Main Index: Albanian Bible

 

1 Samuel 8

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

1SAM 8:1 Kur Samueli u plak emėroi bijtė e tij si gjyqtarė tė Izraelit.

1SAM 8:2 I parėlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit nė Beer-Sheba.

1SAM 8:3 Por bijtė e tij nuk ndoqėn shembėllin e tij, u larguan nga rruga e drejtė duke siguruar fitime tė palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtėsinė.

1SAM 8:4 Atėherė tėrė pleqtė e Izraelit u mblodhėn, erdhėn te Samueli nė Ramah,

1SAM 8:5 dhe i thanė: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtė e tu nuk ndjekin gjurmėt e tua; prandaj cakto mbi ne njė mbret qė tė na qeverisė ashtu siē ndodh nė tė gjitha kombet".

1SAM 8:6 Por kjo nuk i pėlqeu Samuelit, sepse ata kishin thėnė: "Na jep njė mbret qė tė na qeverisė". Prandaj Samueli iu lut Zotit.

1SAM 8:7 Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dėgjo zėrin e popullit pėr tė gjitha ato qė tė thotė, sepse ata nuk tė kanė hedhur poshtė ty, por kanė hedhur poshtė mua, me qėllim qė unė tė mos mbretėroj mbi ta.

1SAM 8:8 Sillen me ty, ashty siē kanė bėrė gjithnjė nga dita qė i nxora nga Egjipti e deri mė sot: mė kanė braktisur pėr t`u shėrbyer perėndive tė tjera.

1SAM 8:9 Tani, pra, dėgjo kėrkesėn e tyre, por lajmėroi solemnisht dhe shpallju tė drejtat e mbretit qė do tė sundojė mbi ta".

1SAM 8:10 Kėshtu Samueli i tregoi tėrė fjalėt e Zotit drejtuar popullit qė i kėrkonte njė mbret.

1SAM 8:11 Dhe tha: "Kėto do tė jenė tė drejtat e mbretit qė do tė mbretėrojė mbi ju. Ai do t`i marrė bijtė tuaj dhe do t`i caktojė nė qerret e tij, me qėllim qė tė bėhen kalorės tė tij dhe tė vrapojnė pėrpara qerreve;

1SAM 8:12 pėr t`i bėrė ata kapidanė tė mijėshėve dhe tė pesėdhjetėshėve, pėr t`i vėnė ata t`i lėrojnė arat, t`i korrin tė lashtat, t`i prodhojnė armė lufte dhe vegla pėr qerret e tij.

1SAM 8:13 Do tė marrė bijat tuaja pėr t`i bėrė parfumiere, gjellbėrėse dhe furrtare.

1SAM 8:14 Do tė marrė arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; mė tė mirat qė keni, pėr t`ua dhėnė eunukėve dhe shėrbėtorėve tė tij.

1SAM 8:15 Do tė marrė tė dhjetėn e farėrave dhe tė vreshtave tuaja pėr t`ua dhėnė eunukėve dhe shėrbėtorėve tė tij.

1SAM 8:16 Do tė marrė shėrbėtorėt, shėrbėtoret, tė rinjtė tuaj mė tė mirė dhe gomarėt qė keni pėr t`i pėrdorur nė punimet e tij.

1SAM 8:17 Do tė marrė edhe tė dhjetėn e kopeve tuaja, dhe ju do tė jeni skllevėrit e tij.

1SAM 8:18 Atė ditė ju do tė ulėrini pėr shkak tė mbretit qė keni pėr vete, por Zoti nuk do t`ju pėrgjigjet".

1SAM 8:19 Me gjithatė populli nuk deshi t`i dėgjojė fjalėt e Samuelit dhe tha: "Jo, do tė kemi njė mbret mbi ne.

1SAM 8:20 Kėshtu do tė jemi edhe ne si gjithė kombet; mbreti ynė do tė na qeverisė, do tė na dalė nė krye dhe do tė luftojė nė betejat tona".

1SAM 8:21 Samueli i dėgjoi tėrė fjalėt e popullit dhe ia tregoi Zotit.

1SAM 8:22 Zoti i tha Samuelit: "Dėgjoje kėrkesėn e tyre dhe cakto njė mbret mbi ta". Atėherė Samueli u tha njerėzve tė Izraelit: "Secili tė kthehet nė qytetin e tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase