Main Index: Albanian Bible

 

2 Samuel 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

2SAM 15:1 Mbas kėsaj Absalomi gjeti njė karrocė, disa kuaj dhe pesėdhjetė njerėz qė tė vraponin para tij.

2SAM 15:2 Absalomi ngrihej herėt nė mėngjes dhe rrinte anės rrugės qė tė ēonte te porta e qytetit. Kėshtu, nė qoftė se dikush kishte ndonjė gjyq dhe shkonte te mbreti pėr tė siguruar drejtėsi, Absalomi e thėrriste dhe i thoshte: "Nga cili qytet je?". Tjetri i pėrgjigjej: "Shėrbėtori yt ėshtė nga filan fis i Izraelit".

2SAM 15:3 Atėherė Absalomi i thoshte: "Shif, argumentat e tua janė tė mira dhe tė drejta, por nuk ka njeri nga ana mbretit qė tė tė dėgjojė".

2SAM 15:4 Pastaj Absalomi shtonte: "Sikur tė mė bėnin mua gjyqtar tė vendit, kushdo qė tė kishte njė proēes apo njė ēėshtje do tė vinte tek unė dhe unė do t`i siguroja drejtėsi".

2SAM 15:5 Kur dikush afrohej pėr tė rėnė pėrmbys pėrpara tij, ai shtrinte dorėn, e merrte dhe e puthte.

2SAM 15:6 Absalomi sillej kėshtu me tė gjithė ata tė Izraelit qė vinin te mbreti pėr tė kėrkuar drejtėsi; nė kėtė mėnyrė Absalomi fitoi zemrėn e njerėzve tė Izraelit.

2SAM 15:7 Ndodhi qė, pas katėr vjetve, Absalomi i tha mbretit: "Tė lutem, lermė tė shkoj nė Hebron pėr tė pėrmbushur njė kusht qė kam lidhur me Zotin.

2SAM 15:8 Sepse gjatė qėndrimit tė tij nė Geshur tė Sirisė, shėrbėtori yt ka lidhur njė kusht duke thėnė: "Nė rast se Zoti mė kthen nė Jeruzalem, unė do t`i shėrbejė Zotit!".

2SAM 15:9 Mbreti i tha: "Shko nė paqe!". Atėherė ai u ngrit dhe vajti nė Hebron.

2SAM 15:10 Pastaj Absalomi dėrgoi emisarė ndėr tė gjitha fiset e Izraelit pėr tė thėnė: "Kur tė dėgjoni tingullin e borisė, do tė thoni: "Absalomi u shpall mbret nė Hebron".

2SAM 15:11 Me Absalomin u nisėn nga Jeruzalemi dyqind njerėz si tė ftuar; ata shkuan pa tė keq, pa ditur gjė.

2SAM 15:12 Absalomi, ndėrsa ofronte flijimet, dėrgoi tė thėrrasė nga qyteti i tij Gjiloh Ahithofelin, Gilonitin, kėshilltarin e Davidit. Kėshtu komloti bėhej mė i fortė, sepse populli shtohej rreth Absalomit.

2SAM 15:13 Pastaj arriti te Davidi njė lajmėtar pėr tė thėnė: "Zemra e njerėzve tė Izraelit ndjek Absalomin".

2SAM 15:14 Atėherė Davidi u tha gjithė shėrbėtorėve tė tij qė ishin me tė nė Jeruzalem: "Ēohuni dhe t`ia mbathim; pėrndryshe asnjeri prej nesh nuk ka pėr tė shpėtuar nga duart e Absalomit. Nxitoni tė ikni, qė tė mos na kapė nė befasi dhe tė bjerė mbi ne shkatėrrimi, dhe tė mos godasė qytetin me majėn e shpatės".

2SAM 15:15 Shėrbėtorėt e mbretit i thanė: "Ja, shėrbėtorėt e tu janė gati tė bėjnė gjithēka qė i pėlqen mbretit, zotėrisė tonė".

2SAM 15:16 Kėshtu mbreti u nis, i ndjekur nga tėrė shtėpia e tij, por la dhjetė konkubina pėr tė ruajtur pallatin.

2SAM 15:17 Mbreti u nis, i ndjekur nga tėrė populli, qė u ndal te shtėpia e fundit.

2SAM 15:18 Tėrė shėrbėtorėt e mbretit kalonin pėrpara dhe pranė tij; tėrė Kerethejtė, tėrė Pelethejtė dhe tėrė Gitejtė, gjithsej gjashtėqind veta qė e kishin ndjekur nga Gathi, ecnin para mbretit.

2SAM 15:19 Atėherė mbreti i tha Itait nga Gathi: "Pse vjen edhe ti me ne? Kthehu dhe rri me mbretin, sepse ti je i huaj dhe pėr mė tepėr i mėrguar nga atdheu yt.

2SAM 15:20 Ti ke arritur vetėm dje dhe sot do tė tė duhej tė endesh sa andej e kėtej, kur unė vetė nuk e di se ku po shkoj? Kthehu prapa dhe kthe me vėllezėrit e tu nė mirėsi dhe nė besnikėri".

2SAM 15:21 Por Itai iu pėrgjigj mbretit duke thėnė: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron dhe qė jeton mbreti, zotėria im, nė ēdo vend qė tė jetė mbreti, zotėria im, pėr tė vdekur ose pėr tė jetuar, aty do tė jetė edhe shėrbėtori yt".

2SAM 15:22 Atėherė Davidi i tha Itait: "Shko pėrpara dhe vazhdo". Kėshtu Itai, Giteu, shkoi tutje me gjithė njerėzit e tij dhe tėrė fėmijėt qė ishin me tė.

2SAM 15:23 Tėrė banorėt e vendit qanin me zė tė lartė, ndėrsa tėrė populli kalonte. Mbreti kapėrceu pėrruan e Kidronit dhe tėrė populli kaloi nė drejtim tė shkretėtirės.

2SAM 15:24 Dhe ja po vinte edhe Tsadoku me tėrė Levitėt, tė cilėt mbanin arkėn e besėlidhjes sė Perėndisė Ata e vendosėn arkėn e Perėndisė dhe Abiathari ofroi flijime, deri sa tėrė populli mbaroi daljen nga qyteti.

2SAM 15:25 Pastaj mbreti i tha Tsadokut: "Ēoje nė qytet arkėn e Perėndisė! Po tė kem gjetur hirin e Zotit, ai do tė mė kthejė dhe do tė bėjė qė ta shoh pėrsėri qytetin bashkė me banesėn e tij.

2SAM 15:26 Por nė rast se thotė: "Nuk tė pėlqej", ja ku jam, le tė mė bėjė atė qė i pėlqen"..

2SAM 15:27 Mbreti i tha akoma priftit Tsadok: "A nuk je ti shikues? Kthehu nė paqe nė qytet me dy bijtė tuaj: Ahimaatsin, birin tėnd, dhe me Jonathain, birin e Abiatharit.

2SAM 15:28 Shikoni, unė do tė pres nė fushat e shkretėtirės, deri sa tė mė vijė nga ana juaj ndonjė fjalė pėr tė mė njoftuar".

2SAM 15:29 Kėshtu Tsadoku dhe Abiathari e ēuan pėrsėri nė Jeruzalem arkėn e Perėndisė dhe qėndruan aty.

2SAM 15:30 Davidi mori tė pėrpjetėn e malit tė Ullinjve dhe, duke u ngjitur, qante; ecte kokėmbuluar dhe kėmbėzbathur. Dhe tėrė njerėzit qė ishin me tė ishin kokėmbuluar dhe qanin duke u ngjitur.

2SAM 15:31 Dikush erdhi t`i thotė Davidit: "Ahithofeli figuron me Absalomin nė mes tė komplotistėve". Davidi tha: "O Zot, tė lutem, bėji tė kota kėshillat e Ahithofelit!".

2SAM 15:32 Kur Davidi arriti nė majė tė malit; ku adhuroi Perėndinė, ja qė doli pėrpara Hushai, Arkiti, me rroba tė grisura dhe kokėn tė mbuluar me dhe.

2SAM 15:33 Davidi i tha: "Po tė jetė se vazhdon rrugėn me mua, do tė mė bėhesh barrė;

2SAM 15:34 por nė rast se kthehesh nė qytet dhe i thua Absalomit: "Unė do tė jem shėrbėtori yt, o mbret; ashtu si kam qenė shėrbėtor i atit tėnd nė tė kaluarėn, kėshtu do tė jem shėrbėtori yt"; ti do ta bėsh tė kotė nė favorin tim kėshillėn e Ahithofelit.

2SAM 15:35 Nuk do tė kesh atje pranė teje priftėrinjtė Tsadok dhe Abiathar? Tė gjitha ato qė do tė dėgjosh qė tė thuhen nga ana e shtėpisė sė mbretit, do t`ua bėsh tė njohura priftėrinjve Tsadok dhe Abiathar.

2SAM 15:36 Ja, ata kanė atje me vete dy bijtė e tyre, Ahimats, birin e Tsadokut, dhe Jonathanin, birin e Abiatharit; me anė tė tyre do tė mė njoftoni tė gjitha ato qė do tė dėgjoni".

2SAM 15:37 Kėshtu Hushai, miku i Davidit, u kthye nė qytet dhe Absalomi hyri nė Jeruzalem.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase