Main Index: Albanian Bible

 

Numbers 17

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

NUM 17:1 Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

NUM 17:2 "Folu bijve tė Izraelit dhe bėj qė tė tė japin shufra, njė pėr ēdo shtėpi tė etėrve tė tyre, domethėnė dymbėdhjetė shufra nga tė gjithė prijėsit e tyre simbas shtėpive tė etėrve tė tyre; do tė shkruash emrin e secilit mbi shufrėn e tij;

NUM 17:3 dhe do tė shkruash emrin e Aaronit mbi shufrėn e Levit, sepse do tė ketė njė shufėr pėr ēdo kryetar tė shtėpive tė etėrve tė tyre.

NUM 17:4 Pastaj do t`i vėsh nė ēadrėn e mbledhjes, pėrpara dėshmisė, ku unė takohem me ju.

NUM 17:5 Dhe do tė ndodhė qė shufra e njeriut qė unė zgjedh, do tė lulėzojė dhe unė do tė bėj qė tė pushojnė murmuritjet e bijve tė Izraelit kundėr jush".

NUM 17:6 Kėshtu Moisiu u foli bijve tė Izraelit dhe tė gjithė prijėsit e tyre i dhanė secili njė shufėr, simbas shtėpive tė etėrve tė tyre, domethėnė dymbėdhjetė shufra; dhe shufra e Aaronit ishte midis shufrave tė tyre.

NUM 17:7 Pastaj Moisiu i vuri kėto shufra pėrpara Zotit nė ēadrėn e dėshmisė.

NUM 17:8 Tė nesėrmen Moisiu hyri nė ēadrėn e dėshmisė; dhe ja, shufra e Aaronit pėr shtėpinė e Levit kishte lulėzuar; kishte nxjerrė lastarė, kishte ēelur lule dhe kishte prodhuar bajame.

NUM 17:9 Atėherė nxori tėrė shufrat jashtė pranisė sė Zotit, pėrpara tė gjithė bijve tė Izraelit; dhe ata i panė dhe secili mori shufrėn e vet.

NUM 17:10 Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ktheja shufrėn Aaronit pėrpara ēadrės sė dėshmisė, me qėllim qė tė ruhet si njė shenjė qortimi pėr rebelėt, me qėllim qė tė marrin fund murmuritjet e tyre kundėr meje dhe ata tė mos vdesin".

NUM 17:11 Moisiu veproi ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti.

NUM 17:12 Bijtė e Izraelit i folėn pastaj Moisiut, duke i thėnė: "Ja, po vdesim, kemi marrė fund, tė gjithė kemi marrė fund!

NUM 17:13 Kushdo qė i afrohet tabernakullit tė Zotit, vdes; duhet tė vdesim tė gjithė?".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase