Main Index: Albanian Bible

 

2 Samuel 13

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

2SAM 13:1 Pastaj ndodhi qė Absalomi, bir i Davidit, kishte njė motėr shumė tė bukur qė quhej Tamara; por Amnoni, bir i Davidit, u dashurua me tė.

2SAM 13:2 Amnoni u dashurua me aq pasion me motrėn e tij Tamara sa ra i sėmurė, sepse ajo ishte e virgjėr; dhe Amnonit i dukej e vėshtirė t`i bėnte gjė.

2SAM 13:3 Amnoni kishte njė shok, qė quhej Jonadab, bir i Shimeahut, vėllait tė Davidit; Jonadabi ishte njė njeri shumė dinak.

2SAM 13:4 Ky i tha: "Pse, o bir i mbretit, vazhdon tė dobėsohesh ēdo ditė qė kalon? Nuk dėshiron tė ma thuash?". Amnoni iu pėrgjigj: "Kam rėnė nė dashuri me Tamarėn, motrėn e vėllait tim Absalom".

2SAM 13:5 Atėherė Jonadabi i tha: "Rri nė shtrat dhe bėj sikur je i sėmurė; kur tė vijė yt atė tė tė shikojė, thuaji: "Bėj, tė lutem, qė motra ime Tamara tė vijė tė mė japė tė ha dhe ta pėrgatisė ushqimin nė praninė time, nė mėnyrė qė unė ta shikoj dhe ta marr nga duart e saj"".

2SAM 13:6 Kėshtu Amnoni ra nė shtrat dhe u shti i sėmurė; kur mė vonė erdhi mbreti ta shikojė, Amnoni i tha: "Lėr, tė lutem, qė motra ime Tamara tė vijė dhe tė mė pėrgatisė nja dy kuleē nė praninė time; kėshtu do tė marr ushqim nga duart e saj".

2SAM 13:7 Atėherė Davidi dėrgoi njeri nė shtėpinė e Tamarės pėr t`i thėnė: "Shko nė shtėpinė e vėllait tėnd Amnon dhe pėrgatiti diēka pėr tė ngrėnė".

2SAM 13:8 Tamara shkoi nė shtėpinė e vėllait tė saj Amnon, qė rrinte shtrirė nė shtrat. Pastaj mori pak miell, e brumosi, pėrgatiti disa kuleēė para syve tė tij dhe i poqi.

2SAM 13:9 Pastaj mori njė enė me bisht dhe i derdhi kuleēėt para tij, por Amnoni nuk pranoi t`i hajė dhe tha: "Nxirrni jashtė qė kėtej tėrė njerėzit". Tėrė sa ishin dolėn jashtė.

2SAM 13:10 Atėherė Amnoni i tha Tamarės: "Ma ēo ushqimin nė dhomėn time dhe do ta marr nga duart e tua". Kėshtu Tamara i mori kuleēėt qė kishte pėrgatitur dhe i ēoj nė dhomėn e Amnonit, vėllait tė saj.

2SAM 13:11 Ndėrsa po ia jepte pėr tė ngrėnė, ai e kapi dhe i tha: "Eja, shtrihu me mua, motra ime".

2SAM 13:12 Ajo iu pėrgjigj: "Jo, vėllai im, mos mė poshtėro kėshtu; kjo nuk bėhet nė Izrael; mos kryej njė poshtėrsi tė tillė!

2SAM 13:13 Po unė ku ta ēoj turpin tim? Kurse ti do tė konsiderohesh si keqbėrės nė Izrael. Tani, tė lutem, foli mbretit dhe ai nuk ka pėr tė mė refuzuar ndaj teje".

2SAM 13:14 Por ai nuk deshi ta dėgjojė dhe, duke qenė mė i fortė se ajo, e dhunoi dhe ra nė shtrat me tė.

2SAM 13:15 Pastaj Amnoni filloi ta urrejė me njė urrejtje shumė tė madhe, kėshtu qė urrejtja qė ndjente pėr tė ishte mė e madhe se dashuria me tė cilėn e kishte dashuruar mė parė. Kėshtu Amnoni i tha: "Ēohu, shko!".

2SAM 13:16 Por ajo iu pėrgjigj: "Oh, jo! Dėmi qė do tė mė bėje duke mė pėrzėnė do tė ishte mė i madh se ai qė mė ke bėrė deri tani". Por ai nuk deshi ta dėgjojė.

2SAM 13:17 Thirri, pra, shėrbėtorin qė e ndihmonte dhe i tha: "Largoje kėtė larg meje dhe mbylle portėn prapa saj".

2SAM 13:18 Ajo kishte veshur njė tunikė me mėngė, sepse kėshtu visheshin vajzat e mbretit akoma tė virgjėra. Kėshtu shėrbėtori i Amnonit e nxori jashtė dhe mbylli derėn prapa saj.

2SAM 13:19 Tamara atėherė hodhi mbi kryet e saj, grisi tunikėn mė mėngė qė kishte veshur, vuri dorėn mbi kokė dhe iku duke ulėritur.

2SAM 13:20 Absalomi, vėllai, i tha: "Ndofta vėllai yt Amnon ka qenė me ty? Tani pėr tani hesht, motra ime; ai ėshtė yt vėlla; mos e lėsho veten pėr kėtė". Kėshtu Tamara mbeti e dėshpėruar nė shtėpinė e Absalomit, vėllait tė saj.

2SAM 13:21 Kur mbreti David i mėsoi tė gjitha kėto, u zemėrua shumė.

2SAM 13:22 Por Absalomi nuk i drejtoi asnjė fjalė Amnonit, as pėr tė mirė as pėr tė keq, sepse e urrente Amnonin se kishte poshtėruar motrėn e tij Tamara.

2SAM 13:23 Dy vjet mė vonė, kur Absalomi kishte qethėsit e bagėtive nė Baal-Hatsroit pranė Efraimit, ftoi tė gjithė bijtė e mbretit.

2SAM 13:24 Absalomi shkoi tė takohet me mbretin dhe i tha: "Shėrbėtori yt ka qethėsit; tė lutem tė vijė edhe mbreti me gjithė shėrbėtorėt e tij nė shtėpinė e shėrbėtorit tėnd!".

2SAM 13:25 Por mbreti i tha Absalomit: "Jo, biri im, nuk po vijmė tani tė gjithė, qė tė mos tė tė rėndojė". Megjithėse ai nguli kėmbė, mbreti nuk desh tė shkonte, por i dha bekimin e tij.

2SAM 13:26 Atėherė Absalomi i tha: "Nė rast se nuk do tė vish ti, tė lutem, lejo Amnonin, vėllanė tim, tė vijė me ne". Mbreti iu pėrgjigj: "Pse duhet tė vijė me ty?".

2SAM 13:27 Por Absalomi nguli kėmbė aq shumė sa qė Davidi lejoi tė shkojnė bashkė me tė Amnonin dhe gjithė bijtė e mbretit.

2SAM 13:28 Absalomi u kishte dhėnė kėtė urdhėr shėrbėtorėve tė tij, duke thėnė: "Hapni sytė, kur Amnoni tė jetė dehur nga vera dhe unė t`ju them: "Goditeni Amnonin!", ju vriteni dhe mos kini frikė. A nuk jam unė qė ju urdhėroj? Bėhuni trima dhe tregohuni tė fortė!".

2SAM 13:29 Kėshtu shėrbėtorėt e Absalomit vepruan kundėr Amnonit, ashtu si kishte urdhėruar Absalomi. Atėherė tėrė bijtė e mbretit u ngritėn, hipėn secili mbi mushkėn e vet dhe ua mbathėn.

2SAM 13:30 Ndėrsa ishin akoma rrugės, Davidit i arriti ky lajm: "Absalomi ka vrarė tėrė bijtė e mbretit dhe nuk ka shpėtuar asnjėri prej tyre".

2SAM 13:31 Atėherė mbreti u ngrit, grisi rrobat e tij dhe u shtri pėr tokė; dhe tė gjithė shėrbėtorėt e tij, i rrinin rrotull, me rrobat e grisura.

2SAM 13:32 Por Jonadabi, bir i Shimeahut dhe vėlla i Davidit, tha: "Tė mos mendojė zotėria im qė tėrė tė rinjtė, bijtė e mbretit, u vranė; Amnoni ėshtė i vetmi qė vdiq. Me urdhėr tė Absalomit kjo gjė u vendos qė ditėn qė Amnoni poshtėroi motrėn e tij Tamara.

2SAM 13:33 Prandaj mbreti, zotėria im, tė mos hidhėrohet duke menduar se tė gjithė bijtė e mbretit kanė vdekur; vetėm Amnoni ka vdekur,

2SAM 13:34 dhe Absalomi ka ikur". Ndėrkaq i riu qė bėnte roje ngriti sytė, shikoi, dhe ja, njė turmė e madhe njerėzish vinte nga rruga prapa tij, nga ana e malit.

2SAM 13:35 Jonadabi i tha mbretit: "Ja bijtė e mbretit qė po vijnė! Gjendja ėshtė pikėrisht ashtu siē tha shėrbėtori yt".

2SAM 13:36 Sa e mbaroi fjalėn, arritėn bijtė e mbretit, tė cilėt e ngritėn zėrin dhe filluan tė qajnė; edhe mbreti dhe tėrė shėrbėtorėt e tij filluan tė qajnė me tė madhe.

2SAM 13:37 Absaloni kishte ikur dhe kishte shkuar te Talmai, bir i Amihudit, mbret i Geshurit. Davidi mbante zi ēdo ditė pėr birin e tij.

2SAM 13:38 Kėshtu Absalimo ia mbathi dhe shkoi nė Geshur, ku qėndroi tre vjet.

2SAM 13:39 Mbreti David dėshironte tė shkonte te Absalomi, sepse ishte ngushulluar tanimė nga vdekja e Amnonit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase