Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 23:1 Kur ulesh tė hash me njė mbret, shiko me kujdes atė qė ke pėrpara;

PROV 23:2 dhe vėr njė thikė nė grykė, po tė jetė se ke oreks tė madh.

PROV 23:3 Mos dėshiro gjellėt e tij tė mrekullueshme, sepse janė njė ushqim mashtrues.

PROV 23:4 Mos u lodh pėr t`u pasuruar, hiq dorė nga qėllimi yt.

PROV 23:5 A do t`i fiksosh sytė e tu mbi atė qė po zhduket? Sepse pasuria me siguri do tė vėrė fletė si njė shqiponjė qė fluturon drejt qiellit.

PROV 23:6 Mos ha bukėn e atij qė ka syrin e keq dhe mos dėshiro ushqimet e tij tė shijshme;

PROV 23:7 sepse, ashtu si mendon nė zemėr tė tij, ashtu ėshtė ai; "Ha dhe pi"!, do tė thotė, por zemra e tij nuk ėshtė me ty.

PROV 23:8 Do tė vjellėsh kafshatėn qė ke ngrėnė dhe do tė harxhosh kot fjalėt e tua tė ėmbla.

PROV 23:9 Mos i drejto fjalėn budallait, sepse ai do tė pėrēmojė menēurinė e ligjėratės sate.

PROV 23:10 Mos e luaj kufirin e vjetėr dhe mos hyr nė arat e jetimėve,

PROV 23:11 sepse Hakmarrėsi i tyre ėshtė i fuqishėm; ai do tė mbrojė ēėshtjen e tyre kundėr teje.

PROV 23:12 Kushtoja zemrėn tėnde mėsimeve dhe veshėt e tu fjalėve tė diturisė.

PROV 23:13 Mos ia kurse korrigjimin fėmijės; edhe sikur ta rrahėsh me thupėr, ai nuk do tė vdesė;

PROV 23:14 do ta rrahėsh me thupėr, por do tė shpėtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

PROV 23:15 Biri im, nė se zemra jote ėshtė e urtė, edhe zemra ime do tė ngazėllojė;

PROV 23:16 zemra ime do tė ngazėllojė, kur buzėt e tua do tė thonė gjėra tė drejta.

PROV 23:17 Zemra jote mos i pastė zili mėkatarėt, por vazhdoftė gjithnjė nė frikėn e Zotit;

PROV 23:18 sepse ka njė tė ardhme, dhe shpresa jote nuk do tė shkatėrrohet.

PROV 23:19 Dėgjo, biri im, ji i urtė, dhe drejtoje zemrėn nė rrugėn e drejtė.

PROV 23:20 Mos rri me ata qė pijnė verė as me grykėsit dhe mishngrėnėsit;

PROV 23:21 sepse pijaneci dhe grykėsi do tė varfėrohen dhe gjumashi do tė vishet me lecka.

PROV 23:22 Dėgjo atin tėnd qė tė ka pjellė dhe mos e pėrēmo nėnėn tėnde kur tė jetė plakė.

PROV 23:23 Bli tė vėrtetėn dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

PROV 23:24 Babai i tė drejtit do tė gėzohet shumė; kush ka lindur njė tė urtė do t`ia ndjejė gėzimin.

PROV 23:25 Le tė gėzohet ati yt dhe nėna jote dhe le tė gėzohet ajo qė tė ka lindur.

PROV 23:26 Biri im, mė jep zemrėn tėnde, dhe sytė e tu gjetshin gėzim nė rrugėt e mia.

PROV 23:27 Sepse prostituta ėshtė njė gropė e thellė dhe gruaja e tjetėrkujt njė pus i ngushtė.

PROV 23:28 Edhe ajo rri nė pritė si njė vjedhės dhe rrit midis njerėzve numrin e atyre qė janė jo besnikė.

PROV 23:29 Pėr cilin janė "ah-ėt", pėr cilin "obobo-tė"? Pėr cilin grindjet, pėr cilin vajtimet? Pėr cilin plagėt pa shkak? Pėr cilin sytė e skuqur?

PROV 23:30 Pėr ata qė ndalen gjatė pranė verės, pėr ata qė kėrkojnė verė tė droguar.

PROV 23:31 Mos e shiko verėn kur kuqėlon, kur rrėzėllen nė kupė dhe shkon poshtė aq lehtė!

PROV 23:32 Nė fund ajo kafshon si njė gjarpėr dhe shpon si njė kuēedėr.

PROV 23:33 Sytė e tu kanė pėr tė parė gjėra tė ēuditshme dhe zemra jote do tė thotė gjėra tė ēoroditura.

PROV 23:34 Do tė jesh si ai qė gjendet nė mes tė detit, si ai qė bie tė flerė nė majė tė direkut tė anijes.

PROV 23:35 Do tė thuash: "Mė kanė rrahur, por nuk mė kanė bėrė keq; mė kanė goditur, por nuk e kam vėnė re. Kur tė zgjohem, do tė kthehem t`i kėrkoj pėrsėri!".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase