Main Index: Albanian Bible

 

Leviticus 8

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27]

LEV 8:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

LEV 8:2 "Merr Aaronin dhe bijtė e tij bashkė me tė, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogėl tė flijimit pėr mėkatin, dy deshtė dhe shportėn e bukėve tė ndorme,

LEV 8:3 dhe mblidhe gjithė asamblenė nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes".

LEV 8:4 Atėherė Moisiu bėri ashtu si e kishte urdhėruar Zoti, dhe asambleja u mblodh nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes.

LEV 8:5 Dhe Moisiu i tha asamblesė: "Kjo ėshtė ajo qė Zoti ka urdhėruar tė bėhet".

LEV 8:6 Pastaj Moisiu e afroi Aaronin dhe bijtė e tij dhe i lau me ujė.

LEV 8:7 Pastaj i veshi Aaronit tunikėn, i ngjeshi brezin, i veshi mantelin, i vendosi efodin, dhe i ngjeshi brezin e punuar artistikisht nga efodi me tė cilin i fiksoi nė trup efodin.

LEV 8:8 I vuri gjithashtu pektoralin dhe mbi tė vendosi Urim-in dhe Thumim-in.

LEV 8:9 Pastaj i vuri ēallmėn mbi krye dhe nė pjesėn e pėrparme tė ēallmės vendosi pllakėn e artė, diademėn e shenjtė, ashtu siē e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

LEV 8:10 Pastaj Moisiu mori vajin e vajosjes, vajosi tabernakullin dhe tė gjitha gjėrat qė ndodheshin aty, duke i shenjtėruar nė kėtė mėnyrė.

LEV 8:11 Me pak vaj spėrkati shtatė herė altarin, vajosi altarin dhe tėrė pajisjet e tij, si dhe legenin dhe bazėn e tij, pėr t`i shenjtėruar.

LEV 8:12 Pas kėsaj derdhi pak nga vaji i vajosjes mbi kokėn e Aaronit dhe e vajosi pėr ta shenjtėruar.

LEV 8:13 Pastaj Moisiu i afroi bijtė e Aaronit, i veshi me tunika, iu ngjeshi breza dhe u vuri mbulesa tė kokės, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

LEV 8:14 Pastaj afroi demin e vogėl tė flijimit pėr mėkatin dhe Aaroni dhe bijtė e tij vunė duart e tyre mbi kokėn e demit tė vogėl tė flijimit pėr mėkatin.

LEV 8:15 Pastaj Moisiu e theri, mori gjak prej tij, e vuri me gisht mbi brirėt e altarit rreth e qark dhe e pastroi altarin; pastaj derdhi gjakun nė bazėn e altarit dhe e shenjtėroi pėr tė bėrė mbi tė shlyerjen.

LEV 8:16 Pastaj mblodhi gjithė dhjamin qė ishte mbi zorrėt, bulėn e majme tė mėlēisė dhe tė dy veshkat me dhjamin e tyre, dhe Moisiu i tymosi mbi altar.

LEV 8:17 Por demin e vogėl, lėkurėn e tij, mishin dhe fėlliqėsirat e tij i dogji me zjarr jashtė kampit, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

LEV 8:18 Pastaj paraqiti dashin e olokaustit dhe Aaroni dhe bijtė e tij vunė duart e tyre mbi kokėn e dashit.

LEV 8:19 Moisiu e theri dhe spėrkati gjakun rreth e qark altarit.

LEV 8:20 Pastaj e preu dashin nė copa dhe Moisiu tymosi kokėn, copat dhe dhjamin.

LEV 8:21 Pasi i lau zorrėt dhe kėmbėt me ujė, Moisiu e tymosi tėrė dashin mbi altar. Ishte njė olokaust me njė erė tė kėndshme, njė flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

LEV 8:22 Pastaj paraqiti dashin e dytė, dashin e shenjtėrimit, dhe Aaroni dhe bijtė e tij vunė duart e tyre mbi kokėn e dashit.

LEV 8:23 Pastaj, pra, e theri, mori pak nga gjaku i tij dhe e vuri nė skajin e veshit tė djathtė tė Aaronit dhe mbi gishtin e madh tė dorės sė tij tė djathtė dhe mbi gishtin e madh tė kėmbės sė tij tė djathtė.

LEV 8:24 Pastaj Moisiu i afroi bijtė e Aaronit dhe vuri pak gjak nė skajin e veshit tė tyre tė djathtė, mbi gishtin e madh tė dorės sė tyre tė djathtė dhe mbi gishtin e madh tė kėmbės sė tyre tė djathtė; dhe Moisiu spėrkati mbetjen e gjakut rreth e qark mbi altar.

LEV 8:25 Pastaj mori dhjamin, bishtin e majmė, tėrė dhjamin qė ishte mbi zorrėt, bulėn e majme tė mėlēisė, tė dy veshkat dhe dhjamin e tyre, dhe kofshėn e djathtė;

LEV 8:26 dhe nga shporta e bukėve tė ndorme, qė ndodhej para Zotit mori njė kulaē pa maja, njė kulaē buke me vaj dhe njė revani, dhe i vuri mbi dhjamin dhe mbi kofshėn e djathtė.

LEV 8:27 Pastaj i vuri tėrė kėto gjėra nė duart e Aaronit dhe nė duart tė bijve tė tij dhe i tundi si ofertė e tundur pėrpara Zotit.

LEV 8:28 Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i tymosi mbi altarin sipėr olokaustit. Ishte njė flijim shenjtėrimi me erė tė kėndshme, njė flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin.

LEV 8:29 Pastaj Moisiu mori gjoksin dhe e tundi si njė ofertė tė tundur pėrpara Zotit; kjo ishte pjesa e dashit tė shenjtėrimit qė i takoi Moisiut, si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

LEV 8:30 Moisiu mori pastaj ca vaj tė vajosjes dhe ca gjak qė ndodhej mbi altar dhe i spėrkati mbi Aaronin, mbi rrobat e tij, mbi bijtė e tij dhe mbi rrobat e bijve tė tij me tė; kėshtu shenjtėroi Aaronin, rrobat e tij, bijtė e tij dhe rrobat e bijve tė tij me tė.

LEV 8:31 Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve tė tij: "Piqeni mishin nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes dhe hajeni aty me bukėn qė ėshtė nė shportėn e shenjtėrimit, siē kam urdhėruar, duke thėnė: "Aaroni dhe bijtė e tij do tė hanė".

LEV 8:32 Atė qė tepron nga mishi dhe nga buka do ta digjni me zjarr.

LEV 8:33 Shtatė ditė me radhė nuk do tė dilni nga hyrja e ēadrės sė mbledhjes, deri sa tė plotėsohen ditėt e shenjtėrimit tuaj, sepse do tė nevojiten shtatė ditė pėr tė plotėsuar shenjtėrimin tuaj.

LEV 8:34 Ashtu siē ėshtė vepruar nė kėtė ditė, kėshtu ka urdhėruar Zoti tė bėhet pėr tė bėrė shlyerjen pėr ju.

LEV 8:35 Do tė qėndroni pra shtatė ditė nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, ditė e natė, dhe do tė respektoni urdhėrimin e Zotit, qė tė mos vdisni; sepse kėshtu mė kishte qenė urdhėruar".

LEV 8:36 Kėshtu Aaroni dhe bijtė e tij bėnė tėrė ato gjėra qė Zoti kishte urdhėruar me anė tė Moisiut.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase