Main Index: Albanian Bible

 

2 Samuel 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

2SAM 24:1 Zemėrimi i Zotit u ndez pėrsėri dhe ai nxiti Davidin kundėr popullit, duke i thėnė: "Shko tė bėsh regjistrimin e Izraelit dhe tė Judės".

2SAM 24:2 Kėshtu mbreti i tha Joabit, komandantit tė ushtrisė qė ishte me tė: "Shko nėpėr tė gjitha fiset e Izraelit, nga Dani deri nė Beer-Sheba, dhe bėni regjistrimin e popullsisė qė unė tė di numrin e saj".

2SAM 24:3 Joabi iu pėrgjigj mbretit: "Zoti, Perėndia yt, ta shumėzojė popullin njėqind herė mė tepėr nga ē`ėshtė dhe sytė e mbretit, tė zotėrisė tim, tė mund ta shohin kėtė gjė. Po pse mbreti, zotėria im, e dėshiron njė gjė tė tillė?".

2SAM 24:4 Megjithatė urdhėri i mbretit iu imponua Joabit dhe krerėve tė ushtrisė. Kėshtu Joabi dhe krerėt e ushtrisė u larguan nga mbreti dhe shkuan tė bėjnė regjistrimin e popullsisė sė Izraelit.

2SAM 24:5 Ata kaluan Jordanin dhe ngritėn kampin e tyre nė Aroer, nė tė djathtė tė qytetit qė ishte nė mes tė luginės sė Gadit dhe nė drejtim tė Jezerit.

2SAM 24:6 Pastaj shkuan nė Galaad dhe nė vendin e Tahtim-Hodshit; pastaj vajtėn nė Dan-Jaan dhe nė rrethinat e Sidonit.

2SAM 24:7 Shkuan edhe nė kalanė e Tiros dhe nė tė gjitha qytetet e Hivejve dhe tė Kananejve, dhe arritėn nė jug tė Judės, deri nė Beer-Sheba.

2SAM 24:8 Kėshtu pėrshkuan tėrė vendin dhe mbas nėntė muajsh e njėzet ditė u kthyen pėrsėri nė Jeruzalem.

2SAM 24:9 Joabi i dorėzoi mbretit shifrėn e regjistrimit tė popullsisė: kishte nė Izrael tetėqind mijė njerėz tė fortė, tė aftė pėr tė pėrdorur shpatėn, por njerėzit e Judės ishin pesėqind mijė.

2SAM 24:10 Por, mbasi bėri regjistrimin e popullsisė, zemra e Davidit e qortoi shumė rėndė atė dhe ai i tha Zotit: "Kam kryer njė mėkat shumė tė rėndė duke vepruar nė kėtė mėnyrė; por tani, o Zot, shlyej paudhėsinė

2SAM 24:11 Kur nė mėngjes Davidi u ngrit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Gad, shikuesit tė Davidit, duke thėnė:

2SAM 24:12 "Shko e i thuaj Davidit: Kėshtu thotė i Zoti: "Unė tė propozoj tri gjėra; zgjidh njerėn prej tyre dhe unė do ta bėj atė pėr ty"".

2SAM 24:13 Kėshtu Gadi shkoi te Davidi pėr t`i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "A do qė tė vijnė pėr ty shtatė vjet zi buke nė vendin tėnd, apo tre vjet arratisje pėrpara armiqve qė tė ndjekin, apo tri ditė murtaje nė vendin tėnd? Tani mendohu dhe shiko pak se ēfarė pėrgjigje duhet t`i jap atij qė mė ka dėrguar".

2SAM 24:14 Davidi i tha Gadit: "Gjendem nė njė situatė tėrė ankth! Le tė bie edhe nė duart e Zotit, sepse dhembshuria e tij ėshtė e madhe, por mos rėnēa nė duart e njerėzve!".

2SAM 24:15 Kėshtu Zoti dėrgoi murtajėn nė Izrael, nga ai mėngjes deri nė kohėn e caktuar. Shtatėdhjetė mijė veta tė popullit vdiqėn nga Dani deri nė Beer-Sheba.

2SAM 24:16 Ndėrsa engjėlli e shtrinte dorėn mbi Jeruzalem pėr ta shkatėrruar, Zotit i erdhi keq pėr kėtė fatkeqėsi dhe i tha engjėllit qė shfaroste popullin: "Mjaft! Tani tėrhiqe dorėn!". Engjėlli i Zoti ndodhej afėr lėmit tė Araunahut, Gebuseitit.

2SAM 24:17 Kur Davidi pa engjėllin qė godiste popullin, i tha Zotit: "Ja, unė kam kryer njė mėkat, kam vepruar nė mėnyrė tė padrejtė, por kėto dele ē`kanė bėrė? Prandaj dora jote tė drejtohet kundėr meje dhe kundėr shtėpisė sė atit tim!".

2SAM 24:18 Atė ditė Gadi erdhi te Davidi dhe i tha: "Shko dhe ndėrto njė altar pėr Zotin nė lėmin e Araunahut, Gebuseitit".

2SAM 24:19 Kėshtu Davidi shkoi, simbas fjalės sė Gadit, ashtu si kishte urdhėruar Zoti.

2SAM 24:20 Araunahu shikoi dhe dalloi mbretin dhe shėrbėtorėt e tij qė drejtoheshin nga ai; atėherė ai doli dhe u shtri para mbretit me fytyrėn pėr tokė.

2SAM 24:21 Pastaj Araunau tha: "Pse mbreti, zotėria im, ka ardhur te shėrbėtori i tij?". Davidi u pėrgjigj: "Pėr tė blerė nga ti kėtė lėmė dhe pėr tė ndėrtuar mbi tė njė altar pėr Zotin, me qėllim qė mjerimi tė largohet nga populli".

2SAM 24:22 Araunahu i tha Davidit: "Mbreti, zotėria im, le tė marrė dhe tė ofrojė atė qė i pėlqen! Ja qetė e olokaustit; veglat e shirjes dhe zgjedha e qeve do tė shėrbejė si dru.

2SAM 24:23 O mbret, tė gjitha kėto gjėra Araunahu ia fal mbretit". Pastaj Araunahu i tha mbretit: "Zoti, Perėndia yt, tė qoftė i mbarė!".

2SAM 24:24 Por mbreti iu pėrgjigj Araunahut: "Jo, unė do t`i blej kėto gjėra nga ti me ēmimin qė kushtojnė, dhe nuk do t`i ofrojė Zotit, Perėndisė tim, olokauste qė nuk mė kushtojnė asgjė". Kėshtu Davidi bleu lėmin dhe qetė pėr pesėdhjetė sikla argjendi.

2SAM 24:25 Pastaj Davidi ndėrtoi nė atė vend njė altar pėr Zotin dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi. Kėshtu Zoti mori parasysh lutjen e bėrė nga vendi dhe mjerimi u largua nga populli i Izraelit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase