Main Index: Albanian Bible

 

1 Samuel 31

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

1SAM 31:1 Filistejtė u ndeshėn me Izraelin dhe Izraelitėt ua mbathėn para Filistejve, dhe ranė tė vrarė nė malin Gilboa.

1SAM 31:2 Filistejtė ndoqėn me furi Saulin dhe bijtė e tij; kėshtu Filistejtė vranė Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuahun, bij tė Saulit.

1SAM 31:3 Beteja u ashpėrsua kundėr Saulit; harkėtarėt e arritėn dhe ai u plagos rėndė prej tyre.

1SAM 31:4 Sauli i tha shėrbėtorėve tė tij: "Nxirre shpatėn tėnde dhe mė shpo me tė; tė mos vinė kėta tė parrethprerė tė mė shpojnė dhe tė tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta kryejė kėtė veprim, sepse e kishte zėnė njė frikė e madhe. Atėherė Sauli mori shpatėn dhe u hodh mbi tė.

1SAM 31:5 Kur shqyrtari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hosh mbi shpatėn e vet dhe vdiq me tė.

1SAM 31:6 Kėshtu po atė ditė vdiqėn bashkė Sauli, tre bijtė e tij, shqyrtari dhe tėrė njerėzit e tij.

1SAM 31:7 Kur Izraelitėt qė ndodheshin matanė luginės dhe matanė Jordanit panė qė njerėzit e Izraelit ua kishin mbathur me vrap dhe qė Sauli dhe bijtė e tij kishin vdekur, braktisėn qytetet dhe ua mbathėn. Atėherė erdhėn Filistejtė dhe u vendosėn aty.

1SAM 31:8 Tė nesėrmen Filistejtė erdhėn pėr tė zhveshur tė vrarėt dhe gjetėn Saulin dhe tre bijtė e tij tė rėnė nė malin Gilboa.

1SAM 31:9 I prenė kokėn Saulit, e zhveshėn nga armatimi i tij dhe dėrguan lajmėtarė nė tėrė vendin e Filistejve pėr ta ēuar lajmin nė tempullin e idhujve tė tyre dhe popullit.

1SAM 31:10 E vendosėn pastaj armaturėn e tij nė tempullin e Ashtarothit dhe e varėn kufomėn e tij nė muret e Beth-Shanit.

1SAM 31:11 Por kur banorėt e Jabeshit tė Galaadit mėsuan atė qė Filistejtė i kishin bėrė Saulit,

1SAM 31:12 tėrė njerėzit trima u ngritėn, ecėn tėrė natėn dhe hoqėn nga muret e Beth-Shanit kufomėn e Saulit dhe kufomat e bijve tė tij; pastaj u kthyen nė Jabesh dhe kėtu i dogjėn ato.

1SAM 31:13 Pastaj muarrėn kockat e tyre, i varrosėn poshtė marinės nė Jabesh dhe agjėruan shtatė ditė me radhė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase