Main Index: Albanian Bible

 

1 Samuel 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

1SAM 16:1 Zoti i tha Samuelit: "Deri kur do tė mbash zi pėr Saulin, kurse unė e kam hedhur poshtė qė mos mbretėrojė mbi Izrael? Mbushe me vaj bririn tėnd dhe nisu; po tė dėrgoj tek Isai, Betlemiti, sepse kam zgjedhur njė mbret midis bijve tė tij".

1SAM 16:2 Samueli u pėrgjigj: "Si mund tė shkoj? Sauli ka pėr ta mėsuar dhe do tė mė vrasė". Zoti tha: "Do tė marėsh me vete njė mėshqerre dhe do tė thuash: "Kam ardhur pėr t`i ofruar njė flijim Zotit".

1SAM 16:3 Do tė ftosh Isain nė ceremoninė e flijimit, unė do tė tė tregoj atė qė duhet tė bėsh, dhe ti ke pėr tė vajosur atė qė do tė tė them unė".

1SAM 16:4 Kėshtu Samueli bėri atė qė i kishte thėnė Zoti dhe shkoi nė Betlem; pleqtė e qytetit i dolėn pėrpara duke u dridhur dhe i thanė: "Po na vjen nė mėnyrė paqėsore?".

1SAM 16:5 Ai u pėrgjegj "Vij nė mėnyrė paqėsore; kam ardhur pėr t`i ofruar njė flijim Zotit; pastrohuni dhe ejani me mua nė flijim". Vuri tė pastrohen edhe Isain dhe bijtė e tij dhe i ftoi nė flijim.

1SAM 16:6 Kur ata arritėn, ai ia vuri syrin Eliabit dhe tha: "Me siguri i vajosuri i Zotit ėshtė para tij".

1SAM 16:7 Por Zoti i tha Samuelit: "Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatėsinė, sepse unė e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrėn".

1SAM 16:8 Atėherė Isai thirri Abinadabin dhe e bėri tė kalojė pėrpara Samuelit; por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as kėtė".

1SAM 16:9 Pastaj Isai bėri tė kalojė Shamahu, por Samueli tha: "Zoti nuk zgjodhi as kėtė".

1SAM 16:10 Kėshtu Isai bėri tė kalojnė shtatė nga bijtė e tij pėrpara Samuelit; por Samueli i tha Isait: "Zoti nuk zgjodhi asnjė prej tyre".

1SAM 16:11 Pastaj Samueli i tha Isait: "A janė kėtu tėrė bijtė e tu?". Ai u pėrgjigj: "Mungon mė i riu qė tani ėshtė duke kullotur delet". Samueli i tha Isait: "Dėrgo ta sjellin, sepse nuk do tė shtrohemi nė tryezė para se ai tė vijė kėtu".

1SAM 16:12 Atėherė ai dėrgoi njerėz ta marrin. Davidi ishte kuqalash, me sy tė bukur dhe pamje tė hijshme. Dhe Zoti tha: "Ngrihu, vajose se ai ėshtė".

1SAM 16:13 Atėherė Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para vėllezėrve tė tij; qė nga ajo ditė Fryma e Zotit zbriti te Davidi. Pastaj Samueli u ngrit dhe shkoi nė Ramah.

1SAM 16:14 Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe njė frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit.

1SAM 16:15 Shėrbėtorėt e Saulit i thanė "Ja, njė frym i keq tė shqetėson nga ana e Perėndisė.

1SAM 16:16 Zoti ynė tė urdhėrojė, pra, qė shėrbėtorėt e tu qė rrinė pėrpara teje tė gjejnė njė njeri qė i bie mirė harpės; kur pastaj fryma e keq nga ana e Perėndisė do tė tė zotėrojė, ai do t`i bjerė harpės dhe ti do ta ndjesh veten mirė".

1SAM 16:17 Sauli u tha shėrbėtorėve tė tij: "Mė gjeni njė njeri qė i bie mirė dhe ma sillni".

1SAM 16:18 Atėherė njė nga shėrbėtorėt filloi tė thotė: Ja, unė pashė njė nga bijtė e Isait, Betlemitit, qė i bie mirė dhe qė ėshtė njė njeri i fortė dhe trim, i shkathėt nė luftim, gojėtar i hijshėm; dhe Zoti ėshtė me tė".

1SAM 16:19 Sauli, pra, i dėrgoi lajmėtarė Isait pėr t`i thėnė: "Mė dėrgo birin tėnd Davidin, qė ėshtė me kopenė".

1SAM 16:20 Atėherė Isai mori njė gomar tė ngarkuar me bukė, njė calik me verė, njė kec dhe ia dėrgoi Saulit me anė tė Davidit, birit tė tij.

1SAM 16:21 Davidi arriti te Sauli dhe hyri nė shėrbim tė tij; Saulit i hyri nė zemėr dhe e bėri shqyrtar tė tij.

1SAM 16:22 Sauli dėrgoi pastaj t`i thonė Isait: "Tė lutem, lėre Davidin nė shėrbimin tim, sepse ai gėzon hirin tim".

1SAM 16:23 Kur fryma e keq nga ana e Perėndisė sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harpėn dhe i binte; atėherė Sauli e ndjente veten tė qetėsuar dhe mė mirė dhe fryma e keqe largohej prej tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase