Main Index: Albanian Bible

 

1 Samuel 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

1SAM 7:1 Atėherė njerėzit e Kiriath-Jearimit erdhėn, e ēuan lart arkėn e Zotit dhe e vendosėn nė shtėpinė e Abinadadit nė kodėr, dhe shenjtėruan tė birin Eleazarin qė tė ruante arkėn e Zotit.

1SAM 7:2 Shumė kohė kishte kaluar nga dita qė arka ishte vendosur nė Kiriath-Jearim; kishin kaluar njėzet vjet dhe tėrė shtėpia e Izraelit i ankohej Zotit.

1SAM 7:3 Atėherė Samueli i foli tėrė shtėpisė sė Izraelit, duke thėnė: "Nė rast se ktheheni tek Zoti me gjithė zemėr, hiqni nga gjiri juaj perėnditė e huaja dhe Ashtarithin dhe mbani zemrėn tuaj tek Zoti dhe

1SAM 7:4 Kėshtu bijtė e Izraelit hoqėn mėnjanė Baalėt dhe Ashtarothėt dhe i shėrbyen vetėm Zotit.

1SAM 7:5 Pastaj Samueli tha: "Mblidhni tėrė Izraelin nė Mitspah dhe unė do t`i lutem Zotit pėr ju".

1SAM 7:6 Kėshtu ata u mblodhėn nė Mitspah, morėn ujė dhe e derdhėn pėrpara Zotit; pastaj po atė ditė agjėruan dhe atje thanė: "Kemi mėkatuar kundėr Zotit". Samueli i gjykoi bijtė e Izraelit nė Mitspah.

1SAM 7:7 Kur Filistejtė mėsuan qė bijtė e Izraelit ishin mbledhur nė Mitspah, princat e Filistejve u nisėn kundėr Izraelit. Kur bijtė e Izraelit dėgjuan kėtė patėn frikė nga Filistejtė.

1SAM 7:8 Atėherė bijtė e Izraelit i thanė Samuelit: "Mos e ndėrpre klithmėn tėnde pėr neve tek Zoti, qė ai tė na shpėtojė nga duart e Filistejve".

1SAM 7:9 Kėshtu Samueli mori njė qengj pirės dhe e ofroi tėrėsisht si olokaust Zotit; Samueli i thirri Zotit pėr Izraelin dhe Zoti ia plotėsoi kėrkesėn.

1SAM 7:10 Ndėrsa Samueli ofronte olokaustin, Filistejtė u afruan pėr tė sulmuar Izraelin; por Zoti bubulloi me buēimė tė madhe kundėr Filistejve dhe i ngatėrroi deri nė atė pikė sa u mundėn para Izraelit.

1SAM 7:11 Njerėzit e Izraelit dolėn nga Mitspahu, i ndoqėn Filistejtė dhe i mundėn deri poshtė Beth-Karit.

1SAM 7:12 Atherė Samueli mori njė gur e ngriti midis Mitspahut dhe Shenit dhe e quajti Eben-Ezer, duke thėnė: "Deri kėtu Zoti na ka ndihmuar".

1SAM 7:13 Kėshtu Filistejtė u poshtėruan dhe nuk u kthyen mė tė shkelin territorin e Izraelit; dhe dora e Zotit u ngrit kundėr Filistejve gjatė gjithė kohės sė Samuelit.

1SAM 7:14 Edhe qytetet qė Filistejtė i kishin marrė Izraelit iu kthyen Izraelit, nga Ekroni deri nė Gath. Izraeli ēliroi territorin e tij nga duart e Filistejve. Dhe u vendos paqja midis Izraelit dhe Amorejve.

1SAM 7:15 Samueli qe gjykatės i Izraelit gjatė gjithė jetės sė tij.

1SAM 7:16 Ēdo vit ai i binte pėrqark Bethelit, Gilgalit dhe Mitspahut dhe ushtronte funksionin e gjyqtarit tė Izraelit mbi tėrė kėto vende.

1SAM 7:17 Pastaj kthehej nė Ramah, sepse aty ishte shtėpia e tij. Aty e gjykonte Izraelin dhe po aty ngriti njė altar pėr Zotin.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase