Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 5:1 Biri im, ki kujdes pėr diturinė time, vėri veshin arsyetimit tim,

PROV 5:2 me qėllim qė ti tė ruash gjykimin dhe buzėt e tua tė fiksojnė diturinė.

PROV 5:3 Sepse buzėt e gruas qė shkel kurorėn nxjerrin mjaltė dhe goja e saj ėshtė mė e butė se vaji;

PROV 5:4 por nė fund ajo ėshtė e hidhur si pelini, e mprehtė si njė shpatė me dy presa.

PROV 5:5 Kėmbėt e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj ēojnė drejtpėrdrejt nė Sheol.

PROV 5:6 Ajo nuk ecėn nė shtegun e jetės, por ti nuk i jep rėndėsi kėsaj gjėje; rrugėt e saj janė tė gabuara, por ti nuk e kupton.

PROV 5:7 Prandaj tani, bij tė mi, mė dėgjoni dhe mos u largoni nga fjalėt e gojės sime.

PROV 5:8 Mbaje larg prej saj rrugėn tėnde dhe mos iu afro portės sė shtėpisė sė saj,

PROV 5:9 pėr tė mos ua dhėnė tė tjerėve fuqinė tėnde dhe vitet e tua dikujt qė nuk ka mėshirė.

PROV 5:10 Me qėllim qė tė huajt tė mos ngopen me pasurinė tėnde, dhe mundi yt tė mos shkojė nė shtėpinė e njė tė huaji,

PROV 5:11 dhe tė mos rėnkosh kur do tė tė vijė fundi, kur mishi dhe trupi yt do tė jenė tė konsumuar,

PROV 5:12 dhe tė thuash: "Vallė si urreva mėsimin, dhe si e ka pėrēmuar qortimin zemra ime?

PROV 5:13 Nuk dėgjova zėrin e atyre qė mė mėsonin dhe nuk ua vura veshin atyre qė mė udhėzonin.

PROV 5:14 U ndodha pothuajse nė njė tė keqe tė plotė nė mes tė turmės dhe tė kuvendit".

PROV 5:15 Pi ujin e sternės sate dhe ujin e rrjedhshėm tė pusit tėnd.

PROV 5:16 A duhet burimet e tua tė derdhen jashtė, si rrėke uji nėpėr rrugė?

PROV 5:17 Qofshin vetėm pėr ty dhe jo pėr tė huajtė bashkė me ty.

PROV 5:18 Qoftė i bekuar burimi yt dhe gėzohu me nusen e rinisė sate.

PROV 5:19 Drenushė e dashur dhe gazelė hirplotė, sisėt e saj le tė tė kėnaqin kurdoherė, dhe qofsh vazhdimisht i dhėnė pas dashurisė qė ke pėr tė.

PROV 5:20 Pse vallė, biri im, tė biesh nė dashuri me njė grua qė ka shkelur kurorėn dhe tė rrokėsh gjirin e njė tė huaje?

PROV 5:21 Sepse rrugėt e njeriut janė gjithnjė pėrpara syve tė Zotit, dhe ai vėzhgon tė gjitha shtigjet e tij.

PROV 5:22 I pabesi zihet nga vetė paudhėsitė e tij dhe mbahet nga litarėt e mėkatit tė tij.

PROV 5:23 Ai ka pėr tė vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do tė zhduket pėr shkak tė marrėzisė sė tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase