Main Index: Albanian Bible

 

2 Samuel 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

2SAM 2:1 Mbas kėsaj, Davidi u kėshillua me Zotin, duke thėnė: "A duhet tė shkoj nė ndonjė nga qytetet e Judės?". Zoti iu pėrgjigj: "Shko". Davidi e pyeti: "Ku tė shkoj?". Zoti u pėrgjigj: "Nė Hebron".

2SAM 2:2 Kėshtu Davidi shkoi atje me dy gratė e tij, Jezreeliten Ahinoam dhe Karmelitėn Abigail, qė kishte qenė gruaja e Nabalit.

2SAM 2:3 Davidi ēoi edhe njerėzit qė ishin me tė, secili me familjen e tij, dhe u vendosėn nė qytetet e Hebronit.

2SAM 2:4 Pastaj erdhėn njerėzit e Judės dhe e vajosėn Davidin mbret tė shtėpisė sė Judės. Pas kėsaj i thanė Davidit se qenė njerėzit e Jabeshit tė Galaadit ata qė kishin varrosur Saulin.

2SAM 2:5 Atėherė Davidi u dėrgoi lajmėtarė njerėzve tė Jabeshit tė Galaadit pėr t`u thėnė: "Qofshi tė bekuar nga Zoti pėr mirėsinė qė treguat ndaj Saulit, zotėrisė suaj, duke e varrosur!

2SAM 2:6 Tani Zoti tregoftė mirėsi dhe besnikėri ndaj jush. Edhe unė do t`ju bėj tė mirė, sepse keni bėrė njė gjė tė tillė.

2SAM 2:7 Prandaj le tė marrin forcė duart tuaja dhe qofshi trima, sepse Sauli, zotėria juaj, vdiq, por shtėpia e Judės mė ka vajosur mbret tė saj".

2SAM 2:8 Ndėrkohė Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisė sė Saulit, mori Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe e ēoi nė Mahanaim;

2SAM 2:9 dhe e bėri mbret tė Galaadit, tė Ashuritėve, tė Jezreelit, tė Efraimit, tė Beniaminit dhe tė tėrė Izraelit.

2SAM 2:10 Ish-Boshethi, bir i Saulit, ishte dyzet vjeē kur filloi tė mbretėrojė mbi Izrael dhe mbretėrimi i tij vazhdoi dy vjet. Por shtėpia e Judės shkonte pas Davidit.

2SAM 2:11 Koha qė Davidi mbretėroi nė Hebron mbi shtėpinė e Judės ishte shtatė vjet e gjashtė muaj.

2SAM 2:12 Ndėrkaq Abneri, bir i Nerit, dhe shėrbėtorėt e Ish-Boshethit, birit tė Saulit, lėvizėn nga Mahanaim nė drejtim tė Gabaonit.

2SAM 2:13 Edhe Joabi, biri i Tserujahut dhe shėrbėtorėt e Davidit lėvizėn dhe i takuan pranė hauzit tė Gabaonit. Kėshtu u ndalėn njera palė nga njera anė e hauzit dhe tjetra nga ana tjetėr.

2SAM 2:14 Atėherė Abneri i tha Joabit: "Le tė ēohen tė rinjtė dhe tė dalin para nesh". Joabi u pėrgjigj: "Po, le tė ēohen".

2SAM 2:15 Kėshtu u ngritėn dhe dolėn pėrpara nė numėr tė barabartė: dymbėdhjetė pėr Beniaminin dhe pėr Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe dymbėdhjetė nga shėrbėtorėt e Davidit.

2SAM 2:16 Secili kapi kundėrshtarin e tij nga koka dhe i futi shpatėn nė ije; kėshtu ranė tė gjithė bashkė. Ky vend u quajt pėr kėtė arėsye fusha e njerėzve tė fortė; gjendet nė Gabaon.

2SAM 2:17 Po atė ditė u zhvillua njė betejė shumė e ashpėr nė tė cilėn Abneri me njerėzit e Izraelit u mund nga shėrbėtorėt e Davidit.

2SAM 2:18 Dhe aty ishin tre djemtė e Tserujahut: Joabi, Abishai dhe Asaheli; dhe Asaheli ishte i shpejtė si njė gazelė fushe.

2SAM 2:19 Asaheli filloi tė ndiqte Abnderin pa u kthyer as djathtas, as majtas pas Abnerit.

2SAM 2:20 Pastaj Abneri u kthye prapa dhe tha: "Je ti, Asahel?". Ai u pėrgjigj: "Jam unė".

2SAM 2:21 Abneri i tha: "Kthehu djathtas ose majtas, kap njė nga tė rinjtė dhe merrja armėt!". Por Asaheli nuk deshi tė hiqte dorė nga ndjekja e tij.

2SAM 2:22 Abneri i tha pėrsėri Asahelit: "Hiq dorė nga ndjekja. Pse mė detyron tė tė shtrij pėr tokė? Si do tė mund ta shikoj atėherė nė fytyrė vėllanė tėnd Joab?".

2SAM 2:23 Por ai nuk pranoi tė ndėrrojė rrugė; prandaj Abneri me pjesėn e prasme tė shtizės e goditi nė pjesėn e poshtme tė barkut dhe shtiza i doli nga pas; ai ra pėr tokė dhe vdiq nė vend; dhe tėrė ata qė kalonin nga vendi ku Asaheli kishte rėnė dhe kishte vdekur ndaleshin.

2SAM 2:24 Por Joabi dhe Abishai e ndoqėn Abnerin; kur perėndoi dielli ata arritėn nė qafėn e Amahut, qė ndodhet pėrballė Giahut, nė rrugėn e shkretėtirės sė Gabaonit.

2SAM 2:25 Bijtė e Beniamnit u mblodhėn pas duke formuar njė grup tė vetėm dhe u ndalėn nė majė tė njė kodre.

2SAM 2:26 Atėherė Abneri thirri Joabin dhe tha: "Shpata, vallė duhet tė gllabėrojė gjithnjė? Nuk e di ti qė nė fund do tė ketė hidhėrim? Vallė, kur do ta urdhėrosh popullin tė mos ndjekė mė vėllezėrit e tij?".

2SAM 2:27 Joabi u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Perėndia jeton, po tė mos kishe folur ti, populli nuk do tė kishte hequr dorė nga ndjekja e vėllezėrve tė tij deri nė mėngjes".

2SAM 2:28 Atėherė Joabi i ra borisė dhe tėrė populli u ndal, nuk e ndoqi mė Izraelin dhe hoqi dorė nga luftimi.

2SAM 2:29 Abneri dhe njerėzit e tij ecėn gjithė atė natė nėpėr Abrahun, kapėrcyen Jordanin, kaluan tėrė Bithronin dhe arritėn nė Mahanaim.

2SAM 2:30 Edhe Joabi u kthye nga ndjekja e shėrbėtorėve tė Abnerit dhe mblodhi tėrė popullin; Davidit i mungonin nėntėmbėdhjetė veta dhe Asaheli.

2SAM 2:31 Por shėrbėtorėt e Davidit kishin vrarė treqind e gjashtėdhjetė veta tė Beniaminit dhe Abnerit.

2SAM 2:32 Pastaj ēuan Asahelin dhe e varrosėn nė varrin e atit tė tij, qė ndodhet nė Betlem. Pas kėsaj Joabi dhe njerėzit e tij ecėn tėrė natėn dhe arritėn nė Hebron nė tė gdhirė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase