Main Index: Albanian Bible

 

2 Samuel 4

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

2SAM 4:1 Kur Ish-Boshethi, bir i Saulit, mėsoi qė Abneri kishte vdekur nė Hebron, i ranė krahėt dhe i tėrė Izraeli u trondit rėndė.

2SAM 4:2 I biri i Saulit kishte dy njerėz qė ishin udhėheqės ushtarakė; njeri quhej Baanah dhe tjetri Rekab; ishin bij tė Rimonit prej Beerothit, nga fisi i Beniaminit. (Sepse edhe Beerothi konsiderohet si pjesė e Beniaminit,

2SAM 4:3 megjithėse Beerothitėt kanė mėrguar nė Gitthaim, ku kanė qėndruar deri ditėn e sotme).

2SAM 4:4 Por Jonathani, bir i Saulit, kishte njė djalė sakat nga kėmbėt; ai ishte pesė vjeē kur erdhi nga Jezreeli lajmi i vdekjes sė Saulit dhe tė Jonathanit. Taja e tij e mori dhe ikėn, por, duke ikur me nxitim, fėmija u rrėzua dhe mbeti i ēalė. Emri i tij ishte Mefibosheth.

2SAM 4:5 Bijtė e Rimon Beerothitit, Rekabi dhe Baanahu, u nisėn dhe arritėn nė kohė tė zhegut nė shtėpinė e Ish-Boshethit, ndėrsa ai po bėnte pushimin e tij tė mbasditės.

2SAM 4:6 Hynė brenda shtėpisė sikur do tė merrnin grurė dhe e goditėn nė bark. Pastaj Rekabi dhe vėllai i tij Baanahu ua mbathėn kėmbėve.

2SAM 4:7 Kur hynė nė shtėpi, Ish-Boshethi rrinte shtrirė nė shtrat nė dhomėn e tij; e goditėn, e vranė dhe i prenė kokėn; pastaj pasi e morėn kokėn, ecėn tėrė natėn duke ndjekur rrugėn nė drejtim tė Arabahut.

2SAM 4:8 Kėshtu ia ēuan kokėn e Ish-Boshethit Davidit nė Hebron dhe i thanė mbretit: "Ja koka e Ish-Boshethit, birit tė Saulit, i cili kėrkonte jetėn tėnde; sot Zoti i ka dhėnė mbretit zotėrisė tim, hakmarrjen mbi Saulin dhe mbi pasardhėsit e tij".

2SAM 4:9 Por Davidi iu pėrgjigj Rekabit dhe Baanahut, vėllait tė tij, bij tė Rimon Beerothitit, dhe u tha atyre: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė rron Zoti, i cili mė ka liruar nga ēdo fatkeqėsi,

2SAM 4:10 nė rast se kam kapur dhe kam bėrė qė tė vritet nė Tsiklag atė qė solli lajmin: "Ja, Sauli vdiq", megjithėse ai pandehte se mė kishte sjellė njė lajm tė mirė dhe priste tė merrte njė shpėrblim,

2SAM 4:11 aq mė tepėr tani qė disa kriminelė kanė vrarė njė njeri tė drejtė nė shtėpinė e tij, nė shtratin e tij, a nuk duhet t`ju kėrkoj llogari pėr gjakun e tij nga duart tuaja dhe t`ju zhduk nga faqja e dheut?".

2SAM 4:12 Kėshtu Davidi u dha urdhėr tė rinjve tė tij dhe kėta i vranė; ua prenė duart dhe kėmbėt, pastaj i varėn pranė hauzit tė Hebronit. Pas kėsaj morėn kokėn e Ish-Boshethit dhe e varrosėn nė Hebron.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase