Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 31

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 31:1 Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė: "Merrua hakun bijve tė Izraelit kundėr Madianitėve;

NUM 31:2 pas kėsaj do tė bashkohesh me popullin tėnd".

NUM 31:3 Atėherė Moisiu i foli popullit, duke thėnė; "Disa njerėz ndėr ju tė armatosen pėr luftė dhe tė marshojnė kundėr Madianit pėr tė kryer hakmarrjen e Zotit mbi Madianin.

NUM 31:4 Do tė dėrgoni nė luftė njė mijė burra nga ēdo fis, nga tė gjitha fiset e Izraelit".

NUM 31:5 Kėshtu u rekrutuan ndėr divizionet e Izraelit njė mijė burra nga ēdo fis, domethėnė dymbėdhjetė mijė burra, tė armatosur pėr luftė.

NUM 31:6 Pastaj Moisiu i nisi pėr luftė, njėmijė njerėz nga ēdo fis, sė bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, qė kishte nė dorė veglat e shenjta dhe boritė e alarmit.

NUM 31:7 Dhe luftuan kundėr Madianit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, dhe vranė tėrė meshkujt.

NUM 31:8 Bashkė me viktimat qė ata bėnė, ata vranė edhe mbretėrit e Madianit: Evin, Rekemin, Tsurin, Hurin dhe Reban, pesė mbretėrit e Madianit; vranė gjithashtu me shpatė Balaamin, birin e Beorit.

NUM 31:9 Bijtė e Izraelit zunė robinja edhe tė gjitha gratė e Madianit dhe fėmijėt e tyre, rrėmbyen tėrė bagėtinė e tyre, tėrė kopetė e tyre dhe tėrė pasuritė e tyre;

NUM 31:10 pastaj u vunė zjarrin tė gjitha qyteteve ku ata banonin dhe tė gjitha kalave tė tyre,

NUM 31:11 dhe morėn gjithė plaēkėn e luftės dhe tėrė prenė, njerėz dhe kafshė:

NUM 31:12 pastaj i ēuan tė burgosurit, prenė dhe plaēkėn e luftės Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesė sė bijve tė Izraelit, qė ishin vendosur nė fushat e Moabit, pranė Jordanit, nė bregun pėrballė Jerikos.

NUM 31:13 Moisiu, prifti Eleazar dhe tė gjithė prijėsit e asamblesė dolėn pėr t`i takuar jashtė kampit.

NUM 31:14 Por Moisiu u zemėrua me komandantėt e ushtrisė, me krerėt e mijėsheve dhe tė qindėsheve, qė po ktheheshin nga kjo fushatė lufte.

NUM 31:15 Moisiu u tha atyre: "Keni lėnė gjallė tė gjitha gratė?

NUM 31:16 Tė nxitura nga Balaami, ato i shtynė bijtė e Izraelit tė mėkatojnė kundėr Zotit, nė ngjarjen e Peorit, kur shpėrtheu fatkeqėsia nė asamblenė e Zotit.

NUM 31:17 Prandaj vrisni ēdo mashkull nga fėmijėt dhe vrisni ēdo grua qė ka marrėdhėnie seksuale me njė burrė,

NUM 31:18 por ruajini tė gjalla pėr vete tė gjitha vajzat qė nuk kanė pasur marrėdhėnie seksuale me burra.

NUM 31:19 Ju do tė qėndroni jashtė kampit shtatė ditė; kushdo qė ka vrarė dikė dhe kushdo qė ka prekur njė person tė vrarė, do tė pastrohet ditėn e tretė dhe ditėn e shtatė; ky rregull vlen si pėr ju ashtu dhe pėr robėrit tuaj.

NUM 31:20 Do tė pastroni gjithashtu ēdo rrobė, ēdo send prej lėkure, ēdo punė tė bėrė me leshin e dhisė dhe ēdo vegėl prej druri".

NUM 31:21 Pastaj prifti Eleazar u tha ushtarėve qė kishin shkuar nė luftė: "Kjo ėshtė rregulla e ligjit qė Zoti i ka pėrcaktuar Moisiut:

NUM 31:22 vetėm arin, argjendin, bronzin, hekurin, kallajin dhe plumbin,

NUM 31:23 ēdo gjė qė i reziston zjarrit, do ta kaloni nėpėr zjarr dhe do tė bėhet i pastėr; por do tė pastrohen edhe me ujin e pastrimit kundėr papastėrtisė; ndėrsa tėrė gjėrat qė nuk mund t`i rezistojnė zjarrit, do t`i trajtoni me ujė.

NUM 31:24 Dhe ditėn e shtatė do tė lani rrobat tuaja dhe do tė jeni tė pastėr; pas kėsaj mund tė hyni nė kamp".

NUM 31:25 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

NUM 31:26 "Ti, me gjithė priftin Eleazar dhe me kryefamiljarėt e asamblesė, llogarite tėrė plaēkėn e zėnė, njerėzit dhe bagėtinė;

NUM 31:27 dhe ndaje plaēkėn midis atyre qė kanė marrė pjesė nė luftė dhe qė kanė vajtur tė luftojnė dhe gjithė asamblesė.

NUM 31:28 Do tė marrėsh nga luftėtarėt qė kanė vajtur tė luftojnė njė haraē pėr Zotin; domethėnė njė tė pesėqindtėn e personave, tė bagėtive tė imta dhe tė trasha dhe tė gomarėve.

NUM 31:29 Do tė marrėsh nga gjysma e tyre dhe do t`ia japėsh priftit Eleazar si njė ofertė pėr Zotin.

NUM 31:30 Dhe nga gjysma qė u takon bijve tė Izraelit do tė marrėsh njė tė pesėdhjetėn e personave, tė bagėtisė sė imėt dhe tė trashė dhe nga gomarėt do t`u japėsh Levitėve, qė kanė pėrgjegjėsinė e tabernakullit tė Zotit".

NUM 31:31 Dhe Moisiu e prifti Eleazar vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

NUM 31:32 Dhe plaēka qė mbetej nga plaēkitja e kryer nga luftėtarėt pėrbėhej nga gjashtėqind e shtatėdhjetė e pesė mijė dele,

NUM 31:33 shtatėdhjetė e dy mijė lopė,

NUM 31:34 gjashtėdhjetė e njė mijė gomarė,

NUM 31:35 dhe tridhjetė e dy mijė persona gjithsej, domethėnė gra qė nuk kishin pasur marrėdhėnie seksuale me burra.

NUM 31:36 Gjysma, domethėnė pjesa pėr ata qė kishin shkuar nė luftė, ishte treqind e tridhjetė e shtatė mijė e pesėqind dele,

NUM 31:37 nga tė cilat gjashtėqind e shtatėdhjetė e pesė pėr haraēin e Zotit;

NUM 31:38 tridhjetė e gjashtė mijė lopė, nga tė cilat shtatėdhjetė e dy pėr haraēin e Zotit;

NUM 31:39 tridhjetė mijė e pesėqind gomarė, nga tė cilėt gjashtėdhjetė e njė pėr haraēin e Zotit;

NUM 31:40 dhe gjashtėmbėdhjetė mijė persona, nga tė cilėt tridhjetė e dy pėr haraēin e Zotit.

NUM 31:41 Kėshtu Moisiu i dha haraēin, qė ishte oferta e ngritur e Zotit, priftit Eleazar, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti.

NUM 31:42 Gjysma qė u pėrkiste bijve tė Izraelit, qė Moisiu kishte ndarė nga pjesa qė u takonte njerėzve qė kishin shkuar nė luftė,

NUM 31:43 gjysma qė i pėrkiste asamblesė, ishte treqind e tridhjetė e shtatė mijė e pesėqind dele,

NUM 31:44 tridhjetė e gjashtė mijė lopė,

NUM 31:45 tridhjetė mijė e pesėqind gomarė,

NUM 31:46 dhe gjashtėmbėdhjetė mijė persona.

NUM 31:47 Nga gjysma qė u pėrkiste bijve tė Izraelit, Moisiu mori njė tė pesėdhjetėn e njerėzve dhe tė kafshėve, dhe ua dha Levitėve tė cilėt kanė pėrgjegjėsinė e tabernakullit tė Zotit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

NUM 31:48 Komandantėt e mijėsheve tė ushtrisė, krerėt e mijėsheve dhe tė qindėsheve, iu afruan Moisiut;

NUM 31:49 dhe ata i thanė Moisiut: "Shėrbėtorėt e tu kanė bėrė llogarinė e luftėtarėve qė ishin nėn urdhrat tona, dhe nuk mungonte asnjėri prej tyre.

NUM 31:50 Prandaj ne po sjellim, si ofertė pėr Zotin, sendet e arit qė secili ka gjetur: zinxhirė, byzylykė, unaza, vathė dhe gjerdanė pėr tė bėrė shlyerjen pėr ne pėrpara Zotit.

NUM 31:51 Kėshtu Moisiu dhe prifti Eleazar morėn nga duart e tyre tėrė objektet e punuara.

NUM 31:52 Tėrė ari i ofertės qė ata i paraqitėn Zotit nga ana e krerėve tė mijėsheve dhe nga ana e krerėve tė qindėshėve, peshonte gjashtėmbėdhjetė mijė e shtatėqind e pesėdhjetė sikla.

NUM 31:53 (Njerėzit e ushtrisė mbajtėn pėr vete plaēkėn qė kishin siguruar).

NUM 31:54 Moisiu dhe prifti Eleazar morėn pastaj arin nga krerėt e mijėshėve dhe tė qindėsheve dhe e ēuan nė ēadrėn e mbledhjes, si kujtim i bijve tė Izraelit pėrpara Zotit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase