Main Index: Albanian Bible

 

Leviticus 26

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27]

LEV 26:1 "Nuk do tė bėni idhuj, nuk do tė ngrini figura tė gdhendura ose ndonjė kolonė dhe nuk do tė vendosni nė vendin tuaj asnjė gur tė stolisur me figura, me qėllim qė tė pėruleni para tij; sepse unė jam Zoti, Perėndia juaj.

LEV 26:2 Do tė respektoni tė shtunat e mia dhe do tė respektoni shenjtėroren time. Unė jam Zoti.

LEV 26:3 Nė rast se silleni simbas statuteve tė mia, nė se respektoni urdhrat e mia dhe i zbatoni nė praktikė,

LEV 26:4 unė do t`ju jap shirat simbas stinėve, toka do tė japė prodhimin e saj dhe drurėt e fshatit do tė japin frytet e tyre.

LEV 26:5 Tė shirat do tė vazhdojnė deri nė kohėn e vjeljes sė rrushit dhe vjelja e rrushit do tė vazhdojė deri nė kohėn e mbjelljeve; do tė hani bukėn tuaj sa tė ngopeni dhe do tė banoni tė sigurt nė vendin tuaj.

LEV 26:6 Unė do tė bėj qė tė mbretėrojė paqja nė vend; do tė bini nė shtrat dhe askush nuk ka pėr t`ju trembur; do tė zhduk nga vendi juaj kafshėt e kėqia dhe shpata nuk ka pėr tė kaluar nėpėr vendin tuaj.

LEV 26:7 Ju do t`i ndiqni armiqtė tuaj dhe ata do tė bien para jush tė shpuar tej pėr tej nga shpata.

LEV 26:8 Pesė prej jush do tė ndjekin njėqind prej tyre, dhe njėqind prej jush do tė ndjekin dhjetė mijė prej tyre, dhe armiqtė tuaj do tė bien para jush tė shpuar tej pėr tej nga shpata.

LEV 26:9 Unė do tė kthehem nga ju, do t`ju bėj pjellorė dhe do t`ju shumzoj, dhe kėshtu do tė vėrtetoj besėlidhjen time me ju.

LEV 26:10 Ju do tė hani nga prodhimi i vjetėr, i ruajtur pėr njė kohė tė gjatė dhe do ta hiqni atė pėr t`i bėrė vend prodhimit tė ri.

LEV 26:11 Unė do ta vendos banesėn time midis jush dhe nuk do t`ju pėrzė.

LEV 26:12 Do tė eci midis jush dhe do tė jem Perėndia juaj, dhe ju do tė jeni populli im.

LEV 26:13 Unė jam Zoti, Perėndia juaj, qė ju nxori nga vendi i Egjiptit, qė tė mos ishit mė skllevėrit e tij; e kam thyer zgjedhėn tuaj dhe kam bėrė qė tė ecni me kokėn lart.

LEV 26:14 Por nė rast se nuk mė dėgjoni dhe nuk zbatoni nė praktikė tė gjitha urdhėrimet e mia,

LEV 26:15 nė rast se pėrēmoni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh poshtė dekretet e mia, duke mos zbatuar nė praktikė tė gjithė urdhėrimet e mia, duke shkelur besėlidhjen time,

LEV 26:16 edhe unė do ta bėj kėtė pėr ju: do tė ēoj kundėr jush tmerrin, ligėshtimin dhe ethet, tė cilėt do tė konsumojnė sytė tuaj dhe do ta bėj jetėn tuaj tė meket; dhe do ta mbillni kot farėn tuaj, sepse do ta hanė armiqtė tuaj.

LEV 26:17 Do ta kthej fytyrėn time kundėr jush dhe armiqtė tuaj do t`ju mundin; do tė sundoheni prej atyre qė ju urrejnė dhe do t`ua mbathni kėmbėve pa qenė tė ndjekur nga askush.

LEV 26:18 Dhe nė qoftė se edhe mbas kėsaj nuk mė dėgjoni, unė do t`ju dėnoj shtatė herė mė tepėr pėr mėkatet tuaja.

LEV 26:19 Do ta thyej kryelartėsinė e forcės suaj, do ta bėj qiellin tuaj si hekur dhe tokėn tuaj si bakėr.

LEV 26:20 Forca juaj do tė konsumohet mė kot, sepse toka juaj nuk do tė japė mė prodhimet e saj, dhe drurėt e fushės nuk do tė japin mė frutat e tyre.

LEV 26:21 Dhe nė rast se silleni si armiq tė mi dhe nuk doni tė mė dėgjoni, unė do t`ju godas shtatė herė mė tepėr me plagė, simbas mėkateve tuaja.

LEV 26:22 Do tė dėrgoj kundėr jush bishat e fushės, qė do tė rrėmbejnė fėmijėt tuaj, do tė shfarosin bagėtinė tuaj, do t`ju pakėsojnė shumė dhe do t`i bėjnė tė shkreta rrugėt tuaja.

LEV 26:23 Dhe nė se, me gjithė kėto gjėra, nuk do tė ndreqeni pėr t`u kthyer tek unė, por me sjelljen tuaj

LEV 26:24 silleni si armiq tė mi, edhe unė do tė bėhem armiku juaj, dhe do t`ju godas shtatė herė mė tepėr pėr mėkatet tuaja.

LEV 26:25 Dhe do tė sjell kundėr jush shpatėn qė do tė kryejė hakmarrjen e besėlidhjes sime; ju do tė mblidheni nė qytetet tuaja, por unė do tė dėrgoj nė mes jush murtajėn dhe do tė bini nė duart e armikut.

LEV 26:26 Kur do t`ju heq bukėn e gojės, dhjetė gra do tė pjekin bukėn tuaj nė tė njėjtėn furrė dhe do tė racionojnė bukėn tuaj, duke e shpėrndarė me peshė; ju do tė hani, por nuk do tė ngopeni.

LEV 26:27 Dhe nė se, me gjithė kėtė nuk do tė mė dėgjoni, por do tė silleni si armiq tė mi,

LEV 26:28 edhe unė do tė bėhem armiku i juaj plot mėri dhe do t`ju dėnoj shtatė herė mė shumė pėr mėkatet tuaja.

LEV 26:29 Do tė hani mishin e bijve tuaj dhe do tė hani mishin e bijave tuaja.

LEV 26:30 Unė do tė shkatėrroj vendet tuaja tė larta, do tė rrėzoj idhujtė tuaj dhe do t`i hedh kufomat tuaja mbi gėrmadhat pa jetė tė idhujve tuaj; dhe do t`ju urrej.

LEV 26:31 Do t`i katandis qytetet tuaja nė shkretėtira, do tė shkretoj vendet tuaja tė shenjta dhe nuk do tė thith mė erėn e kėndshme tė parfumeve tuaja.

LEV 26:32 Do tė shkretoj vendin; dhe armiqtė tuaj qė banojnė nė tė do tė mbeten tė habitur.

LEV 26:33 Do t`ju shpėrndaj midis kombeve dhe do tė nxjerr shpatėn kundėr jush; vendi juaj do tė shkretohet dhe qytetet tuaja do tė jenė tė shkretuara.

LEV 26:34 Atėherė toka do tė gėzojė tė shtunat e saj pėr gjithė kohėn qė do tė jetė e shkretuar dhe ju do tė jeni nė vendin e armiqve tuaj; kėshtu toka do tė pushojė dhe do tė gėzojė tė shtunat e saj.

LEV 26:35 Pėr gjithė kohėn qė do tė mbetet e shkretuar do tė gėzojė pushimin qė nuk pati nė tė shtunat tuaja, kur banonit nė tė.

LEV 26:36 Atyre prej jush qė do tė shpėtojnė do t`u kall nė zemėr tmerrin nė vendin e armiqve tė tyre; fėrfėrima e njė gjethi qė lėviz do t`i bėjė qė t`ua mbathin kėmbėve; do tė turren ashtu siē iket pėrpara shpatės dhe do tė bien pa i ndjekur askush.

LEV 26:37 Do tė pėrplasen njėri me tjetrin, ashtu si pėrpara shpatės, pa i ndjekur askush; dhe nuk do tė mund tė qėndroni pėrpara armiqve tuaj.

LEV 26:38 Do tė shuheni midis kombeve dhe vendi i armiqve tuaj do t`ju gėlltisė.

LEV 26:39 Ata prej jush qė do tė mbijetojnė do tė pėrgjėrohen pėr shkak tė paudhėsisė sė tyre nė vendin e armiqve; edhe do tė pėrgjėrohen gjithashtu pėr shkak tė paudhėsisė sė etėrve tė tyre.

LEV 26:40 Por nė se do tė pranojnė paudhėsinė e tyre dhe paudhėsinė e etėrve tė tyre nė shkeljet qė kanė kryer kundėr meje dhe gjithashtu sepse janė sjellė si armiq tė mi,

LEV 26:41 sa qė mė kanė shtyrė tė bėhem armik i tyre dhe t`i ēoj nė vendin e armiqve tė tyre; nė rast se zemra e tyre e parrethprerė do tė pėrulet dhe do tė pranojė ndėshkimin e paudhėsisė sė tyre,

LEV 26:42 atėherė unė do tė kujtohem pėr besėlidhjen time tė lidhur me Jakobin, do tė kujtohem pėr besėlidhjen time tė lidhur me Isakun dhe pėr besėlidhjen time me Abrahamin dhe do tė kujtohem pėr vendin;

LEV 26:43 sepse vendi do tė braktiset prej tyre dhe do tė gėzojė tė shtunat e tij, ndėrsa do tė jetė i shkretuar pa ta; kėshtu ata do tė pranojnė ndėshkimin e paudhėsisė sė tyre pėr faktin se kanė pėrēmuar dekretet e mia dhe kanė kundėrshtuar statutet e mia.

LEV 26:44 Megjithatė kur do tė ndodhen nė vendin e armiqve tė tyre, unė nuk do t`i pėrēmoj dhe nuk do t`i urrej aq sa t`i asgjėsoj krejt dhe tė prish besėlidhjen time qė kam lidhur me ta; unė jam Zoti, Perėndia i tyre;

LEV 26:45 por pėr dashuri ndaj tyre do tė kujtohem pėr besėlidhjen e lidhur me stėrgjyshėrit e tyre, qė i nxora nga vendi i Egjiptit para syve tė kombeve pėr tė qėnė Perėndia i tyre. Unė jam Zoti".

LEV 26:46 Kėto janė statutet, dekretet dhe ligjet qė Zoti vendosi midis tij dhe bijve tė Izraelit, mbi malin Sinai me anė tė Moisiut.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase