Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 29

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 29:1 Njeriu qė fortėson qafėn kur qortohet, do tė thyhet papritmas pa tjetėr.

PROV 29:2 Kur tė drejtėt shumohen, populli gėzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rėnkon.

PROV 29:3 Njeriu qė e do diturinė gėzon tė atin; por ai qė shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinė e vet.

PROV 29:4 Mbreti e bėn tė qėndrueshėm vendin me anė tė drejtėsisė, por ai qė merr dhurata e ēon nė shkatėrrim.

PROV 29:5 Njeriu qė i bėn lajka tė afėrmit tė tij shtrin njė rrjetė mbi hapat e tij.

PROV 29:6 Nė mėkatin e njė njeriut tė keq ka njė lak, por i drejti kėndon dhe gėzohet.

PROV 29:7 I drejti interesohet pėr ēėshtjen e tė varfėrve, por i pabesi nuk e kupton kėtė interesim.

PROV 29:8 Tallėsit kurdisin trazira nė qytet, por njerėzit e urtė e qetėsojnė zemėrimin.

PROV 29:9 Nė rast se njė njeri i urtė hyn nė grindje me njė budalla, dhe budallai zemėrohet dhe qesh, nuk ka paqe.

PROV 29:10 Njerėzit gjakatarė urrejnė tė ndershmin, por njerėzit e drejtė kėrkojnė tė mbrojnė jetėn e tij.

PROV 29:11 Budallai e shfryn gjithė zemėrimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

PROV 29:12 Nė rast se njė mbret dėgjon fjalėt gėnjeshtare, tėrė ministrat e tij bėhen tė pabesė.

PROV 29:13 I varfėri dhe shtypėsi kanė kėtė tė pėrbashkėt: Zoti ndriēon sytė e tė dy palėve.

PROV 29:14 Mbreti qė u siguron drejtėsi tė varfėrve nė tė vėrtetė do ta ketė fronin tė vendosur pėr gjithnjė.

PROV 29:15 Shufra dhe qortimi japin dituri; por fėmija pėr tė cilėn nuk kujdeset kurrkush e turpėron nėnen e vet.

PROV 29:16 Kur shtohen tė pabesėt shtohen edhe shkeljet, por tė drejtėt do tė shohin shkatėrrimin e tyre.

PROV 29:17 Korrigjo birin tėnd, ai do tė japė rehatinė dhe do t`i sigurojė kėnaqėsi shpirtit tėnd.

PROV 29:18 Kur nuk ka njė vizion profetik, populli bėhet i shfrenuar, por lum ai qė respekton ligjin.

PROV 29:19 Njė shėrbėtor nuk ndreqet vetėm me fjalė; edhe kur i kupton, nuk bindet.

PROV 29:20 A ke parė njė njeri qė ngutet nė tė folur? Ka mė tepėr shpresa te njė budalla se sa te ai.

PROV 29:21 Nė se dikush rrit me pėrkujdesje qysh nė fėmijėri shėrbėtorin e vet, nė fund ai do tė dojė tė bėhet trashėgimtar i tij.

PROV 29:22 Njeriu zemėrak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumė mėkate.

PROV 29:23 Kryelartėsia e njeriut e ēon poshtė atė, por ai qė ka njė shpirt tė pėrvuajtur do tė ketė lavdi.

PROV 29:24 Kush bėhet ortak me njė vjedhės urren jetėn e vet. Ai dėgjon betimin, por nuk padit asgjė.

PROV 29:25 Frika e njeriut pėrbėn njė lak, por ai qė ka besim te Zoti ėshtė i siguruar.

PROV 29:26 Tė shumtė janė ata qė kėrkojnė favorin e princit, por drejtėsia pėr ēdo njeri vjen nga Zoti.

PROV 29:27 Njeriu jo i drejtė ėshtė njė neveri pėr tė drejtėt, dhe ai qė ecėn me ndershmėri ėshtė njė neveri pėr tė pabesėt.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase