Main Index: Albanian Bible

 

Leviticus 19

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27]

LEV 19:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

LEV 19:2 "Foli tėrė asamblesė sė bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Jini tė shenjtė, sepse unė Zoti, Perėndia juaj, jam i shenjtė.

LEV 19:3 Secili prej jush tė respektojė nėnėn dhe atin e tij, po kėshtu tė respektojė tė shtunat e mia. Unė jam Zoti Perėndia juaj.

LEV 19:4 Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bėni perėndi me metal tė shkrirė. Unė jam Zoti, Perėndia juaj.

LEV 19:5 Kur t`i ofroni njė flijim falėnderimi Zotit, do ta ofroni nė mėnyrė qė tė pėlqehet.

LEV 19:6 Do tė hahet po atė ditė qė e ofroni dhe ditėn vijuese; dhe nė rast se mbetet diēka deri nė ditėn e tretė, do ta digjni me zjarr.

LEV 19:7 Nė rast se hahet ndonjė pjesė e tij ditėn e tretė ėshtė njė gjė e neveritshme; flijimi nuk do tė pėlqehet.

LEV 19:8 Prandaj kushdo qė e ha do tė rėndohet me fajin e paudhėsisė sė tij, sepse ka pėrdhosur atė qė ėshtė e shenjtė pėr Zotin; ky njeri do tė shfaroset nė mes tė popullit tė tij.

LEV 19:9 Kur do tė korrni tokat tuaja, nuk do tė korrėsh deri nė cepat e arės sate dhe nuk do tė mbledhėsh kallinjtė qė kanė mbetur pas korrjes sate;

LEV 19:10 dhe nė vreshtin tėnd nuk do tė kthehesh prapė, as do tė mbledhėsh bistakėt e mbetur nga vreshti yt; do t`i lėsh pėr tė varfrin dhe pėr tė huajin. Unė jam Zoti, Perėndia juaj.

LEV 19:11 Nuk do tė vidhni, nuk do tė gėnjeni dhe nuk do tė mashtroni njėri-tjetrin.

LEV 19:12 Nuk do tė bėni betim tė rremė nė emrin tim, nuk do tė pėrdhosni emrin e Perėndisė tuaj. Unė jam Zoti.

LEV 19:13 Nuk do tė mundosh fqinjin tėnd dhe as do ta vjedhėsh; mėditjen e punėtorit mos e mbaj te ti deri nė mėngjesin vijues.

LEV 19:14 Nuk do tė mallkosh tė shurdhėrin dhe nuk do tė vėsh asnjė pengesė para tė verbrit, por do tė kesh frikė nga Perėndia yt. Unė jam Zoti.

LEV 19:15 Nuk do tė bėsh padrejtėsi gjatė gjykimit; nuk do tė tregohesh i anshėm me tė varfėrin as do tė nderosh personat e fuqishėm; por do tė gjykosh tė afėrmin tėnd me drejtėsi.

LEV 19:16 Nuk do tė shkosh e tė sillesh duke shpifur nėpėr popullin tėnd, as do tė mbash qėndrim kundėr jetės tė tė afėrmit tėnd. Unė jam Zoti.

LEV 19:17 Nuk do tė urresh vėllanė tėnd nė zemrėn tėnde; qorto gjithashtu fqinjin tėnd, por mos u ngarko me asnjė mėkat pėr shkak tė tij.

LEV 19:18 Nuk do tė hakmerresh dhe nuk do tė mbash mėri kundėr bijve tė popullit tėnd, por do ta duash tė afėrmin tėnd si veten tėnde. Unė jam Zoti.

LEV 19:19 Tė respektoni statutet e mia. Nuk do tė bashkosh kafshė tė llojeve tė ndryshme; nuk do tė mbjellėsh arėn tėnde me lloje tė ndryshme farėrash, nuk do tė veshėsh asnjė palė rroba tė endura me materiale tė ndryshme.

LEV 19:20 Nė qoftė se dikush ka marrėdhėnie seksuale me njė grua qė ėshtė skllave e premtuar njė njeriu, por qė nuk ėshtė shpenguar dhe nuk ka fituar lirinė, do tė dėnohen qė tė dy, por nuk do tė dėnohen me vdekje, sepse ajo nuk ishte e lirė.

LEV 19:21 Burri do t`i ēojė Zotit, nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, njė dash si fli pėr shkeljen;

LEV 19:22 dhe me dashin e flijimit pėr shkeljen prifti do tė bėjė pėr tė shlyerjen pėrpara Zotit pėr mėkatin qė ai ka kryer; dhe mėkati qė ai ka kryer do t`i falet.

LEV 19:23 Kur tė hyni nė vendin tuaj dhe tė keni mbjellė lloj-lloj drurėsh frutorė, do t`i konsideroni frutat e tyre si tė parrethprera; pėr tre vjet do tė jenė pėr ju si tė parrethprera; prandaj nuk duhet tė hahen.

LEV 19:24 Por vitin e katėrt tė gjitha frutat e tyre do tė jenė tė shenjtėruara, do tė jenė pėr lavdinė e Zotit.

LEV 19:25 Vitin e pestė do tė hani frutat e tyre, me qėllim qė prodhimi i tyre tė mund tė rritet. Unė jam Zoti, Perėndia juaj.

LEV 19:26 Nuk do tė hani asgjė qė pėrmban gjak. Nuk do tė zbatoni asnjė lloj shortarie ose magjie.

LEV 19:27 Nuk do t`i prisni rrumbullak flokėt anėve tė kokės, as do tė shkurtosh fundin e mjekrės sate.

LEV 19:28 Nuk do tė bėni asnjė prerje nė mishin tuaj pėr njė tė vdekur, nuk do tė bėni asnjė tatuazh mbi trupin tuaj. Unė jam Zoti.

LEV 19:29 Mos e ndot bijėn tėnde duke e bėrė kurvė, qė vendi tė mos jepet pas kurvėrisė dhe tė mos mbushet me prapėsi.

LEV 19:30 Tė respektoni tė shtunat e mia dhe do tė keni respekt pėr shenjtėroren time. Unė jam Zoti.

LEV 19:31 Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistarėve; mos u konsultoni pėr tė mos u ndotur me anė tė tyre. Unė jam Zoti, Perėndia juaj.

LEV 19:32 Ēohu nė kėmbė para atij qė ka kokėn tė zbardhur, nderoje plakun dhe ki frikė nga Perėndia yt. Unė jam Zoti.

LEV 19:33 Kur njė i huaj banon bashkė me ju nė vendin tuaj, mos e trajtoni keq.

LEV 19:34 Tė huajin qė banon midis jush ta trajtoni njėlloj si ai qė ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tėnde, sepse edhe ju ishit tė huaj nė vendin e Egjiptit. Unė jam Zoti, Perėndia juaj.

LEV 19:35 Nuk do tė bėni padrejtėsi nė gjykime, pėrsa u pėrket masave tė gjatėsisė, tė peshės dhe tė kapacitetit.

LEV 19:36 Do tė keni peshore tė sakta, pesha tė sakta, efa tė saktė, hin tė saktė. Unė jam Zoti, Perėndia juaj qė ju nxori nga vendi i Egjiptit.

LEV 19:37 Do tė respektoni, pra, tė gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t`i vini nė zbatim. Unė jam Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase