Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 29

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 29:1 Nė muajin e shtatė, ditėn e parė tė muajit do tė keni njė mbledhje tė shenjtė; nuk do tė bėni asnjė punė tė rėndė; do tė jetė pėr ju dita e rėnies sė borive.

NUM 29:2 Do tė ofroni si olokaust, me erė tė kėndshme pėr Zotin, njė dem tė vogėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė pa tė meta,

NUM 29:3 bashkė me blatimin e tyre ushqimor prej majė mielli tė pėrzier me vaj; tri tė dhjeta pėr demin e vogėl, dy tė dhjeta pėr dashin,

NUM 29:4 dhe njė tė dhjetė pėr secilin nga shtatė qengjat;

NUM 29:5 dhe njė kec, si flijim pėr mėkatin, pėr tė bėrė shlyerjen pėr ju,

NUM 29:6 pėrveē olokaustit mujor me blatimin e tij ushqimor, olokaustit tė pėrjetshėm me blatimin e tij ushqimor, simbas normave tė caktuara. Do tė jetė njė flijim i bėrė me zjarr, me erė tė kėndshme pėr Zotin.

NUM 29:7 Ditėn e dhjetė tė kėtij muaji tė shtatė do tė keni njė mbledhje tė shenjtė dhe do tė pėrulni shpirtėrat tuaja; nuk do tė bėni asnjė punė,

NUM 29:8 dhe do tė ofroni si olokaust me erė tė kėndshme pėr Zotin njė dem tė vogėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė, qė duhet tė jenė pa tė meta,

NUM 29:9 me blatimin e tyre ushqimor prej majė mielli tė pėrzier me vaj: tre tė dhjeta pėr demin e vogėl, dy tė dhjeta pėr dashin,

NUM 29:10 njė tė dhjetė pėr secilin nga tė shtatė qengjat,

NUM 29:11 dhe njė kec si flijim pėr mėkatin, pėrveē flijimit pėr shlyerjen e fajit, olokaustit tė pėrjetshėm me blatimin e tij dhe libacionet e tyre.

NUM 29:12 Ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit tė shtatė do tė keni njė mbledhje tė shenjtė; nuk do tė bėni asnjė punė tė rėndė dhe do tė kremtoni njė festė pėr Zotin shtatė ditė me radhė.

NUM 29:13 Do tė ofroni si olokaust, me erė tė kėndshme pėr Zotin, njė dem tė vogėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė, qė nuk duhet tė kenė tė meta;

NUM 29:14 me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli tė pėrzier me vaj: tre tė dhjeta pėr secilin nga trembėdhjetė demat e vegjėl, dy tė dhjeta pėr secilin nga dy deshtė,

NUM 29:15 njė tė dhjetė pėr secilin nga katėrmbėdhjetė qengjat,

NUM 29:16 dhe njė kec si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij dhe libacionit.

NUM 29:17 Ditėn e dytė do tė ofroni dymbėdhjetė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė pa tė meta,

NUM 29:18 me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

NUM 29:19 dhe njė kec si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij ushqimor dhe libacioneve tė tyre.

NUM 29:20 Ditėn e tretė do tė ofroni njėmbėdhjetė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė, pa tė meta,

NUM 29:21 bashkė me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

NUM 29:22 dhe njė cjap si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokausti tė pėrjetshėm, blatimit tė tij tė ushqimit dhe libacionit tė tij.

NUM 29:23 Ditėn e katėrt do tė ofroni dhjetė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė, pa tė meta,

NUM 29:24 bashkė me blatimin e tyre tė ushqimit dhe tė libacioneve pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre simbas normave tė caktuara,

NUM 29:25 dhe njė kec, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij ushqimor dhe libacionit tė tij.

NUM 29:26 Ditėn e pestė do tė ofroni nėntė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė, pa tė meta,

NUM 29:27 me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

NUM 29:28 dhe njė cjap, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė ushqimit dhe tė libacionit tė tij.

NUM 29:29 Ditėn e gjashtė do tė ofroni tetė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja pa tė meta,

NUM 29:30 me blatimet e tyre tė ushqimit dhe me libacionet e tyre pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

NUM 29:31 dhe njė cjap, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij ushqimor dhe libacionit tė tij.

NUM 29:32 Ditėn e shtatė do tė ofroni shtatė dema tė vegjėl, dy desh dhe katėrmbėdhjetė qengja motakė, pa tė meta,

NUM 29:33 bashkė me blatimin e ushqimit dhe tė libacioneve tė tyre pėr demat e vegjėl, pėr deshtė dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

NUM 29:34 dhe njė cjap, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit tė tij tė ushqimit dhe libacionit tė tij.

NUM 29:35 Ditėn e tetė do tė keni njė asamble solemne; nuk do tė kryeni atė ditė asnjė punė tė rėndė,

NUM 29:36 dhe do tė ofroni si olokaust, si flijim tė pėrjetshėm tė bėrė me zjarr me erė tė kėndshme pėr Zotin, njė dem tė vogėl, njė dash dhe shtatė qengja motakė, pa tė meta,

NUM 29:37 me blatimin e tyre tė ushqimit dhe me libacionet e tyre pėr demin e vogėl, pėr dashin dhe pėr qengjat, nė bazė tė numrit tė tyre, simbas normave tė caktuara,

NUM 29:38 dhe njė cjap, si flijim pėr mėkatin, pėrveē olokaustit tė pėrjetshėm, blatimit ushqimor tė tij dhe libacionit tė tij.

NUM 29:39 Kėto janė flijimet qė do t`i ofroni Zotit nė festat tuaja tė caktuara (pėrveē ofertave pėr kushtet tuaja dhe ofertave tuaja vullnetare), si olokaustet dhe blatimet tuaja dhe si libacione dhe flijime tuaja tė falėnderimit".

NUM 29:40 Dhe Moisiu u referoi bijve tė Izraelit tė gjitha ato qė Zoti i kishte urdhėruar.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase