Main Index: Albanian Bible

 

Leviticus 20

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27]

LEV 20:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

LEV 20:2 "Do t`u thuash bijve tė Izraelit: Cilido nga bijtė e Izraelit ose nga tė huajt qė banojnė nė Izrael do qė t`i japė Molekut ndonjė nga trashėgimtarėt e tij, do tė dėnohet me vdekje; populli i vendit do ta vrasė me gurė.

LEV 20:3 Unė vet do ta kthej fytyrėn time kundėr kėtij njeriu dhe do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij, sepse i ka dhėnė Molekut disa nga trashėgimtarėt e tij pėr tė ndotur shenjtėroren time dhe pėr tė pėrdhosur emrin tim tė shenjtė.

LEV 20:4 Dhe nė rast se populli i vendit mbyll sytė para kėtij njeriu, kur ai i jep trashėgimtarėt e tij Molekut, dhe nuk e dėnon me vdekje,

LEV 20:5 do tė jem unė qė do ta kthej fytyrėn time kundėr kėtij njeriu dhe kundėr familjes sė tij, do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij atė dhe tėrė ata qė kurvėrohen me tė, duke u shitur para Molekut.

LEV 20:6 Dhe nė rast se njė person u drejtohet mediumeve dhe magjistarėve pėr t`u kurvėruar pas tyre, unė do ta kthej fytyrėn time kundėr kėtij personi dhe do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij.

LEV 20:7 Shenjtėrohuni, pra, dhe qofshi tė shenjtė, sepse unė jam Zoti, Perėndia juaj.

LEV 20:8 Respektoni statutet e mia dhe i vini nė zbatim. Unė jam Zoti qė ju shenjtėron.

LEV 20:9 Kushdo qė mallkon tė atin ose tė ėmėn, do tė dėnohet me vdekje, sepse ka mallkuar tė atin o tė ėmėn; gjaku i tij do tė bjerė mbi tė.

LEV 20:10 Nė rast se ndonjėri shkel kurorėn me gruan e njė tjetri, nė qoftė se shkel kurorėn me gruan e fqinjit tė tij, shkelėsi dhe shkelėsja e kurorės do tė dėnohen me vdekje.

LEV 20:11 Nė qoftė se dikush bie nė shtrat me gruan e atit tė tij, ai zbulon lakuriqėsinė e tė atit; prandaj qė tė dy do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta.

LEV 20:12 Nė rast se dikush bie nė shtrat me nusen e birit tė tij, qė tė dy do tė dėnohen me vdekje; kanė kryer njė degjenerim tė neveritshėm; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta.

LEV 20:13 Nė qoftė se dikush ka marrėdhėnie seksuale me njė burrė ashtu si ato qė bėhen me njė grua, qė tė dy kanė kryer njė degjenerim tė neveritshėm, do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta.

LEV 20:14 Nė qoftė se dikush merr pėr grua bijėn dhe nėnėn e saj, kemi njė incest; do tė digjen nė zjarr si ai ashtu dhe ato, me qėllim qė tė mos ketė incest midis jush.

LEV 20:15 Nė rast se njė burrė bashkohet me njė kafshė, ai do tė dėnohet me vdekje; do tė vritet edhe kafsha.

LEV 20:16 Nė rast se njė grua i afrohet njė kafshe pėr t`u bashkuar me tė, do tė vrasėsh gruan dhe kafshėn; do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta.

LEV 20:17 Nė qoftė se dikush merr motrėn e vet, bijėn e atit tė tij ose bijėn e nėnės sė tij dhe sheh lakuriqėsinė e saj dhe ajo sheh lakuriqėsinė e tij, ky ėshtė njė turp; tė dy do tė shfarosen nė sytė e bijve tė popullit tė tyre; ai ka zbuluar lakuriqėsinė e motrės sė vet; do tė mbajė dėnimin e paudhėsisė sė tij.

LEV 20:18 Nė rast se dikush bie nė shtrat me njė grua gjatė kohės sė zakoneve tė saj dhe zbulon lakuriqėsinė e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut tė vet; qė tė dy do tė shfarosen nė mes tė popullit tė tyre.

LEV 20:19 Nuk do tė zbulosh lakuriqėsinė e motrės sė nėnės sate ose tė motrės sė atit tėnd, sepse nė kėtė mėnyrė zbulohet lakuriqėsia e njė tė afėrmi tė njė gjaku; qė tė dy do tė mbajnė dėnimin e paudhėsisė sė tyre.

LEV 20:20 Nė qoftė se dikush bie nė shtrat me gruan e ungjit tė tij, ai zbulon lakuriqėsinė e ungjit tė tij; qė tė dy do tė mbajnė dėnimin pėr mėkatin e tyre; do tė vdesin pa fėmijė.

LEV 20:21 Nė qoftė se dikush merr gruan e vėllait tė tij, kjo ėshtė njė gjė e papastėr; ai ka zbuluar lakuriqėsinė e vėllait tė tij; nuk do tė kenė fėmijė.

LEV 20:22 Do tė respektoni, pra, tė gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t`i vini nė zbatim, me qėllim qė vendi ku po ju ēoj tė banoni tė mos ju vjellė jashtė.

LEV 20:23 Dhe nuk do tė ndiqni zakonet e kombeve qė unė po bėhem gati t`i pėrzė pėrpara jush; ata i kanė bėrė tėrė kėto gjėra, prandaj unė i urrej.

LEV 20:24 Por juve ju thashė: Ju do tė shtini nė dorė vendin e tyre; do t`ju jap si pronė; ėshtė njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė. Unė jam Zoti, Perėndia juaj, qė ju ka ndarė nga popujt e tjerė.

LEV 20:25 Do tė dalloni, pra, kafshėt e pastra nga ato tė papastra, zogjtė e pastėr nga ata tė papastėr, dhe nuk do bėheni tė neveritshėm duke ngrėnė kafshė, zogj o ēfarėdo gjė qė hiqet zvarrė mbi tokė dhe qė unė i kam veēuar pėr ju si tė papastra.

LEV 20:26 Dhe do tė jeni tė shenjtė pėr mua, sepse unė, Zoti, jam i shenjtė, dhe ju kam ndarė nga popujt e tjerė me qėllim qė tė jeni tė mitė.

LEV 20:27 Nė qoftė se njė burrė apo njė grua ėshtė medium apo magjistar, ata do tė dėnohen pa tjetėr me vdekje; do t`i vrisni me gurė; gjaku i tyre do tė bjerė mbi ta".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase