Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 16:1 Prirjet e zemrės i pėrkasin njeriut, por pėrgjigja e gjuhės vjen nga Zoti.

PROV 16:2 Tė gjitha rrugėt e njeriut janė tė pastra nė sytė e tij, por Zoti i peshon frymėt.

PROV 16:3 Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do tė realizohen.

PROV 16:4 Zoti ka bėrė ēdo gjė pėr vete tė tij, edhe tė pabesin pėr ditėn e fatkeqėsisė.

PROV 16:5 Ai qė ėshtė zemėrkrenar ėshtė i neveritshėm pėr Zotin; edhe sikur t`i shtrėngojė dorėn njė tjetri pėr besėlidhje, nuk ka pėr tė mbetur pa u ndėshkuar.

PROV 16:6 Me mirėsinė dhe me tė vėrtetėn padrejtėsia shlyhet, dhe me frikėn e Zotit njeriu largohet nga e keqja.

PROV 16:7 Kur Zotit i pėlqejnė rrugėt e njė njeriu, ai bėn qė edhe armiqtė e tij tė bėjnė paqe me tė.

PROV 16:8 Mė mirė tė kesh pak me drejtėsi, se sa tė ardhura tė mėdha pa drejtėsi.

PROV 16:9 Zemra e njeriut programon rrugėn e tij, por Zoti drejton hapat e tij.

PROV 16:10 Mbi buzėt e mbretit ėshtė njė vendim hyjnor; gjatė gjykimit goja e tij nuk duhet tė gabojė.

PROV 16:11 Kandari dhe peshoret e sakta janė tė Zotit, tė gjitha gurėt e peshės janė vepėr e tij.

PROV 16:12 Éshtė njė gjė e neveritshme pėr mbretėrit tė bėjnė tė keqen, sepse froni bėhet i qėndrueshėm me drejtėsinė.

PROV 16:13 Buzėt e drejta u pėlqejnė mbretėrve; ata e duan atė qė flet drejt.

PROV 16:14 Zemėrimi i mbretit ėshtė si lajmėtari i vdekjes, por njeriu i urtė do ta qetėsojė atė.

PROV 16:15 Nė dritėn e fytyrės sė mbretit ka jetė, dhe favori i tij ėshtė si reja e shiut tė fundit.

PROV 16:16 Éshtė mė mirė tė fitosh dituri se sa ar, dhe tė fitosh mėnēuri se sa argjend.

PROV 16:17 Rruga kryesore e njerėzve tė drejtė ėshtė tė evitojnė tė keqen; ai qė do ta ruajė shpirtin e tij mbikqyr rrugėn e tij.

PROV 16:18 Pėrpara shkatėrrimit vjen kryelartėsia dhe pėrpara rrėzimit fryma krenare.

PROV 16:19 Mė mirė tė kesh frymė tė pėrulur me tė mjerėt se sa tė ndash prenė me krenarėt.

PROV 16:20 Kush i kushton kujdes Fjalės do tė gjejė tė mirėn, dhe kush i beson Zotit ėshtė i lumtur.

PROV 16:21 I urti nga zemra do tė quhet i matur, dhe ėmbėlsia e buzėve e shton diturinė.

PROV 16:22 Mendja ėshtė njė burim jete pėr atė qė e zotėron, por budallallėku ėshtė dėnimi i budallenjve.

PROV 16:23 Zemra e tė urtit e bėn tė menēur gojėn e tij dhe e shton diturinė e buzėve tė tij.

PROV 16:24 Fjalėt e ėmbla janė si njė huall mjalti, ėmbėlsi pėr shpirtin dhe ilaē pėr kockat.

PROV 16:25 Ka njė rrugė qė njeriut i duket e drejtė, por nė fund ajo tė nxjerr nė udhėt e vdekjes.

PROV 16:26 Personi qė lodhet, lodhet pėr veten e tij, sepse goja e tij e nxit.

PROV 16:27 Njeriu i keq kurdis tė keqen dhe mbi buzėt e tij ka si njė zjarr tė ndezur.

PROV 16:28 Njeriu i ēoroditur mbjell grindje dhe ai qė shpif pėrēan miqtė mė tė mirė.

PROV 16:29 Njeriu i dhunės e josh shokun e vet dhe e ēon nėpėr njė rrugė jo tė mirė.

PROV 16:30 Kush mbyll sytė pėr tė kurdisur gjėra tė kėqija, kafshon buzėt kur shkakton tė keqen.

PROV 16:31 Flokėt e bardha janė njė kurorė lavdie; atė e gjejmė nė rrugėn e drejtėsisė.

PROV 16:32 Kush nuk zemėrohet shpejt vlen mė tepėr se njė luftėtar i fortė, dhe ai qė e urdhėron frymėn e tij vlen mė tepėr se ai qė mposht njė qytet.

PROV 16:33 Shorti hidhet qė nė barkun e nėnės, por ēdo veprim varet nga Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase