Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 15:1 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

NUM 15:2 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj: Kur do tė hyni nė vendin ku duhet tė banoni dhe qė unė ju jap,

NUM 15:3 do t`i ofroni Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr, njė olokaust apo njė flijim pėr kryerjen e njė kushti apo si ofertė vullnetare ose nė festat tuaja tė caktuara, pėr t`i bėrė njė erė tė kėndshme Zotit me njė kafshė, tė marrė nga kopeja e kafshėve tė trasha a tė imta,

NUM 15:4 ai qė do tė paraqesė ofertėn e tij Zotit, do tė ofrojė si blatim ushqimor njė tė dhjetėn e efas majė mielli tė pėrzier me njė ēerek hini vaji;

NUM 15:5 gjithashtu do t`i ēosh njė libacion prej njė ēerek hini verė sė bashku me olokaustin ose flijimin, pėr ēdo qengj.

NUM 15:6 Nė qoftė se bėhet fjalė pėr njė dash, do tė ēosh si blatim ushqimi dy tė dhjeta efe majė mielli tė pėrzier me njė tė tretė hini vaji,

NUM 15:7 dhe do tė bėsh njė libacion vere prej njė tė trete hini si njė ofertė me erė tė kėndshme pėr Zotin.

NUM 15:8 Por nė rast se nė vend tė olokaustit ose tė flijimit ēon njė dem tė vogėl, pėr kryerjen e njė kushti apo tė njė flijimi falėnderimi pėr Zotin,

NUM 15:9 sė bashku me demin e vogėl do tė ofrohet, si blatim i ushqimit, majė mielli nė njė sasi tre tė dhjeta tė efas i pėrzier me gjysmė hini vaji;

NUM 15:10 dhe do tė ēosh si libacion gjysmė hini verė; ėshtė njė flijim qė bėhet me zjarr, me njė erė tė kėndshme pėr Zotin.

NUM 15:11 Kėshtu do tė veprohet pėr ēdo dem tė vogėl, pėr ēdo dash, pėr ēdo qengj ose kec, simbas numrit qė pėrgatitni.

NUM 15:12 Do tė veproni kėshtu pėr ēdo kafshė qė do tė sillni.

NUM 15:13 Tė gjithė ata qė kanė lindur nė vend do veprojnė kėshtu, kur do t`i ofrojnė njė flijim me zjarr, me erė tė kėndshme Zotit.

NUM 15:14 Dhe nė se njė i huaj qė banon me ju ose kushdo tjetėr qė tė ndodhet me ju nė brezat e ardhshėm, dėshiron tė ofrojė njė flijim tė bėrė me zjarr, me erė tė kėndshme pėr Zotin, do tė veprojė si ju.

NUM 15:15 Do tė ketė njė statut tė vetėm pėr gjithė asamblenė, pėr ju dhe pėr tė huajin qė banon midis jush; do tė jetė njė statut i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaj; ashtu siē jeni ju, ashtu do tė jetė edhe i huaji pėrpara Zotit.

NUM 15:16 Do tė jetė po ai ligj dhe po ai dekret pėr ju dhe pėr tė huajin qė banon me ju".

NUM 15:17 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

NUM 15:18 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do tė arrini nė vendin ku po ju ēoj unė,

NUM 15:19 dhe do tė hani bukėn e vendit, do t`i paraqisni Zotit njė ofertė tė lartė.

NUM 15:20 Nga prodhimi i parė i brumit tuaj do tė paraqisni njė kulaē si ofertė e lartė; do ta paraqisni si njė ofertė e lartė e lėmit.

NUM 15:21 Nga prodhimi i parė i brumit tuaj do t`i jepni Zotit njė ofertė tė lartė pėr gjithė brezat tuaj.

NUM 15:22 Nė qoftė se keni kryer njė mėkat nga padituria dhe nuk keni respektuar tė gjitha kėto urdhėrime qė Zoti i ka dhėnė Moisiut,

NUM 15:23 tė gjitha ato qė Zoti ka urdhėruar me anė tė Moisiut, nga dita qė Zoti ju ka dhėnė urdhra dhe mė vonė pėr tė gjitha brezat tuaj,

NUM 15:24 nė qoftė se mėkati ėshtė kryer nga padituria, pa u marrė vesh nga asambleja, gjithė asambleja do tė ofrojė njė dem tė vogėl si olokaust me erė tė kėndshme pėr Zotin sė bashku me blatimin e tij tė ushqimit dhe libacionin e tij simbas asaj qė ėshtė dekretuar, si dhe njė kec si flijim pėr mėkatin.

NUM 15:25 Kėshtu prifti do tė bėjė shlyerjen pėr tė gjithė asamblenė e bijve tė Izraelit dhe ky mėkat do t`u falet, sepse ėshtė njė mėkat i kryer nga padituria, dhe ata kanė sjellė ofertėn e tyre, njė flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin, dhe flijimi i tyre pėr mėkatin, pėr mėkatin e tyre nga padituria pėrpara Zotit.

NUM 15:26 Do t`i falet tėrė asamblesė sė bijve tė Izraelit dhe tė huajit qė banon midis tyre, sepse tėrė populli e kreu kėtė mėkat nga padituria.

NUM 15:27 Nė qoftė se ėshtė njė person i vetėm qė kryen mėkatin nga padituria, ai tė ofrojė njė dhi motake si flijim pėr mėkatin.

NUM 15:28 Dhe prifti do tė bėjė shlyerjen pėrpara Zotit pėr personin qė ka mėkatuar nga padituria, kur e ka bėrė pa njohjen e duhur; prifti do tė bėjė shlyerjen pėr tė dhe mėkati do t`i falet.

NUM 15:29 Si pėr ata qė kanė lindur nė vend midis bijve tė Izraelit ose pėr njė tė huaj qė banon midis jush, do tė keni njė ligj tė vetėm pėr atė qė mėkaton nga padituria.

NUM 15:30 Por ai qė kryen njė mėkat me qėllim, qoftė i lindur nė vend apo i huaj, fyen Zotin; ky njeri do tė shfaroset nė mes tė popullit tė tij.

NUM 15:31 Sepse ka pėrēmuar fjalėn e Zotit dhe ka dhunuar urdhėrimet e tij; ky njeri duhet tė shfaroset, do tė mbajė barrėn e paudhėsisė sė tij".

NUM 15:32 Ndėrsa bijtė e Izraelit ishin nė shkretėtirė, gjetėn njė njeri qė mblidhte dru ditėn e shtunė.

NUM 15:33 Ata qė e gjetėn duke mbledhur dru, e ēuan te Moisiu, tek Aaroni dhe para tėrė asamblesė.

NUM 15:34 Dhe e futėn nė burg, sepse nuk ishte pėrcaktuar akoma se ē`duhet t`i bėnin.

NUM 15:35 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ky njeri duhet tė vritet; e tėrė asambleja do ta vrasė me gurė jashtė kampit".

NUM 15:36 Kėshtu tėrė asambleja e ēoi jashtė kampit dhe e vrau me gurė; dhe ai vdiq, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun. Qėllimi i thekėve nė rrobat

NUM 15:37 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

NUM 15:38 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre qė tė bėjnė brez pas brezi thekė nė cepat e rrobave tė tyre dhe tė vėnė nė ēdo cep njė kordon nė ngjyrė manushaqeje.

NUM 15:39 Do tė jetė njė thek tė cilin do ta shikoni pėr tė kujtuar tė gjitha urdhėrimet e Zotit dhe pėr t`i zbatuar, dhe jo pėr tė ndjekur zemrėn tuaj dhe sytė tuaja qė ju ēojnė nė kurvėrim.

NUM 15:40 Kėshtu do tė kujtoni tė gjitha urdhėrimet e mia dhe do t`i zbatoni nė praktikė, dhe do tė jeni tė shenjtė pėr Perėndinė tuaj.

NUM 15:41 Unė jam Zoti, Perėndia juaj qė ju nxori nga vendi i Egjiptit pėr tė qenė Perėndia juaj. Unė jam Zoti, Perėndia juaj".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase