Main Index: Albanian Bible

 

Leviticus 9

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27]

LEV 9:1 Ndodhi nė ditėn e tetė qė Moisiu thirri Aaronin, bijtė e tij dhe pleqtė e Izraelit,

LEV 9:2 dhe i tha Aaronit: "Merr njė viē pėr flijimin pėr mėkatin dhe njė dash pėr njė olokaust, qė tė dy pa tė meta, dhe ofroji para Zotit.

LEV 9:3 Pastaj do t`u flasėsh bijve tė Izraelit, duke u thėnė: Merrni njė cjap pėr flijimin pėr mėkatin, njė viē dhe njė qengj, qė tė dy motakė, pa tė meta, pėr njė olokaust,

LEV 9:4 njė dem tė vogėl dhe njė dash pėr flijimin e falėnderimit, pėr t`i flijuar pėrpara Zotit, dhe njė ofertė ushqimesh, tė pėrziera me vaj, sepse sot Zoti do t`ju shfaqet".

LEV 9:5 Dhe kėshtu ata sollėn pėrpara ēadrės sė mbledhjes atė qė Moisiu kishte urdhėruar; dhe tėrė asamblea u afrua dhe qėndroi nė kėmbė pėrpara Zotit.

LEV 9:6 Atėherė Moisiu tha: "Kjo ėshtė ajo qė Zoti ju ka urdhėruar; bėjeni dhe lavdia e Zotit do t`ju shfaqet".

LEV 9:7 Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Afroju altarit; paraqit flijimin tėnd pėr mėkatin dhe olokaustin tėnd, dhe bėj shlyerjen pėr vete dhe pėr popullin; paraqit gjithashtu ofertėn e popullit dhe bėj shlyerjen pėr ata, siē ka urdhėruar Zoti".

LEV 9:8 Kėshtu Aaroni iu afrua altarit dhe theri viēin e flijimit pėr mėkatin, qė e kishte pėr vete.

LEV 9:9 Pastaj bijtė e tij i paraqitėn gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij nė gjak dhe e vuri atė mbi brirėt e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut nė bazėn e altarit;

LEV 9:10 por dhjamin, veshkat dhe bulėn e majme tė mėlēisė tė flijimit pėr mėkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.

LEV 9:11 Mishin dhe lėkurėn pėrkundrazi i dogji jashtė kampit.

LEV 9:12 Pastaj theri olokaustin; bijtė e Aaronit i dhanė gjakun dhe ai e spėrkati rreth e qark mbi altarin.

LEV 9:13 Pastaj i dhanė olokaustin e bėrė copė-copė dhe kokėn; dhe ai i tymosi mbi altar.

LEV 9:14 Lau zorrėt dhe kėmbėt dhe i tymosi bashkė me olokaustin mbi altar.

LEV 9:15 Pastaj paraqiti ofertėn e popullit. Mori cjapin, qė ishte flia pėr mėkatin e popullit, e theri dhe e ofroi pėr mėkatin, si ofertė tė parė.

LEV 9:16 Pastaj paraqiti olokaustin dhe e ofroi sipas rregullit tė caktuar.

LEV 9:17 Paraqiti pas kėsaj blatimin e ushqimit; mori njė grusht prej tij dhe e tymosi mbi altar, pėrveē olokaustit tė mėngjesit.

LEV 9:18 Theri edhe demin e vogėl dhe dashin, si flijim falėnderimi pėr popullin. Bijtė e Aaronit i dhanė gjakun dhe ai e spėrkati rreth e qark mbi altarin.

LEV 9:19 I paraqitėn dhjamin e kaut, tė dashit, bishtin e majmė, dhjamin qė mbulon zorrėt, veshkat dhe bulėn e majme tė mėlēisė;

LEV 9:20 vunė dhjamin mbi gjokset, dhe ai tymosi dhjamin mbi altar;

LEV 9:21 por gjokset dhe kofshėn e djathtė Aaroni i tundi pėrpara Zotit si ofertė e tundur, sipas mėnyrės qė kishte urdhėruar Moisiu.

LEV 9:22 Pastaj Aaroni ngriti duart e tij drejt popullit dhe e bekoi; mbasi bėri flijimin pėr mėkatin, olokaustin dhe flijimin e falėnderimit, zbriti nga altari.

LEV 9:23 Pastaj Moisiu dhe Aaroni hynė nė ēadrėn e mbledhjes; pastaj dolėn dhe bekuan popullin. Atėherė lavdia e Zotit iu shfaq tėrė popullit.

LEV 9:24 Pastaj njė zjarr doli nga prania e Zotit dhe konsumoi mbi altar olokaustin dhe dhjamin; tėrė populli e pa, shpėrtheu nė britma gėzimi dhe u pėrul me fytyrė pėr tokė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase