Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 28

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 28:1 I pabesi ikėn me vrap edhe nė se askush nuk e ndjek, por i drejti ėshtė i sigurt si njė luan.

PROV 28:2 Pėr shkak tė mėkatit tė njė vendi, shumė janė tė parėt e tij, por me njė njeri me mend qė ka dituri qėndrueshmėria e tij vazhdon gjatė.

PROV 28:3 Njė i varfėr qė shtyp tė mjerėt ėshtė si njė shi me shtamba qė nuk jep bukė.

PROV 28:4 Ata qė braktisin ligjin lėvdojnė tė pabesėt; por ata qė zbatojnė ligjin i luftojnė ata.

PROV 28:5 Njerėzit e kėqij nuk e kuptojnė drejtėsinė, por ata qė e kėrkojnė Zotin kuptojnė ēdo gjė.

PROV 28:6 Mė i mirė ėshtė i varfėri qė ecėn nė ndershmėri nga njeriu i paqėndrueshėm qė ndjek rrugėn dredha-dredha, edhe kur ėshtė i pasur.

PROV 28:7 Kush zbaton ligjin ėshtė njė bir me mend, por shoku i grykėsve turpėron atin e tij.

PROV 28:8 Kush i shton pasuritė e tij me fajde dhe me fitime tė padrejta, i mbledh pėr atė qė i vjen keq pėr tė varfėrit.

PROV 28:9 Nė rast se dikush e kthen veshin gjetiu pėr tė mos dėgjuar ligjin, vetė lutja e tij do tė jetė njė gjė e neveritshme.

PROV 28:10 Kush i fut njerėzit e drejtė nė njė rrugė tė keqe, do tė bjerė vetė nė gropėn e tij; por njerėzit e ndershėm do tė trashėgojnė tė mirėn.

PROV 28:11 I pasuri mendon se ėshtė i matur, por i varfėri qė ėshtė i zgjuar e kqyr fund e krye.

PROV 28:12 Kur tė drejtėt triumfojnė, ka lavdi tė madhe, por kur mbizotėrojnė tė pabesėt njerėzit fshihen.

PROV 28:13 Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do tė ketė mbarėsi; por ai qė i rrėfen dhe i braktis ato, ka pėr tė fituar mėshirėn.

PROV 28:14 Lum ai njeri qė ka frikė vazhdimisht nga Zoti, por ai qė e fortėson zemrėn e tij do tė bjerė nė fatkeqėsi.

PROV 28:15 Njė i pabesė qė sundon mbi njė popull tė varfėr ėshtė si njė luan qė ulėrin dhe njė ari i uritur.

PROV 28:16 Njė princ pa mend zhvat shumė, por ai qė urren fitimin e pandershėm ka pėr t`i zgjatur ditėt e tij.

PROV 28:17 Njeriu mbi tė cilin rėndon njė vrasje do tė turret deri nė varr; asnjė tė mos e ndihmojė!

PROV 28:18 Ai qė ecėn me ndershmėri do tė shpėtohet, por njeriu i paqėndrueshėm qė ndjek rrugė dredha-dredha do tė rrėzohet befas.

PROV 28:19 Kush punon tokėn e tij do tė ketė bukė me bollėk, por kush jepet pas kotėsive do tė ketė varfėri tė madhe.

PROV 28:20 Njeriu besnik do tė mbushet me bekime, por ai qė nxiton tė pasurohet nuk do tė jetė pa faj.

PROV 28:21 Nuk ėshtė mirė tė kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mėkat pėr njė copė bukė.

PROV 28:22 Njeriu me sy tė keq dėshiron tė pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosė varfėria.

PROV 28:23 Kush qorton dikė ka pėr tė gjetur pastaj favor mė tė madh se ai qė i bėn lajka me fjalė.

PROV 28:24 Kush vjedh atin e tij dhe nėnėn e tij dhe thotė: "Nuk ėshtė mėkat", ėshtė shok i atij qė shkatėrron.

PROV 28:25 Kush e ka zemrėn tė fryrė nga krenaria nxit grindje, por ai qė ka besim te Zoti do tė ketė mbarėsi.

PROV 28:26 Kush i beson zemrės sė tij ėshtė budalla, por ai qė ecėn me urtėsi do tė shpėtojė.

PROV 28:27 Ai qė i jep tė varfėrit nuk do tė ketė kurrė nevojė, por ai qė i mbyll sytė e vet do tė ketė shumė mallkime.

PROV 28:28 Kur tė pabesėt lartohen, njerėzit fshihen; por kur vdesin, tė drejtėt shumohen.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase