Main Index: Albanian Bible

 

2 Samuel 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24]

2SAM 10:1 Mbas kėtyre gjėrave, mbreti i bijve tė Amonit vdiq dhe biri i tij Hanun mbretėroi nė vend tė tij.

2SAM 10:2 Davidi tha: "Unė dua tė sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po atė dashamirėsi qė i ati tregoi ndaj meje". Kėshtu Davidi dėrgoi shėrbėtorėt e tij pėr ta ngushėlluar pėr humbjen e atit. Por kur shėrbėtorėt e Davidit arritėn nė vendin e bijve tė Amonit,

2SAM 10:3 krerėt e bijve tė Amonit i thanė Hanunit, zotėrisė sė tyre: "Beson me tė vėrtetė qė Davidi tė ka dėrguar njerėz pėr ngushėllim pėr tė nderuar atin tėnd? A nuk tė ka dėrguar pėrkundrazi shėrbėtorėt e tij pėr tė vėzhguar qytetin, pėr tė spiunuar dhe pėr tė shkatėrruar atė?".

2SAM 10:4 Atėherė Hanuni i zuri shėrbėtorėt e Davidit, i detyroi tė rruajnė gjysmėn e mjekrės dhe tė presin pėr gjysmė rrobat e tyre deri nė vithe, pastaj i la tė shkojnė.

2SAM 10:5 I informuar pėr kėtė ngjarje, Davidi dėrgoi disa persona pėr t`i takuar, sepse kėta njerėz e ndjenin veten shumė tė turpėruar. Mbreti dėrgoi t`u thonė: "Rrini nė Jeriko sa t`ju rritet mjekra, pastaj do tė ktheheni".

2SAM 10:6 Kur bijtė Amonit e kuptuan qė ishin bėrė tė urryer pėr Davidin, dėrguan tė rekrutojnė njėzet mijė kėmbėsorė te Sirėt e Beth-Rehobit dhe te Sirėt e Tsobas, njė mijė njerėz tė mbretit tė Maakahut dhe dymbėdhjetė mijė nga njerėzit e Tobit.

2SAM 10:7 Me tė dėgjuar kėtė lajm, Davidi dėrgoi kundėr tyre Joabin me gjithė ushtrinė e njerėzve trima.

2SAM 10:8 Bijtė e Amonit dolėn dhe u renditėn pėr betejė nė hyrjen e portės sė qytetit, ndėrsa Sirėt e Tsobas dhe tė Rehobit, dhe njerėzit e Tobit dhe tė Maakahut u rreshtuan nė fushė tė hapur.

2SAM 10:9 Kur Joabi e kuptoi se kundėr tij ishin dy fronte beteje, njeri nga pėrpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerėzit mė tė mirė tė Izraelit dhe i renditi pėr betejė kundėr Sirėve;

2SAM 10:10 Pjesėn tjetėr tė njerėzve e la nė duart e vėllait tė tij Abishai pėr t`i renditur kundėr bijve tė Amonit.

2SAM 10:11 Pastaj i tha: "Nė qoftė se Sirėt janė mė tė fortė se unė, ti do tė mė vish nė ndihmė; por nė qoftė se bijtė e Amonit janė mė tė fortė se ti, atėherė unė do tė tė vij nė ndihmė.

2SAM 10:12 Tregohu guximtar dhe tė jemi tė fortė pėr tė mbrojtur popullin tonė dhe qytetet e Perėndisė tonė; dhe Zoti tė bėjė atė qė i pėlqen".

2SAM 10:13 Pastaj Joabi me gjithė njerėzit e tij ecėn pėrpara pėr tė luftuar kundėr Sirėve; por kėta ikėn para tij.

2SAM 10:14 Kur bijtė e Amonit panė qė Sirėt kishin ikur, ua mbathėn edhe ata para Abishait dhe hynė pėrsėri nė qytet. Atėherė Joabi u kthye nga ekspedita kundėr bijve tė Amonit dhe erdhi nė Jeruzalem.

2SAM 10:15 Kur Sirėt panė qė ishin mundur nga Izraeli, u mblodhėn tė tėrė.

2SAM 10:16 Hadadezeri dėrgoi lajmėtarė pėr tė sjellė Sirėt qė ishin matanė Lumit. Ata arritėn nė Helam, me komandantin e ushtrisė tė Hadedezerit, Shobakun, nė krye.

2SAM 10:17 Kur Davidi u njoftua pėr kėtė gjė, mblodhi tėrė Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti nė Helam. Sirėt u radhitėn kundėr Davidit dhe nisėn betejėn.

2SAM 10:18 Por Sirėt ua mbathėn pėrpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga Sirėt njerėzit e shtatėqind qerreve dhe dyzet mijė kalorės, goditi Shobakun, komandantin e ushtrisė sė tyre, i cili vdiq nė atė vend.

2SAM 10:19 Kur tėrė mbretėrit vasalė tė Hadadezerit e panė qė ishin mundur nga Izraeli, bėnė paqe me Izraelin dhe iu nėnshtruan atij. Kėshtu Sirėt patėn frikė tė ndihmonin akoma bijtė e Amonit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase