Main Index: Albanian Bible

 

Leviticus 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27]

LEV 23:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

LEV 23:2 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Ja festat e Zotit, qė ju do t`i shpallni si mbledhje tė shenjta. Festat e mia janė kėto:

LEV 23:3 Do tė punohet gjashtė ditė, por dita e shtatė ėshtė njė e shtunė pushimi dhe mbledhjeje tė shenjtė. Atė ditė nuk do tė bėni asnjė punė; ėshtė e shtuna e shenjtėruar Zotit nė tė tėra vendet ku do tė banoni.

LEV 23:4 Kėto janė festat e Zotit, mbledhjet e shenjta qė ju do t`i shpallni nė kohėn e tyre.

LEV 23:5 Muajin e parė, ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit, midis dy mbrėmjeve, bien Pashkėt e Zotit;

LEV 23:6 dhe ditėn e pesėmbėdhjetė tė po atij muaji bie festa e bukės sė ndorme pėr nder tė Zotit; pėr shtatė ditė do tė hani bukė tė ndorme.

LEV 23:7 Ditėn e parė do tė bėni njė mbledhje tė shenjtė; nuk do tė bėni atė ditė asnjė punė tė rėndė;

LEV 23:8 dhe pėr shtatė ditė do t`i ofroni Zotit flijime tė bėra me zjarr. Ditėn e shtatė do tė bėhet njė mbledhje e shenjtė; gjatė asaj dite nuk do tė bėni asnjė punė tė rėndė".

LEV 23:9 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

LEV 23:10 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj: Kur do tė hyni nė vendin qė unė po ju jap dhe do tė kryeni tė korrat, do t`i ēoni priftit njė demet si prodhim i parė i korrjes suaj;

LEV 23:11 Ai do ta tundė demetin pėrpara Zotit pėr ju, me qėllim qė tė pėlqehet; prifti do ta tundė njė ditė pas sė shtunės.

LEV 23:12 Ditėn gjatė sė cilės do tė tundni demetin, do t`i ofroni njė qengj motak, pa tė meta, si olokaust pėr Zotin.

LEV 23:13 Blatimi i ushqimit qė do ta shoqėrojė do tė jetė dy tė dhjeta tė efės majė mielli tė pėrzier me vaj, si flijim i bėrė me zjarr, me njė erė tė kėndshme pėr Zotin; libacioni do tė jetė njė ēerek hin verė.

LEV 23:14 Nuk do tė hani as bukė, as grurė tė pjekur, as kallėza tė freskėta, deri nė atė ditė, deri sa tė mos keni ēuar ofertėn e Perėndisė tuaj. Ky ėshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaja, nė tė gjitha vendet ku do tė banoni.

LEV 23:15 Nga dita pas sė shtunės, domethėnė nga dita qė keni ēuar demetin e ofertės sė tundur, do tė numėroni shtatė tė shtuna tė plota.

LEV 23:16 Do tė numėroni pesėdhjetė ditė deri nė ditėn pas sė shtunės sė shtatė, pastaj do t`i ofroni Zotit njė blatim tė ri ushqimi.

LEV 23:17 Do tė ēoni nė banesat tuaja dy bukė pėr njė ofertė tė tundur prej dy tė dhjeta tė efės majė mielli; ato do tė jenė pjekur me maja, si prodhime tė para tė ofruara pėr Zotin.

LEV 23:18 Sė bashku me kėto bukė do tė ofroni shtatė qengja motakė pa tė meta, njė dem tė vogėl dhe dy desh; ata do tė jenė njė olokaust pėr Zotin sė bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e tyre; do tė jetė njė flijim me erė tė kėndshme i bėrė me zjarr pėr Zotin.

LEV 23:19 Pastaj do tė ofroni njė cjap si fli pėr mėkatin dhe dy qengja motakė si flijim falėnderimi.

LEV 23:20 Prifti do t`i tundė bashkė me bukėn e prodhimit tė parė dhe me dy qengjat, si ofertė e tundur pėrpara Zotit; ata do t`i shenjtėrohen Zotit dhe do t`i takojnė priftit.

LEV 23:21 Po atė ditė do tė shpallni njė mbledhje tė shenjtė. nuk do tė bėni atė ditė asnjė punė tė rėndė. Éshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaj, nė tė gjitha vendet ku do tė banoni.

LEV 23:22 Kur do tė korrni tė mbjellat e tokės suaj, nuk do tė korrni deri nė cepat e arės sate dhe nuk do tė mblidhni kallinjtė qė kanė mbetur pas; do t`i lini pėr tė varfrin dhe pėr tė huajin. Unė jam Zoti, Perėndia juaj".

LEV 23:23 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

LEV 23:24 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj: Nė muajin e shtatė, ditėn e parė tė muajit do tė bėni njė pushim solemn, njė kremtim festiv tė njoftuar me buri, njė mbledhje tė shenjtė.

LEV 23:25 Nuk do tė bėni nė atė ditė asnjė punė tė rėndė dhe do t`i ofroni Zotit disa flijime tė bėra me zjarr".

LEV 23:26 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

LEV 23:27 "Dita e dhjetė e kėtij muaji tė shtatė do tė jetė dita e shlyerjes sė mėkateve. Do tė ketė pėr ju njė mbledhje tė shenjtė; do tė pėrulni shpirtin tuaj dhe do t`i ofroni Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr.

LEV 23:28 Gjatė kėsaj dite nuk do kryeni asnjė punė, sepse ėshtė dita e shlyerjes pėr ju pėrpara Zotit, Perėndisė tuaj.

LEV 23:29 Sepse ēdo njeri qė nė kėtė ditė nuk pėrulet, do tė shfaroset nė mes tė popullit tė tij.

LEV 23:30 Dhe ēdo person qė gjatė kėsaj dite do tė bėjė ēfarėdo pune, unė, kėtė person do ta shfaros nė mes tė popullit tė tij.

LEV 23:31 Nuk do tė kryeni asnjė punė. Éshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaj, nė tė gjitha vendet ku do tė banoni.

LEV 23:32 Do tė jetė pėr ju njė e shtunė pushimi, gjatė sė cilės do tė pėrulni shpirtin tuaj; ditėn e nėntė tė muajit, nga mbrėmja deri nė mbrėmjen vijuese, do tė kremtoni tė shtunėn tuaj".

LEV 23:33 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

LEV 23:34 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Dita e pesėmbėdhjetė e kėtij muaji tė shtatė do tė jetė festa e kasolleve pėr shtatė ditė, pėr nder tė Zotit.

LEV 23:35 Ditėn e parė do tė bėhet njė mbledhje e shenjtė; nuk do tė bėni gjatė kėsaj dite asnjė punė tė rėndė.

LEV 23:36 Shtatė ditė me radhė do t`i ofroni Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr. Ditėn e tetė do tė keni njė mbledhje tė shenjtė dhe do t`i ofroni Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr. Éshtė dita e kuvendit madhėshtor, nuk do tė bėni gjatė kėsaj dite asnjė punė tė rėndė.

LEV 23:37 Kėto janė festat e Zotit qė ju do t`i shpallni si mbledhje tė shenjta, pėr t`i ofruar Zotit njė flijim tė bėrė me zjarr, njė olokaust dhe njė blatim ushqimi, njė viktimė dhe libacione, ēdo gjė nė ditėn e caktuar,

LEV 23:38 pėrveē tė shtunave tė Zotit, pėrveē dhuratave dhe kushteve tuaja sipas dėshirės qė do t`i paraqisni Zotit.

LEV 23:39 Pėrveē kėsaj ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit tė shtatė, kur tė keni vjelur prodhimet e tokės, do tė kremtoni njė festė pėr Zotin shtatė ditė me radhė; dita e parė do tė jetė njė ditė pushimi dhe dita e tetė do tė jetė gjithashtu njė ditė pushimi.

LEV 23:40 Ditėn e parė do tė mblidhni frutat e drurėve madhėshtorė: degė palme, degė me gjethe tė dendura dhe shelgje pėrrenjsh, dhe do tė gėzoheni pėrpara Zotit, Perėndisė tuaj, shtatė ditė me radhė.

LEV 23:41 Do ta kremtoni kėtė festė pėr nder tė Zotit shtatė ditė pėr ēdo vit. Éshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr tė gjithė brezat tuaj. Do ta kremtoni muajin e shtatė.

LEV 23:42 Do tė banoni nė kasolle shtatė ditė me radhė; tė gjithė ata qė kanė lindur nė Izrael do tė banojnė nė kasolle,

LEV 23:43 me qėllim qė pasardhėsit tuaj tė dinė qė unė i kam detyruar bijtė e Izraelit tė banojnė nė kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Unė jam Zoti, Perėndia juaj".

LEV 23:44 Kėshtu Moisiu u njoftoi bijve tė Izraelit festat e Zotit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase