ahiezerit, birit tė Amishadait, prijėsit tė bijve tė Danit.

NUM 7:67 Oferta e tij ishte njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores; qė tė dy ishin mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit,

NUM 7:68 njė kupė ari prej dhjetė siklash e mbushur me temjan,

NUM 7:69 njė dem i vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:70 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:71 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e Ahiezerit, birit tė Amishadait.

NUM 7:72 Ditėn e njėmbėdhjetė i erdhi radha Pagielit, birit tė Okranit, prijėsit tė bijve tė Asherit.

NUM 7:73 Oferta e tij ishte njė pjatė argjendi prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi prej shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores; qė tė dy ishin mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit,

NUM 7:74 njė kupė ari prej dhjetė siklash mbushur me temjan,

NUM 7:75 njė dem tė vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:76 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:77 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e Pagielit, birit tė Okranit.

NUM 7:78 Ditėn e dymbėdhjetė i erdhi radha Ahirit, birit tė Enanit, prijėsit tė bijve tė Neftalit.

NUM 7:79 Ai ofroi njė pjatė argjendi me njė peshė prej njėqind e tridhjetė siklash dhe njė legen argjendi shtatėdhjetė siklash, simbas siklit tė shenjtėrores, qė tė dy ishin mbushur me majė mielli tė pėrzier me vaj, si blatim i ushqimit,

NUM 7:80 njė kupė ari prej dhjetė siklash e mbushur me temjan,

NUM 7:81 njė dem tė vogėl, njė dash dhe njė qengj motak si olokaust,

NUM 7:82 njė kec si flijim pėr mėkatin

NUM 7:83 dhe, si flijim falėnderimi, dy qe, pesė desh, pesė cjep dhe pesė qengja motakė. Kjo qe oferta e Ahirit, birit tė Enanit.

NUM 7:84 Kėto ishin dhuratat pėr kushtimin e altarit qė u bėnė nga prijėsit e Izraelit kur altari u vajos: dymbėdhjetė pjata argjendi, dymbėdhjetė legena argjendi, dymbėdhjetė kupa ari;

NUM 7:85 ēdo pjatė argjendi peshonte njėqind e tridhjetė sikla dhe ēdo legen argjendi shtatėdhjetė sikla; shuma e argjendit qė pėrmbanin enėt arrinte dy mijė e katėrqind sikla, simbas siklit tė shenjtėrores;

NUM 7:86 tė dymbėdhjetė kupat prej ari tė mbushura me parfum peshonin dhjetė sikla secila, simbas siklit tė shenjtėrores; gjithė ari i kupave peshonte njėqind e njėzet sikla.

NUM 7:87 Shuma e kafshėve pėr olokaustin ishte dymbėdhjetė dema tė vegjėl, dymbėdhjetė desh, dymbėdhjetė qengja motakė bashkė me blatimet e ushqimit dhe dymbėdhjetė keca si flijim pėr mėkatin.

NUM 7:88 Shuma e kafshėve si flijim falėnderimi ishte njėzet e katėr dema tė vegjėl, gjashtėdhjetė desh, gjashtėdhjetė cjep dhe gjashtėdhjetė qengja motakė. Kėto ishin dhuratat pėr kushtimin e altarit pas vajosjes sė tij.

NUM 7:89 Dhe kur Moisiu hynte nė ēadrėn e mbledhjes pėr tė folur me Zotin, dėgjonte zėrin e tij qė i fliste nga pjesa e sipėrme e pajtuesit qė ndodhet mbi arkėn e dėshmisė midis dy kerubinėve; kėshtu i fliste Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase