Main Index: Albanian Bible

 

2 Samuel 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

2SAM 23:1 Kėto janė fjalėt e fundit tė Davidit. Kėshtu thotė Davidi, bir i Isait, kėshtu thotė njeriu qė u ngrit lart, i vajosuri i Perėndisė sė Jakobit, kėngėtari i ėmbėl i Izraelit:

2SAM 23:2 "Fryma e Zotit ka folur nėpėrmjet meje dhe fjala e tij ka qenė mbi buzėt e mia.

2SAM 23:3 Perėndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit mė ka thėnė: "Ai qė mbretėron me drejtėsi mbi njerėzit, ai qė mbretėron nė frikėn e Perėndisė,

2SAM 23:4 ėshtė si drita e mėngjesit nė tė dalė tė diellit, nė njė mėngjes pa re, ashtu si shkėlqimi mbas shiut, qė bėn tė mbijė bari i njomė nga dheu".

2SAM 23:5 A nuk ėshtė vallė kėshtu shtėpia ime pėrpara Perėndisė? Sepse ai ka lidhur me mua njė besėlidhje tė pėrjetshme qė parashikon ēdo gjė dhe qė ėshtė e sigurt. A nuk do tė bėjė ai tė lulėzojė shpėtimi im i plotė dhe tė gjitha ato qė unė dėshiroj?

2SAM 23:6 Njerėzit e kobshėm do tė hidhen tej tė gjithė si gjembat, sepse nuk mund tė kapen me duar.

2SAM 23:7 Kush i prek duhet tė armatoset me njė hekur ose me shkopin e njė ushte; ato digjen plotėsisht nė vend me zjarr".

2SAM 23:8 Kėto janė emrat e luftėtarėve trima qė ishin nė shėrbim tė Davidit: Josheb-Bashshebethi, Tahkemoniti, prijės i oficerėve kryesorė. Atė e quajtėn Etseniti Adino; sepse kishte vrarė tetėqind njerėz nė njė herė tė vetme.

2SAM 23:9 Pas tij vinte Eleazari, bir i Dodas, qė ishte bir i Ahohit, njė ndėr tre luftėtarėt trima qė ishin me Davidin, kur sfiduan Filistejtė e mbledhur pėr tė luftuar, ndėrsa Izraelitėt ishin tėrhequr.

2SAM 23:10 Ai u ngrit dhe i goditi Filistejtė, deri sa dora e tij e rraskapitur i ngriu me shpatėn. Atė ditė Zoti korri njė fitore tė madhe dhe populli shkoi pas tij vetėm pėr tė bėrė plaēkė.

2SAM 23:11 Prapa tij vinte Shamahu, bir i Agesė, Hararitit. Filisejtė ishin mbledhur nė njė numėr tė madh nė njė fushė tė mbjellė me thjerrėza. Populli ia kishte mbathur pėrpara Filistejve,

2SAM 23:12 por Shamahu, ishte vendosur nė mes tė kampit dhe e mbrojti atė, dhe bėri kėrdinė nė radhėt e Filistejve. Kėshtu Zoti korri njė fitore tė madhe.

2SAM 23:13 Tre nga tridhjetė krerėt zbritėn nė kohėn e korrjes dhe erdhėn te Davidi nė shpellėn e Adullamit, ndėrsa njė grup Filistejsh kishte ngritur kampin e tij nė luginėn e gjigantėve.

2SAM 23:14 Davidi ndodhej atėherė nė kala dhe kishte njė garnizon Filistejsh nė Betlem.

2SAM 23:15 Davidi pati njė dėshirė tė madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush tė mė jepte tė pija ujė nga pusi i Betlemit, qė ėshtė afėr portės".

2SAM 23:16 Tė tre trimat ēanė nė mes tė kampit tė Filistejve dhe morėn ujė nga pusi i Betlemit, pranė portės; pastaj e morėn me vete dhe ia ēuan Davidit. Por ai nuk desh ta pinte, por e derdhi pėrpara Zotit,

2SAM 23:17 duke thėnė: "Larg qoftė pėr mua, o Zot, njė veprim i tillė! A nuk u vu, vallė gjaku i njerėzve, jeta e tyre nė rrezik?". Dhe nuk deshi ta pinte. Kėshtu vepruan ata tre trima.

2SAM 23:18 Abishai, vėlla i Joabit dhe biri Tserujahut, ishte prijės i njė treshe tjetėr. Ngriti ushtėn e tij kundėr treqind njerėzve dhe i vrau; kėshtu u bė i famshėm nė mes tė treve.

2SAM 23:19 Ishte mė i dėgjuari i treshes; prandaj u bė dhe kryetari i tyre, por nuk arriti tė barazohet me tre tė parėt.

2SAM 23:20 Benajahu, bir i Jehojadit, bir i njė trimi nga Kabtseeli, bėri trimėri tė mėdha. Vrau dy heronj tė Moabit, qė ishin si luanė. Zbriti edhe nė mes tė njė sterne ku vrau njė luan, njė ditė qė binte borė.

2SAM 23:21 Ai vrau gjithashtu njė Egjiptas gjigand qė kishte nė dorė njė shtizė; por Benajahu i doli pėrballė me njė bastun, i hoqi nga dora shtizėn dhe e vrau me shtizėn e tij.

2SAM 23:22 Kėto gjėra bėri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bė i famshėm ndėr tė tre trima.

2SAM 23:23 Ishte mė i dėgjuari i tė tridhjetėve, por nuk arriti tė barazohet me treshen e parė. Davidi e bėri shef tė truprojes sė tij.

2SAM 23:24 Pastaj vinin: Asaheli, vėlla i Joabit, njeri nga tridhjetėt; Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi;

2SAM 23:25 Shamahu nga Harodi; Elika nga Harodi;

2SAM 23:26 Heleci nga Palti; Ira, bir i Ikeshit, nga Tekoa;

2SAM 23:27 Abiezeri nga Anathothi; Mebunai nga Husha;

2SAM 23:28 Tsalmoni nga Ahoahu; Maharai nga Netofa;

2SAM 23:29 Helebi, bir i Baanahut (nga Netofa);

2SAM 23:30 Benajahu nga Pirathoni; Hidai nga pėrrenjtė e Gaashit;

2SAM 23:31 Abi-Alboni nga Arbathi; Azmavethi nga Barhumi;

2SAM 23:32 Eliahba nga Shaalboni (nga bijtė e Jasenit), Jonathani;

2SAM 23:33 Shamahu nga Harari; Ahiami, bir i Shararit, nga Harari;

2SAM 23:34 Elifeleti, bir i Ahasbait, bir i njė Maakatheu; Eliami, bir i Ahithofelit, nga Gilo;

2SAM 23:35 Hetsrai nga Karmeli; Paarai nga Arabi;

2SAM 23:36 Igali, bir i Nathanit, nga Tsobahu; Bani nga Gadi;

2SAM 23:37 Tseleku, Amoniti; Naharai nga Beerothi (shqyrtar i Joabit, birit tė Tserujahut);

2SAM 23:38 Ira nga Jetheri; Garedi nga Jetheri;

2SAM 23:39 Uriahu, Hiteu. Gjithsej tridhjetė e shtatė veta.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase