Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 7:1 Biri im, ruaji fjalėt e mia dhe urdhėrimet e mia nė veten tėnde,

PROV 7:2 Ruaji urdhėrimet e mia dhe ke pėr tė jetuar; ruaji mėsimet e mia si bebja e syve tė tu.

PROV 7:3 Lidhi ndėr gishta, shkruaji mbi tabelėn e zemrės sate.

PROV 7:4 Thuaji diturisė: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,

PROV 7:5 me qėllim qė tė tė ruajnė nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj qė pėrdor fjalė lajkatare.

PROV 7:6 Nga dritarja e shtėpisė sime shikoja nėpėr parmakėt prej hekuri

PROV 7:7 dhe pashė midis budallenjve; dallova midis tė rinjve njė djalė tė ri qė s`kishte gjykim,

PROV 7:8 qė kalonte nėpėr rrugė pranė qoshes tė gruas sė huaj dhe drejtohej nga shtėpia e saj,

PROV 7:9 nė muzg, kur po ngryste dita, ndėrsa zbriste nata e zezė dhe e errėt.

PROV 7:10 I doli para njė grua e veshur si prostitutė dhe dinake;

PROV 7:11 ajo ėshtė turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t`i mbajė kėmbėt nė shtėpinė e saj;

PROV 7:12 herė mbi rrugė, herė nė sheshet qėndron nė pritė nė ēdo qoshe.

PROV 7:13 Kėshtu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpėsi tha:

PROV 7:14 "Duhet tė bėja flijimet e falenderimit; pikėrisht sot i plotėsova zotimet e mia;

PROV 7:15 prandaj tė dola para qė tė tė kėrkoj dhe tė gjeta.

PROV 7:16 E zbukurova shtratin tim me njė mbulesė si sixhade, me li tė ngjyrosur nga Egjipti;

PROV 7:17 e parfumova shtratin tim me mirrė, me aloe dhe me kanellė.

PROV 7:18 Eja, tė dehemi me dashuri deri nė mėngjes, tė kėnaqemi nė qejfe dashurie,

PROV 7:19 sepse burri im nuk ėshtė nė shtėpi, por ka shkuar nė njė udhėtim tė gjatė;

PROV 7:20 ka marrė me vete njė thes tė vogėl me pare dhe do tė kthehet nė shtėpi vetėm kur tė jetė hėna e plotė".

PROV 7:21 Ajo e mashtroi me fjalė bindėse, e tėrhoqi me ėmbėlsinė e buzėve tė saj.

PROV 7:22 Ai e ndoqi pa mėdyshje, si njė ka qė shkon nė thertore, si njė i lidhur nė dėnimin e budallait,

PROV 7:23 deri sa njė shigjetė nuk i shpon mėlēinė; ai nxiton si njė zog, pa ditur qė njė lak ėshtė ngritur kundėr jetės sė tij.

PROV 7:24 Prandaj, bij tė mi, mė dėgjoni, kushtojuni kujdes fjalėve tė gojės sime.

PROV 7:25 Zemra jote tė mos shkojė pas rrugėve tė saj, mos devijo nėpėr shtigjet e saj,

PROV 7:26 sepse ka rrėzuar shumė tė plagosur pėr vdekje, dhe tėrė ata qė ajo ka vrarė ishin burra tė fortė.

PROV 7:27 Shtėpia e saj ėshtė rruga e Sheolit qė zbret nė thellėsitė e vdekjes.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase