Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 21

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 21:1 Kur mbreti Kananeas i Aradit, qė banonte nė Negev, dėgjoi qė Izraeli po vinte nga rruga e Atharimit, luftoi kundėr Izraelit dhe zuri disa robėr.

NUM 21:2 Atėherė Izraeli i lidhi njė kusht Zotit dhe tha: "Nė rast se ti ma shtie nė dorė kėtė popull, unė do tė shkatėrroj tėrėsisht qytetet e tyre".

NUM 21:3 Zoti e dėgjoi zėrin e Izraelit dhe ia shtiu nė dorė Kananejtė; dhe ai i shkatėrroi plotėsisht ata bashkė me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah.

NUM 21:4 Pastaj bijtė e Izraelit u nisėn nga mali i Horit, dhe u drejtuan nga Deti i Kuq, pėr t`i ardhur qark vendit tė Edomit; dhe populli u dėshpėrua pėr shkak tė rrugės.

NUM 21:5 Populli, pra, foli kundėr Perėndisė kundėr Moisiut, duke thėnė: "Pse na nxorėt nga Egjipti qė tė vdesim nė kėtė shkretėtirė? Sepse kėtu nuk ka as bukė as ujė, na vjen neveri pėr kėtė ushqim tė keq".

NUM 21:6 Atėherė Zoti dėrgoi midis popullit gjarpėrinj flakėrues, tė cilėt kafshonin njerėzit, dhe shumė Izraelitė vdiqėn.

NUM 21:7 Dhe kėshtu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mėkatuar, sepse kemi folur kundėr Zotit dhe kundėr teje; lutju Zotit qė tė largojė nga ne kėta gjarpėrinj" Dhe Moisiu u lut pėr popullin.

NUM 21:8 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bėj njė gjarpėr flakėrues dhe vėre mbi njė shtizė; kėshtu ēdo njeri qė do tė kafshohet prej tij dhe do ta shikojė, ka pėr tė jetuar".

NUM 21:9 Moisiu bėri atėherė njė gjarpėr prej bronzi dhe e vuri mbi njė shtizė, dhe ndodhte qė, kur njė gjarpėr kafshonte dikė, nė rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte tė jetonte.

NUM 21:10 Pastaj bijtė e Izraelit u nisėn dhe u vendosėn nė Oboth.

NUM 21:11 Pasi u nisėn nga Obothi, u strehuan nė Ije-Abarim, nė shkretėtirėn pėrballė Moabit, nga ana ku lind dielli.

NUM 21:12 U nisėn qė kėtej dhe u vendosėn nė luginėn e Zeredit.

NUM 21:13 Pastaj u nisėn qė kėtej dhe u vendosėn nė krahun tjetėr tė Arnonit, qė rrjedh nė shkretėtirė dhe vjen nga kufijtė e Amorejve; sepse Arnoni ėshtė kufiri i Moabit, midis Moabit dhe Amorejve.

NUM 21:14 Pėr kėtė nė Librin e Luftrave tė Zotit thuhet: "Vaheb nė Sufah, luginat e Arnonit

NUM 21:15 dhe tatėpjeta e luginave qė shkon deri nė banesat e Arit dhe qė mbėshtetet nė kufirin e Moabit".

NUM 21:16 Dhe qė kėtej shkuan nė Beer, qė ėshtė pusi pėr tė cilin Zoti i pat thėnė Moisiut: "Mblidhe popullin dhe unė do t`i jap ujė".

NUM 21:17 Atėherė Izraeli kėndoi kėtė himn: "Buro o pus! I kėndoni atij!

NUM 21:18 Pusit, ujin e tė cilit princėt e kanė kėrkuar dhe fisnikėt e popullit e kanė gėrmuar, duke u mbėshtetur nė fjalėn e ligjvėnėsve, me bastunėt e tyre". Pastaj nga shkretėtira shkuan nė Matanah;

NUM 21:19 nga Matanahu nė Nahaniel; dhe nga Nahanieli nė Bamoth,

NUM 21:20 dhe nga Bamothi nė luginėn qė ndodhet nė fushėn e Moabit, nė drejtim tė lartėsisė sė Pisgahut qė sundon shkretėtirėn.

NUM 21:21 Pastaj Izraeli dėrgoi lajmėtarė tė tij te Sihoni, mbret i Amorejve, pėr t`i thėnė:

NUM 21:22 "Na lejoni tė kalojmė nėpėr vendin tėnd; ne nuk do tė hyjmė nėpėr arat ose nėpėr vreshtat, nuk do pimė ujin e puseve; do tė ndjekim rrugėn Mbretėrore deri sa t`i kalojmė kufijtė e tu".

NUM 21:23 Por Sihoni nuk e lejoi Izraelin tė kalonte nėpėr territorin e tij; pėr mė tepėr Sihoni mblodhi njerėzit e tij dhe doli kundėr Izraelit nė shkretėtirė; arriti nė Jahats dhe luftoi kundėr Izraelit.

NUM 21:24 Izraeli e mundi, duke e kaluar nė majėn e shpatės, dhe pushtoi vendin e tij nga Arnoni deri nė Jakob, deri nė kufijtė e bijve tė Amonit, sepse kufiri i bijve tė Amonit ishte i fortė.

NUM 21:25 Kėshtu Izraeli pushtoi tėrė ato qytete dhe banoi nė tė gjitha qytetet e Amorejve, nė Heshbon dhe nė tė gjitha qytetet e territorit tė tyre,

NUM 21:26 sepse Heshboni ishte qyteti i Sihonit, mbretit tė Amorejve, i cili i kishte bėrė luftė mbretit tė mėparshėm tė Moabit dhe i kishte hequr nga dora tėrė vendin e tij deri nė Arnon.

NUM 21:27 Prandaj poetėt thonė: "Ejani nė Heshbon! Qyteti i Sihonit duhet tė rindėrtohet dhe tė fortifikohet!

NUM 21:28 Sepse njė zjarr ka dalė nga Heshboni, njė flakė nga qyteti i Sihonit; kjo ka pėrpirė Arin e Moabit, zotėrit e lartėsive tė Arnonit.

NUM 21:29 Mjerė ti, o Moab! Je i humbur, o popull i Kemoshit! Bijtė e tij kanė marrė arratinė dhe bijat e tij i janė dhėnė si skllave Sihonit, mbretit tė Amorejve.

NUM 21:30 Por ne i qėlluam me shigjeta; Heshboni ėshtė shkatėrruar deri nė Dibon. Kemi shkretuar gjithshka deri nė Nofah, qė ndodhet pranė Medebas".

NUM 21:31 Kėshtu Izraeli u vendos nė vendin e Amorejve.

NUM 21:32 Pastaj Moisiu dėrgoi njerėz pėr tė vėzhguar Jaazerin, dhe kėshtu Izraelitėt pushtuan qytetet e territorit tė tij dhe pėrzunė Amorejtė qė ndodheshin aty.

NUM 21:33 Pastaj ndryshuan drejtim dhe u ngjitėn nė rrugėn e Bashanit; dhe Ogu, mbreti i Bashanit, doli kundėr tyre me gjithė njerėzit e tij pėr t`u ndeshur nė Edrej.

NUM 21:34 Por Zoti i tha Moisiut: "Mos ki frikė nga ai, sepse unė e lė nė duart e tua me gjithė njerėzit e tij dhe vendin e tij; trajtoje ashtu siē ke trajtuar Sihonin, mbretin e Amorejve qė banonte nė Heshbon.

NUM 21:35 Kėshtu Izraelitėt e mundėn atė, bijtė e tij dhe tėrė popullin e tij, deri sa nuk mbeti asnjė i gjallė, dhe pushtuan vendin e tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase