Main Index: Albanian Bible UTF8

 

John 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JN 7:1 Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.

JN 7:2 Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.

JN 7:3 Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën.

JN 7:4 Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''.

JN 7:5 Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.

JN 7:6 Atëherë Jezusi u tha aytre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.

JN 7:7 Bota nuk mund t'ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.

JN 7:8 Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar''.

JN 7:9 Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.

JN 7:10 Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.

JN 7:11 Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ''Ku është ai?''.

JN 7:12 Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ''Ai është i mirë!''. Të tjerë thoshnin: ''Jo, madje ai e mashtron popullin''.

JN 7:13 Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.

JN 7:14 Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.

JN 7:15 Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ''Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?''.

JN 7:16 Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ''Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.

JN 7:17 Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.

JN 7:18 Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.

JN 7:19 A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?''.

JN 7:20 Turma u përgjigj dhe tha: ''Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?''.

JN 7:21 Jezusi u përgjigj dhe u tha: ''Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.

JN 7:22 Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.

JN 7:23 Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?

JN 7:24 Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!''

JN 7:25 Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: ''A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?

JN 7:26 E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?

JN 7:27 Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është''.

JN 7:28 Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: ''Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s'kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.

JN 7:29 Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi''.

JN 7:30 Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s'kishte ardhur akoma.

JN 7:31 Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: ''Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?''.

JN 7:32 Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.

JN 7:33 Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.

JN 7:34 Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini''.

JN 7:35 Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: ''Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?

JN 7:36 Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?''.

JN 7:37 Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ''Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.

JN 7:38 Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë''.

JN 7:39 Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.

JN 7:40 Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ''Ky është me të vërtetë Profeti!''.

JN 7:41 Të tjerë thoshnin: ''Ky është Krishti''. Kurse të tjerë thoshnin: ''Vallë nga Galilea vjen Krishti?

JN 7:42 A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?''.

JN 7:43 Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.

JN 7:44 Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.

JN 7:45 Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ''Pse nuk e sollët?''.

JN 7:46 Rojet u përgjigjen: ''Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri''.

JN 7:47 Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ''Mos u gënjyet edhe ju?

JN 7:48 Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?

JN 7:49 Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''.

JN 7:50 Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:

JN 7:51 ''Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç'ka bërë ai?''.

JN 7:52 Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s'ka dalë kurrë profet''.

JN 7:53 Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase