Main Index: Albanian Bible

 

Leviticus 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27]

LEV 10:1 Pastaj Nadabi dhe Abihu, bij tė Aaronit, morrėn secili temjanicėn e vet, i vunė brenda zjarr, vendosėn mbi tė temjanin dhe ofruan para Zotit njė zjarr tė palejueshėm, qė ai nuk ua kishte urdhėruar.

LEV 10:2 Atėherė njė zjarr doli nga prania e Zotit dhe i pėrpiu ata; dhe ata vdiqėn pėrpara Zotit.

LEV 10:3 Prandaj Moisiu i tha Aaronit: "Kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn foli Zoti, duke thėnė: "Unė do tė jem shenjtėruar nga ata qė mė afrohen mua dhe do tė jem pėrlavdėruar pėrpara tėrė popullit"". Dhe Aaroni heshti.

LEV 10:4 Pastaj Moisiu thirri Mishaelin dhe Eltsafanin, bij tė Uzielit, ungj i Aaronit, dhe u tha atyre: "Afrohuni dhe largoni vėllezėrit tuaj nga pjesa e pėrparme e shenjtėrores, jashtė kampit".

LEV 10:5 Kėshtu ata u afruan dhe i larguan ata tė veshur me tunikat e tyre, jashtė kampit, siē kishte thėnė Moisiu.

LEV 10:6 Pastaj Moisiu u tha Aaronit, Eleazarit dhe Ithamarit, bij tė tij: "Mos e zbuloni kokėn tuaj dhe mos i grisni rrobat tuaja qė tė mos vdisni, dhe qė Zoti tė mos zėmėrohet kundėr tėrė asamblesė; por vėllezėrit tuaj, e tėrė shtėpia e Izraelit, tė mbajnė zi pėr zjarrin qė ka ndezur Zoti.

LEV 10:7 Mos u largoni nga hyrja e ēadrės sė mbledhjes qė tė mos vdisni, sepse vaji i vajosjes sė Zotit ėshtė mbi ju". Dhe ata bėnė ashtu si kishte thėnė Moisiu.

LEV 10:8 Zoti i foli akoma Aaronit, duke thėnė:

LEV 10:9 "Mos pini verė as pije dehėse as ti as bijtė e tu, kur do tė hyni nė ēadrėn e mbledhjes, qė tė mos vdisni; do tė jetė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaj,

LEV 10:10 me qėllim qė tė mundni tė dalloni midis tė shenjtit dhe profanit, midis tė papastrit dhe tė pastrit,

LEV 10:11 dhe tė mundni t`u mėsoni bijve tė Izraelit tė gjitha ligjet, qė Zoti u ka dhėnė atyre me anė tė Moisiut".

LEV 10:12 Pastaj Moisiu i tha Aaronit, dhe Eleazarit dhe Ithamarit, bijve qė i kishin mbetur Aaronit: "Merrni blatimin e ushqimit qė tepron nga flijimet e bėra me zjarr pėr Zotin dhe hajeni pa maja pranė altarit, sepse ėshtė gjė shumė e shenjtė.

LEV 10:13 Do ta hani nė vend tė shenjtė, sepse ėshtė pjesa qė tė pėrket ty dhe bijve tė tu nga flijimet e bėra me zjarr pėr Zotin, sepse kėshtu mė ishte urdhėruar.

LEV 10:14 Gjoksin dhe kofshėn e ofertės sė tundur do t`i hani ti dhe bijtė e tu dhe bijat e tua bashkė me ty, nė njė vend tė pastėr, sepse janė pjesa qė tė pėrket ty dhe bijve tė tu, dhe qė ju ėshtė dhėnė juve nga flijimet e falenderimit tė bijve tė Izraelit.

LEV 10:15 Bashkė me ofertat e dhjamit tė bėra me zjarr, do tė ēohen kofsha e ofertės sė lartė dhe gjoksi i ofertės sė tundur para Zotit; edhe kjo tė pėrket ty dhe bijve tė tu, si njė statut i pėrhershėm, si ka urdhėruar Zoti".

LEV 10:16 Pastaj Moisiu hetoi me kujdes pėr cjapin e flijimit pėr mėkatin; dhe ja, ishte djegur; prandaj u zemėrua kundėr Eleazarit dhe kundėr Ithamarit, bijtė e Aaronit qė kishin mbetur, duke thėnė:

LEV 10:17 "Pse nuk e hėngrėt flijimin pėr mėkatin nė vend tė shenjtė, sepse ėshtė gjė shumė e shenjtė, dhe Zoti ua ka dhėnė me qėllim qė tė sillni padrejtėsinė e asamblesė, qė tė bėni shlyerjen pėr ta pėrpara Zotit?

LEV 10:18 Dhe ja, gjaku i flisė nuk u ēua brenda vendit tė shenjtė; ju duhet ta kishit ngrėnė nė vend tė shenjtė, si kisha urdhėruar".

LEV 10:19 Aaroni i tha pastaj Moisiut: "Ja, sot ata mė kanė ofruar flijimin e tyre pėr mėkatin dhe olokaustin e tyre pėrpara Zotit, dhe mė kanė ndodhur gjėra tė tilla; po tė kisha ngrėnė sot viktimėn e flijimit pėr mėkatin, a do t`i pėlqente kjo syve tė Zotit?".

LEV 10:20 Kur Moisiu i dėgjoi kėto, mbeti i kėnaqur.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase