Main Index: Albanian Bible

 

Proverbs 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 15:1 Pėrgjigja e ėmbėl e fashit zemėrimin, por fjala therėse e nxit zemėrimin.

PROV 15:2 Gjuha e tė urtėve pėrdor dijen ndershmėrisht, por goja e budallenjve nxjerr marrėzira.

PROV 15:3 Sytė e Zotit janė kudo pėr tė shikuar tė kėqijtė dhe tė mirėt.

PROV 15:4 Njė gjuhė e shėndoshė ėshtė njė dru i jetės, por gjuha e ēoroditur e sfilit shpirtin.

PROV 15:5 Budallai e pėrēmon korrigjimin e atit tė tij, por ai qė e ēmon kritikėn vepron me zgjuarsi.

PROV 15:6 Nė shtėpinė e tė drejtit ka bollėk tė madh, por nė tė ardhurat e tė pabesit ka telashe.

PROV 15:7 Buzėt e tė urtėve pėrhapin dijen, por nuk vepron kėshtu zemra e budallenjve.

PROV 15:8 Sakrifica e tė pabesėve ėshtė njė neveri pėr Zotin, por lutja e njerėzve tė drejtė i pėlqen atij.

PROV 15:9 Rruga e tė pabesit ėshtė njė neveri pėr Zotin, por ai do atė qė ndjek drejtėsinė.

PROV 15:10 Njė qortim i rėndė pret atė qė braktis rrugėn e drejtė, ai qė urren kritikėn ka pėr tė vdekur.

PROV 15:11 Sheoli dhe Abadoni janė para Zotit; ca mė tepėr janė zemrat e bijve tė njerėzve!

PROV 15:12 Tallėsi nuk e do atė qė e kritikon; ai nuk shkon tek tė urtėt.

PROV 15:13 Njė zemėr e gėzuar e bėn tė lumtur fytyrėn, por nga pikėllimi i zemrės fryma dėrrmohet.

PROV 15:14 Zemra e njeriut me mend kėrkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrėzi.

PROV 15:15 Tė gjitha ditėt e tė varfėrit janė tė kėqija, por pėr njė zemėr tė kėnaqur ka festė pėrherė.

PROV 15:16 Mė mirė pak me frikėn e Zotit, se sa njė thesar i madh me shqetėsime.

PROV 15:17 Mė mirė njė pjatė me perime nė tė cilėn ka dashuri se sa njė ka i majmur nė tė cilin ka urrejtje.

PROV 15:18 Njeriu gjaknxehtė nxit grindje, por ai qė nuk zemėrohet shpejt i qetėson grindjet.

PROV 15:19 Rruga e pėrtacit ėshtė si njė gardh ferrash, por shtegu i njerėzve tė drejtė ėshtė i sheshtė.

PROV 15:20 Biri i urtė gėzon tė atin, por njeriu budalla pėrēmon tė ėmėn.

PROV 15:21 Marrėzia ėshtė gėzim pėr atė qė nuk ka mend, por njeriu qė ka mend ecėn drejt.

PROV 15:22 Planet dėshtojnė ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka njė mori kėshilltarėsh.

PROV 15:23 Njė njeri ndjen gėzim kur mund tė jap njė pėrgjigje dhe sa e mirė ėshtė fjala qė thuhet nė kohėn e duhur!

PROV 15:24 Njeriun e matur rruga e jetės e ēon lart nė mėnyrė qė tė evitojė Sheolin poshtė.

PROV 15:25 Zoti do tė shkatėrrojė shtėpinė e krenarėve, por do t`i bėjė tė qėndrueshėm kufijtė e gruas sė ve.

PROV 15:26 Mendimet e kėqija janė tė neveritshme pėr Zotin, por fjalėt e ėmbla janė tė pastra.

PROV 15:27 Kush lakmon fitime vė nė rrezik shtėpinė e vet, por ai qė i urren dhuratat ka pėr tė jetuar.

PROV 15:28 Zemra e tė drejtit mendon thellė se si duhet tė pėrgjigjet, por goja e tė pabesit vjell gjėra tė kėqija.

PROV 15:29 Zoti u rri larg tė pabesėve, por dėgjon lutjet e tė drejtėve.

PROV 15:30 Drita e syve gėzon zemrėn, njė lajm i mirė i fortėson kockat.

PROV 15:31 Veshi qė e dėgjon kritikėn e jetės ka pėr tė qėndruar bashkė me tė urtėt.

PROV 15:32 Kush nuk pranon qortimin e pėrēmon vetė shpirtin e tij, por ai qė dėgjon qortimin bėhet mė i urtė.

PROV 15:33 Frika e Zotit ėshtė njė mėsim diturie, dhe pėrpara lavdisė vjen pėrulėsia.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase