Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 4

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 4:1 Dėgjoni, o bij, mėsimet e njė ati dhe tregoni kujdes qė tė mėsoni tė gjykoni,

PROV 4:2 sepse ju jap njė doktrinė tė mirė; mos braktisni ligjin tim.

PROV 4:3 Kur isha ende fėmijė pranė atit tim, njomėzak dhe i dashur nė sytė e nėnes sime,

PROV 4:4 ai mė mėsonte dhe mė thoshte: "Zemra jote tė kujtojė fjalėt e mia; ruaji urdhėrimet e mia dhe do tė jetosh.

PROV 4:5 Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalėt e gojės sime dhe mos u largo prej tyre;

PROV 4:6 mos e braktis diturinė dhe ajo do tė tė mbrojė; duaje, sepse ajo do tė tė ndihmojė.

PROV 4:7 Dituria ėshtė gjėja mė e rėndėsishme; prandaj fito diturinė. Edhe sikur tė humbasėsh ato qė ke, fito diturinė.

PROV 4:8 Pėrlėvdoje dhe ajo do tė tė lartėsojė, ajo do tė tė japė lavdi, po qe se ti e pėrvehtėson.

PROV 4:9 Ajo do tė tė vėrė mbi kokėn tėnde njė stoli prej nuri, do tė tė rrethojė me njė kurorė lavdie".

PROV 4:10 Dėgjo, biri im, pranoji fjalėt e mia dhe vitet e jetės sate do tė shumohen.

PROV 4:11 Tė kam mėsuar nė rrugėn e diturisė, tė kam udhėhequr nėpėr shtigjet e ndershmėrisė.

PROV 4:12 Kur do tė ecėsh, hapat e tua nuk do tė pengohen; kur do tė vraposh, nuk do tė pengohesh.

PROV 4:13 Rroke mirė kėtė mėsim, mos e lėr qė tė shkojė kot; ruaje, sepse ai ėshtė jeta jote.

PROV 4:14 Mos hyr nė shtegun e tė pabesėve dhe mos ec nė rrugėn e njerėzve tė kėqij;

PROV 4:15 evitoje atė, mos kalo nėpėr tė; largoju prej saj dhe shko tutje.

PROV 4:16 Sepse ata nuk mund tė flenė, po tė mos kenė bėrė tė keqen; gjumi i tyre zhduket po tė jetė se nuk kanė rrėzuar dikė;

PROV 4:17 ata hanė bukėn e paudhėsisė dhe pinė verėn e dhunės.

PROV 4:18 Por shtegu i tė drejtėve ėshtė si drita e agimit, qė shkėlqen gjithnjė e mė mirė deri sa tė bėhet ditė e plotė.

PROV 4:19 Rruga e tė pabesėve ėshtė si terri; ata nuk shohin atė qė do t`i rrėzojė.

PROV 4:20 Biri im, trego kujdes pėr fjalėt e mia, dėgjo thėniet e mia;

PROV 4:21 mos u largofshin kurrė nga sytė e tu, ruaji nė qendėr tė zemrės sate;

PROV 4:22 sepse janė jetė pėr ata qė i gjejnė, shėrim pėr tė gjithė trupin e tyre.

PROV 4:23 Ruaje zemrėn tėnde me shumė kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetės.

PROV 4:24 Hiq dorė nga e folura me hile dhe largo prej teje buzėt e ēoroditura.

PROV 4:25 Sytė e tu le tė shohin drejt dhe qepallat e tua tė synojnė drejt para teje.

PROV 4:26 Sheshoje shtegun e kėmbėve tė tua, dhe tė gjitha rrugėt e tua qofshin tė caktuara mirė.

PROV 4:27 Mos u shmang as nė tė djathtė as nė tė majtė; tėrhiqe kėmbėn tėnde nga e keqja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase