Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 19

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 19:1 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė:

NUM 19:2 "Ky ėshtė statuti i ligjit qė Zoti ka urdhėruar, duke thėnė: "U thuaj bijve tė Izraelit qė tė sjellin njė mėshqerrė tė kuqe, pa tė meta dhe mbi tė cilėn nuk ėshtė vėnė asnjė zgjedhė.

NUM 19:3 Do t`ia jepni priftit Eleazar, qė do ta ēojė jashtė kampit dhe do ta therė nė praninė tuaj.

NUM 19:4 Prifti Eleazar do tė marrė me gisht pak gjak tė saj dhe do ta spėrkasė shtatė herė pėrpara ēadrės sė mbledhjes;

NUM 19:5 pastaj do t`i vihet zjarri mėshqerrės para syve tė tij; lėkura e saj, mishi i saj, gjaku i saj dhe ndyrėsirat e saj do tė digjen.

NUM 19:6 Pastaj prifti do tė marrė dru kedri, hisopi dhe copė tė kuqėrremtė dhe do t`i hedhė nė mes tė zjarrit qė po djeg mėshqerrėn.

NUM 19:7 Pastaj prifti do tė lajė rrobat e tij dhe trupin me ujė dhe do tė kthehet nė kamp; prifti do tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje.

NUM 19:8 Edhe ai qė ka djegur mėshqerrėn do tė lajė rrobat e tij dhe trupin me ujė, dhe do tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje.

NUM 19:9 Njė njeri i pastėr do tė mbledhė hirin e mėshqerrės dhe do ta depozitojė jashtė kampit nė njė vend tė pastėr, ku do tė ruhet pėr asamblenė e bijve tė Izraelit si njė pastrim: shėrben pėr t`u pastruar nga mėkati.

NUM 19:10 Dhe ai qė ka grumbulluar hirin e mėshqerrės, duhet tė lajė rrobat e tij dhe do tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje. Ky do tė jetė njė statut i pėrjetshėm pėr bijtė e Izraelit dhe pėr tė huajin qė banon midis tyre.

NUM 19:11 Kush prek njė trup tė vdekur tė ēfarėdo personi do tė jetė i papastėr shtatė ditė.

NUM 19:12 Ai do tė pastrohet me atė ujė ditėn e tretė dhe tė shtatė, dhe do tė jetė i pastėr; por nė rast se nuk pastrohet ditėn e tretė dhe tė shtatė, nuk do tė jetė i pastėr.

NUM 19:13 Kushdo qė prek trupin e njė personi tė vdekur dhe nuk pastrohet, ndot banesėn e Zotit, ky person do tė shfaroset nga gjiri i Izraelit. Me qenė se uji i pastrimit nuk u spėrkat mbi tė, ai ėshtė i papastėr; papastėrtia e tij ėshtė akoma mbi tė.

NUM 19:14 Ky ėshtė njė ligj pėr atė qė vdes nė njė ēadėr: kushdo qė hyn nė ēadėr dhe kushdo qė ėshtė nė ēadėr do tė jenė tė papastėr pėr shtatė ditė.

NUM 19:15 Dhe ēdo enė e hapur, mbi tė cilėn nuk ėshtė vėnė kapaku, do tė jetė e papastėr.

NUM 19:16 Kushdo qė nė fushė prek njė person tė vrarė me shpatė ose qė ka pėsuar vdekje tė natyrshme, ose prek njė kockė njeriu ose njė varr, do tė jetė i papastėr pėr shtatė ditė.

NUM 19:17 Dhe pėr njė person tė papastėr do tė merret hiri i viktimės sė djegur pėr ta pastruar nga mėkati dhe nga njė enė do tė derdhet mbi tė ujė i rrjedhshėm;

NUM 19:18 pastaj njė njeri i pastėr do tė marrė hisop, do ta fusė nė ujė dhe do tė spėrkatė ēadrėn, tė gjitha veglat, tėrė personat qė ndodhen aty dhe atė qė ka prekur njė kockė, ose tė vrarin ose tė vdekurin nga vdekja e natyrshme ose varrin.

NUM 19:19 Njeriu i pastėr do tė spėrkatė tė papastrin ditėn e tretė dhe ditėn e shtatė; ditėn e shtatė njeriu i papastėr do tė pastrohet; do tė lajė rrobat dhe veten e tij me ujė, dhe nė mbrėmje do tė jetė i pastėr.

NUM 19:20 Por ai qė ėshtė i papastėr dhe nuk pastrohet, do tė shfaroset nė mes tė asamblesė, sepse ka ndotur shenjtėroren e Zotit; uji i pastrimit nuk ėshtė spėrkatur mbi tė; ai ėshtė i papastėr.

NUM 19:21 Ky do tė jetė njė statut i pėrjetshėm. Ai qė spėrkat ujin e pastrimit do tė lajė rrobat e tij, dhe ai qė prek ujin e pastrimit do tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje.

NUM 19:22 Ēdo gjė qė prek personi i papastėr do tė jetė e papastėr; dhe personi qė prek atė do tė jetė i pastėr deri nė mbrėmje"".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase