Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 26

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 26:1 Pas fatkeqėsisė, ndodhi qė Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit tė priftit Aaron, duke u thėnė:

NUM 26:2 "Bėni regjistrimin e tėrė popullsisė sė bijve tė Izraelit, nga mosha njėzet e njė vjeē e lart, nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre, tė tė gjithė atyre qė nė Izrael mund tė shkojnė nė luftė".

NUM 26:3 Kėshtu Moisiu dhe prifti Eleazar u folėn atyre nė fushat e Moabit, pranė Jordanit, nė bregun e kundėrt tė Jerikos, duke u thėnė:

NUM 26:4 "Tė bėhet regjistrimi i njerėzve nga mosha njėzet e njė vjeē e lart ashtu si e ka urdhėruar Zoti Moisiun dhe bijtė e Izraelit, kur dolėn nga vendi i Egjiptit".

NUM 26:5 Rubeni ishte i parėlinduri i Izraelit. Bijtė e tij qenė: Hanoku, prej tė cilit rrjedh familja e Hanokitėve; Palu, prej tė cilit rrjedh familja e Paluitėve;

NUM 26:6 Hetsroni, prej tė cilit rrjedh familja e Hetsronitėve; Karmi, prej tė cilit rrjedh familja e Karmitėve.

NUM 26:7 Kėto janė familjet e Rubenitėve; ata qė u regjistruan nė radhėt e tyre qenė dyzet e tre mijė e shtatėqind e tridhjetė veta.

NUM 26:8 I biri i Palus ishte Eliabi.

NUM 26:9 Djemtė e Eliabit qenė Nemueli, Dathani dhe Abirami. Kėta janė po ai Datham dhe ai Abiram, anėtarė tė kėshillit, qė ngritėn krye kundėr Moisiut dhe Aaronit sė bashku me njerėzit e Koreut, kur ngritėn krye kundėr Zotit;

NUM 26:10 dhe toka hapi gojėn e saj dhe i gėlltiti bashkė me Koreun, kur kėta njerėz vdiqėn dhe zjarri pėrpiu dyqind e pesėdhjetė njerėz nė shenjė qortimi.

NUM 26:11 Por bijtė e Koreut nuk vdiqėn.

NUM 26:12 Bijtė e Simeonit simbas familjeve tė tyre qenė: nga Nemueli, familja e Nemuelitėve; nga Jamini, familja e Jaminitėve; nga Jakini, familja e Jakinitėve;

NUM 26:13 nga Zerahu, familja e Zerahitėve; nga Sauli, familja e Saulitėve.

NUM 26:14 Kėto janė familjet e Simeonitėve: njėzet e dy mijė e dyqind veta.

NUM 26:15 Bijtė e Gadit simbas familjeve tė tyre qenė: nga Tsefoni, familja e Tsefonitėve; nga Hagi, familja e Hagitėve; nga Shuni, familja e Shunitėve;

NUM 26:16 nga Ozni, familja e Oznitėve; nga Eri, familja e Eritėve;

NUM 26:17 nga Arodi, familja e Aroditėve; nga Areli, familja e Arelitėve.

NUM 26:18 Kėto janė familjet e bijve tė Gadit, nė bazė tė regjistrimit: dyzet mijė e pesėqind veta.

NUM 26:19 Bijtė e Judės ishin: Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqėn nė vendin e Kanaanit.

NUM 26:20 Bijtė e Judės simbas familjeve tė tyre qenė: nga Shelahu, familja e Shelanitėve; nga Peretsi, familja e Peretsitėve; nga Zerahu, familja e Zerahitėve.

NUM 26:21 Bijtė e Peretsit qenė: nga Hetsroni, familja e Hetsronitėve; nga Hamuli, familja e Hamulitėve.

NUM 26:22 Kėto janė familjet e Judės nė bazė tė regjistrimit: shtatėdhjetė e gjashtė mijė e pesėqind veta.

NUM 26:23 Bijtė e Isakarit simbas familjeve tė tyre ishin: nga Tola, familja e Tolaitėve; nga Puvahu, familja e Puvitėve;

NUM 26:24 nga Jashubi, familja e Jashubitėve; nga Shimroni, familja e Shimronitėve.

NUM 26:25 Kėto janė familjet e Isakarit nė bazė tė regjistrimit: gjithsej gjashtėdhjetė e katėr mijė e treqind.

NUM 26:26 Bijtė e Zabulonit simbas familjeve tė tyre qenė: nga Seredi, familja e Sarditėve; nga Eloni, familja e Elonitėve; nga Jahleeli, familja e Jahleelitėve.

NUM 26:27 Kėto janė familjet e Zabulonitėve nė bazė tė regjistrimit: gjithsej gjashtėdhjetė mijė e pesėqind.

NUM 26:28 Bijtė e Jozefit simbas familjeve tė tyre qenė: Manasi dhe Efraimi.

NUM 26:29 Bijtė e Manasit qenė: nga Makiri, familja e Makiritėve. Makirit i lindi Galaadi; nga Galaadi rrodhi familja e Galaaditėve.

NUM 26:30 Kėta janė bijtė e Galaadit: nga Jezeri, familja e Jezeritėve; nga Heleku, familja e Helekitėve;

NUM 26:31 nga Asrieli, familja e Asrielitėve; nga Shekemi, familja e Shekemitėve;

NUM 26:32 nga Shemida, familja e Shemidaitėve; nga Heferi, familja e Heferitėve.

NUM 26:33 Por Tselofehadi, bir i Heferit, nuk pati meshkuj, por vetėm vajza; dhe emrat e vajzave tė Tselihadit qenė: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah.

NUM 26:34 Kėto janė familjet e Manasit; ata qė u regjistruan qenė pesėdhjetė e dy mijė e shtatėqind.

NUM 26:35 Kėto janė bijtė e Efraimit simbas familjeve tė tyre; nga Shuthelahu, familja e Shuthelahitėve; nga Bekeri, familja e Bekeritėve; nga Tahani, familja e Tahanitėve.

NUM 26:36 Kėto janė bijtė e Shuthelahut: nga Efrani, familja e Efranitėve.

NUM 26:37 Kėto janė familjet e bijve tė Efraimit nė bazė tė regjistrimit: gjithsej tridhjetė e dy mijė e pesėqind. Kėta janė bijtė e Jozefit simbas familjeve tė tyre.

NUM 26:38 Bijtė e Beniaminit simbas familjeve tė tyre qenė: nga Bela, familja e Belaitėve; nga Ashbeli, familja e Ashbelitėve; nga Ahirami, familja e Ahiramitėve;

NUM 26:39 nga Shufami, familja e Shufamitėve; nga Hufami, familja e Hufamitėve.

NUM 26:40 Bijtė e Belas qenė: Ardi dhe Naamani; nga Ardi rrjedh familja e Arditėve; nga Naamani, familja e Naamitėve.

NUM 26:41 Kėta janė bijtė e Beniaminit simbas familjeve tė tyre. Ata qė u regjistruan ishin dyzet e pesė mijė e gjashtėqind.

NUM 26:42 Kėta janė bijtė e Danit simbas familjeve tė tyre: nga Shuhami, familja e Shuhamitėve. Kėta janė bijtė e Danit simbas familjeve tė tyre.

NUM 26:43 Shuma e familjeve tė Shuhamitėve nė bazė tė regjistrimit ishte gjashtėdhjetė e katėr mijė e katėrqind.

NUM 26:44 Bijtė e Asherit simbas familjeve tė tyre qenė: nga Jimna, familja e Jimnitėve; nga Jishvi, familja e Jishvitėve; nga Beriahu, familja e Beriahitėve.

NUM 26:45 Nga bijtė e Beriahut: nga Heberi, familja e Heberitėve; nga Malkieli, familja e Malkialitėve.

NUM 26:46 Bija e Asherit quhej Serah.

NUM 26:47 Kėto janė familjet e bijve tė Asherit nė bazė tė regjistrimit: pesėdhjetė e tre mijė e katėrqind.

NUM 26:48 Bijtė e Neftalit simbas familjeve tė tyre qenė: nga Jahtseeli, familja e Jahtseelitėve; nga Guni, familja e Gunitėve;

NUM 26:49 nga Jetseri, familja e Jetseritėve; nga Shilemi, familja e Shilemitėve.

NUM 26:50 Kėto janė familjet e Neftalit simbas familjeve tė tyre. Ata qė u regjistruan qenė dyzet e pesė mijė e katėrqind.

NUM 26:51 Ata qė u regjistruan nga bijtė e Izraelit qenė: gjashtėqind e njė mijė e shtatėqind e tridhjetė veta.

NUM 26:52 Atėherė Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

NUM 26:53 "Vendi do tė ndahet midis tyre si trashėgimi, simbas numrit tė personave.

NUM 26:54 Atyre qė janė mė tė shumtė do t`u japėsh nė trashėgimi njė pjesė mė tė madhe; atyre qė janė nė numėr mė tė vogėl do t`u japėsh njė pjesė mė tė vogėl; secili do tė marrė pjesėn e tij nė bazė tė regjistrimit.

NUM 26:55 Por ndarja e vendit do tė bėhet me short; ata do tė marrin trashėgiminė e tyre nė bazė tė emrave tė fiseve atėrore.

NUM 26:56 Ndarja e trashėgimisė do tė bėhet me short midis tė gjitha fiseve tė mėdha ose tė vogla.

NUM 26:57 Dhe kėta qenė ata qė u regjistruan nga Levitėt, simbas familjeve tė tyre: nga Gershoni, familja e Gershonitėve; nga Kohathi, familja e Kohathitėve; nga Merari, familja e Meraritėve.

NUM 26:58 Kėto janė familjet e Levit: familja e Libnitėve, familja e Hebronitėve, familja e Mahlitėve, familja e Mushitėve, familja e Korahitėve. Dhe Kohathit i lindi Amrami.

NUM 26:59 Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijė e Levit dhe i kishte lindur Levit nė Egjipt; nė Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrėn e tyre.

NUM 26:60 Aaronit i lindėn Nadabi dhe Abihuri, Eleazari dhe Ithamari.

NUM 26:61 Por Nadabi dhe Abihu vdiqėn kur i paraqitėn Zotit njė zjarr tė palejueshėm.

NUM 26:62 Ata qė u regjistruan nė radhėt e tyre qenė njėzet e tre mijė veta; tė gjithė ishin meshkuj me moshė njė muajsh e lart. Ata nuk u regjistruan bashkė me bijtė e tjerė tė Izraelit, sepse atyre nuk iu dha asnjė trashėgimi midis bijve tė Izraelit.

NUM 26:63 Kėta janė ata qė u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, qė regjistruan bijtė e Izraelit nė fushat e Moabit, pranė Jordanit, nė bregun pėrballė Jerikos.

NUM 26:64 Midis tyre nuk kishte asnjė nga ata qė u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtė e Izaelit nė shkretėtirėn e Sinait,

NUM 26:65 sepse Zoti pat thėnė pėr ata: "Ata do tė vdesin, do tė vdesin nė shkretėtirė". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe njė, me pėrjashtim tė Kalebit, birit tė Jenufehut, dhe tė Jozueut, birit tė Nunit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase