Main Index: Albanian Bible

 

Leviticus 17

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27]

LEV 17:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

LEV 17:2 "Foli Aaronit, bijve tė tij dhe tė gjithė bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Kjo ėshtė ajo qė Zoti ka urdhėruar, duke thėnė:

LEV 17:3 Kushdo nga shtėpia e Izraelit ther njė ka ose njė qengj apo njė dhi brenda kampit, ose jashtė kampit,

LEV 17:4 dhe nuk e ēon nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjes pėr ta paraqitur si njė ofertė pėr Zotin pėrpara tabernakullit tė Zotit, do tė mbahet si fajtor gjaku; ka derdhur gjak dhe ky njeri do tė shfaroset nė mes tė popullit tė tij;

LEV 17:5 dhe kjo me qėllim qė bijtė e Izraelit, nė vend qė tė flijojnė flitė e tyre nė fusha, t`ia ēojnė Zotit nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, priftit, dhe t`ia ofrojnė Zotit si flijim falėnderimi.

LEV 17:6 Prifti do tė spėrkasė gjakun mbi altarin e Zotit, nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes, dhe do tė tymosė dhjamin me erė shumė tė kėndshme pėr Zotin.

LEV 17:7 Ata nuk do t`i ofrojnė mė flijimet e tyre demonėve, prapa tė cilėve janė poshtėruar. Ky do tė jetė pėr ta njė ligj i pėrjetshėm, pėr gjithė brezat e tyre.

LEV 17:8 U thuaj akoma: "Cilido burrė i shtėpisė sė Izraelit ose nga tė huajt qė banojnė midis jush tė ofrojė njė olokaust apo njė flijim,

LEV 17:9 dhe po tė mos e ēojė nė hyrjen e ēadrės sė mbledhjes pėr t`ia ofruar Zotit, ky njeri do tė shfaroset nė mes tė popullit tė tij.

LEV 17:10 Nė rast se dikush nga shtėpia e Izraelit apo nga tė huajt qė banojnė midis jush ha ēfarėdo lloj gjaku, unė do ta kthej fytyrėn time kundėr atij qė ha gjak dhe do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij.

LEV 17:11 Sepse jeta e mishit ėshtė nė gjak. Prandaj ju kam urdhėruar ta vini mbi altar pėr tė bėrė shlyerjen pėr jetėn tuaj, sepse ėshtė gjaku qė bėn shlyerjen e fajit pėr jetėn.

LEV 17:12 Prandaj u kam thėnė bijve tė Izraelit: asnjėri prej jush nuk ka pėr tė ngrėnė gjak; as i huaji qė banon midis jush nuk ka pėr tė ngrėnė gjak".

LEV 17:13 Dhe nė qoftė se ndonjė prej bijve tė Izraelit ose tė tė huajve qė banojnė midis jush zė nė gjah njė kafshė ose njė zog qė mund tė hahet, do tė derdhė gjakun e tij dhe do ta mbulojė me dhe;

LEV 17:14 sepse ėshtė jeta e ēdo mishi; gjaku i tij mban jetėn e tij. Prandaj u kam thėnė bijve tė Izraelit: "Nuk do tė hani gjakun e asnjė mishi, sepse jeta e ēdo mishi ėshtė gjaku i tij; kushdo qė do ta hajė do tė shfaroset".

LEV 17:15 Dhe ēfarėdo personi, qoftė i lindur nė vend apo i huaj, qė ha njė kafshė tė ngordhur nė mėnyrė natyrale apo tė shqyer, do tė lajė rrobat dhe do tė lahet vetė me ujė, dhe ka pėr tė qenė i papastėr deri nė mbrėmje; pastaj do tė jetė i pastėr.

LEV 17:16 Por nė rast se nuk lan rrobat e tij dhe nuk lan trupin e tij, do tė mbajė fajin e paudhėsisė sė tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase