Main Index: Albanian Bible

 

1 Samuel 25

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

1SAM 25:1 Pastaj Samueli vdiq, dhe tėrė Izraeli u mblodh dhe e qau, e varrosėn nė shtėpinė e tij nė Ramah. Atėherė Davidi u ngrit dhe zbriti nė shkretėtirėn e Paranit.

1SAM 25:2 Nė Maon jetonte njė njeri pronat e tė cilit ndodheshin nė Karmel; ky njeri ishte shumė i pasur; kishte tre mijė dele dhe njė mijė dhi, dhe ndodhej nė Karmel pėr tė qethur delet e tij.

1SAM 25:3 Ky njeri quhej Nabal dhe gruaja e tij Abigail; ajo ishte njė grua me gjykim tė shėndoshė dhe e hijshme, por burri i saj ishte i ashpėr dhe i keq nė veprimet e tij; ai rridhte nga Kalebi.

1SAM 25:4 Kur Davidi mėsoi nė shkretėtirė qė Nabali ishte duke qethur delet e tij,

1SAM 25:5 dėrgoi dhjetė tė rinj; Davidi u tha tė rinjve: "Ngjituni nė Karmel, shkoni tek Nabali dhe pyeteni nga ana ime nė se ėshtė mirė,

1SAM 25:6 dhe i thoni kėshtu: "Shėndet! Paqe ty, paqe shtėpisė sate dhe paqe ēdo gjėje qė tė pėrket!

1SAM 25:7 Mėsova qė te ti ndodhen qethėsit; kur barinjtė e tu ndodheshin te ne, nuk u kemi bėrė asnjė tė keqe, dhe nuk u ka munguar gjė gjatė kohės qė kanė qenė nė Karmel.

1SAM 25:8 Pyet shėrbėtorėt e tu dhe do tė ta thonė. Paēin hirin tėnd kėta tė rinj, sepse kemi ardhur nė njė ditė gėzimi; jepu, tė lutem, shėrbėtorėve tė tu dhe birit tėnd David ē`tė kesh mundėsi"".

1SAM 25:9 Kėshtu tė rinjtė e Davidit shkuan dhe i njoftuan Nabalit tėrė kėto fjalė nė emėr tė Davidit, pastaj pritėn.

1SAM 25:10 Por Nabali iu pėrgjegj shėrbėtorėve tė Davidit, duke thėnė: "Kush ėshtė Davidi dhe kush ėshtė biri i Isait? Sot ka shumė shėrbėtorė qė largohen nga zotėrinjtė e tyre.

1SAM 25:11 Do tė marr, pra, bukėn time, ujin tim dhe mishin e kafshėve qė kam vrarė pėr qethėsit e mi, pėr t`ua dhėnė njerėzve qė unė nuk di se nga vijnė?".

1SAM 25:12 Kėshtu tė rinjtė e Davidit morėn pėrsėri rrugėn e tyre, u kthyen dhe shkuan tė njoftojnė tėrė kėto fjalė.

1SAM 25:13 Atėherė Davidi u tha njerėzve tė tij: "Secili do tė ngjesh shpatėn". Kėshtu secili ngjeshi shpatėn e tij dhe Davidi ngjeshi tė vetėn; rreth katėrqind veta shkuan pas Davidit dhe dyqind mbetėn me plaēkat.

1SAM 25:14 Por njė nga shėrbėtorėt e lajmėroi Abigailin, gruan e Nabalit, duke thėnė: "Ja, Davidi ka dėrguar lajmėtarė nga shkretėtira pėr tė pėrshėndetur zotin tonė, por ai i ka fyer.

1SAM 25:15 Mirėpo kėta njerėz janė sjellė shumė mirė me ne, nuk na kanė bėrė asnjė tė keqe dhe nuk ka munguar asgjė nė kohėn qė kemi bredhur bashkė me ta nėpėr fusha.

1SAM 25:16 Ata kanė qenė pėr ne njė mur mbrojtjeje natėn e ditėn pėr gjithė kohėn qė kemi kullotur bashkė me ta kopenė tonė.

1SAM 25:17 Dije dhe shiko atė qė duhet tė bėsh, sepse ka pėr t`i ngjarė ndonjė fatkeqėsi zotit tonė dhe tėrė shtėpisė sė tij; ai ėshtė njė njeri aq i keq, sa nuk mund t`i flasėsh".

1SAM 25:18 Atėherė Abigaili mori me nxitim dyqind bukė, dy calikė verė, pesė dele tė gatuara, pesė masa gruri tė pjekur, njėqind vile rrush tė thatė dhe dyqind bukė fiku dhe i ngarkoi mbi gomarė.

1SAM 25:19 Pastaj u tha shėrbėtorėve tė saj: "Shkoni para meje, unė do t`ju ndjek". Por nuk i tha asgjė Nabalit, burrit tė saj.

1SAM 25:20 Ndėrsa ajo po zbriste hipur mbi gomar nėpėr njė shteg tė fshehur nga mali, Davidi dhe njerėzit e tij zbrisnin nė drejtim tė saj, dhe ajo i ndeshi ata.

1SAM 25:21 Davidi kishte thėnė: "Kam ruajtur mė kot tėrė ato qė ai njeri kishte nė shkretėtirė. Nuk i ka dalė mangut kurrė asgjė nga tėrė ato qė kishte, por ai ma ktheu tė mirėn me tė keqe.

1SAM 25:22 Kėshtu ua bėftė Perėndia armiqve tė Davidit, madje edhe mė keq, nė rast se nga tė gjitha ato qė ai zotėron kam pėr tė lėnė tė gjallė njė mashkull tė vetėm deri nė mėngjes".

1SAM 25:23 Kur Abigaili pa Davidin, zbriti shpejt nga gomari dhe ra pėrmbys me fytyrėn pėr tokė pėrpara Davidit.

1SAM 25:24 Kėshtu u shtri nė kėmbėt e tij dhe tha: "O imzot, mbi mua, vetėm mbi mua bie faji! Por lejo shėrbėtoren tėnde tė tė flasė, dhe ti dėgjo fjalėt e saj.

1SAM 25:25 Tė lutem, mos ia vėr re atij njeriu tė neveritshėm, Nabalit, sepse ai ėshtė pikėrisht ashtu si e ka emrin, ai quhet Nabal dhe karakterizohet nga budallallėku; por unė, shėrbėtorja jote, nuk i kam parė tė rinjtė e dėrguar nga zotėria im.

1SAM 25:26 Kėshtu, pra, imzot, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron dhe qė shpirti yt jeton, Zoti tė ka penguar tė derdhėsh gjak dhe tė vendosėsh drejtėsi me duart e tua. Armiqtė e tu dhe ata qė duan t`i bėjnė keq zotėrisė sime qofshin si Nabali!

1SAM 25:27 Dhe tani kjo dhuratė qė shėrbyesja jote i ka sjellė zotėrisė sime, t`u jepet tė rinjve qė ndjekin zotėrinė tim.

1SAM 25:28 Por falja fajin shėrbėtores sate; me siguri Zoti do ta bėjė tė qėndrueshme shtėpinė e zotėrisė tim, sepse zotėria im lufton nė betejat e Zotit, dhe gjatė tėrė kohės sė jetės sate nuk ėshtė gjetur asnjė e keqe te ti.

1SAM 25:29 Nė rast se del dikush qė tė tė persekutojė dhe tė kėrkojė jetėn tėnde, jeta e zotėrisė sim do tė ruhet nė peshtafin e jetės pranė Zotit, Perėndisė tėnd, ndėrsa jetėn e armiqve tė tu Zoti do ta flakė si nga zgavra e njė hobėje.

1SAM 25:30 Kėshtu, kur Zoti t`i ketė bėrė zotėrisė tim tė mirat qė i ka premtuar dhe tė tė ketė vėnė nė krye tė Izraelit,

1SAM 25:31 kjo gjė nuk do tė jetė dhimbje pėr ty, as edhe njė brejtje e ndėrgjegjes sė zotėrisė tim; domethėnė tė ketė derdhur gjak pa shkak dhe tė ketė marrė hak me vetėgjyqėsi. Por kur Zoti do t`i bėjė tė mira zotėrisė tim, kujto shėrbėtoren tėnde".

1SAM 25:32 Atėherė Davidi i tha Abigailit: "Qoftė i bekuar Zoti, Perėndia i Izraelit, qė sot tė dėrgoi ballė meje!

1SAM 25:33 E bekuar qoftė kėshilla jote dhe e bekuar qofsh ti qė mė pengove sot tė derdh gjak dhe tė vendos drejtėsinė me duart e mia!

1SAM 25:34 Sepse, sigurisht, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė rron Zoti, Perėndia i Izraelit, qė mė ka penguar tė tė bėjė tė keqen, po tė mos ishe nxituar tė mė dilje pėrpara, nė tė gdhirė tė ditės Nabalit nuk do t`i kishte mbetur asnjė njeri i gjallė".

1SAM 25:35 Kėshtu Davidi mori nga duart e saj ato qė ajo kishte sjellė dhe i tha: "Kthehu nė paqe nė shtėpinė tėnde; shiko, unė dėgjova zėrin tėnd dhe pata respekt pėr personin tėnd".

1SAM 25:36 Abigaili u kthye pastaj te Nabali; ai kishte shtruar banket nė shtėpinė e tij, njė banket prej mbreti. Nabali e kishte zemrėn tė gėzuar, ishte i dehur xurxull; prandaj ajo nuk i tha asgjė, as pak as shumė, deri sa gdhiu.

1SAM 25:37 Por tė nesėrmen nė mėngjes, kur efekti i verės kishte kaluar, gruaja i tregoi Nabalit kėto gjėra; atėherė zemra iu ligėshtua dhe ai mbeti si njė gur.

1SAM 25:38 Rreth dhjetė ditė mė vonė Zoti e goditi Nabalin dhe ai vdiq.

1SAM 25:39 Kur mėsoi qė Nabali kishte vdekur, Davidi tha: "Qoftė i bekuar Zoti, qė mė dha hak pėr fyerjen e rėndė tė Nabalit dhe nuk e lejoi shėrbėtorin e tij tė kryejė ndonjė tė keqe! Zoti bėri qė tė bjerė mbi kokėn e tij ligėsia e Nabalit". Pastaj Davidi dėrgoi njė njeri tė flasė me Abigailin, me qėllim qė ajo tė bėhej bashkėshortja e tij.

1SAM 25:40 Shėrbėtorėt e Davidit erdhėn te Abigaili nė Karmel dhe i folėn kėshtu, duke thėnė: "Davidi na ka dėrguar te ti, sepse dėshiron tė tė marrė pėr grua".

1SAM 25:41 Atėherė ajo u ngrit nė kėmbė, ra pėrmbys me fytyrėn pėr tokė dhe tha: "Ja, t`u bėftė shėrbėtorja jote skllave, qė t`u lajė kėmbėt shėrbėtorėve tė zotėrisė tim".

1SAM 25:42 Pastaj Abigaili u ngrit me nxitim, hipi mbi njė gomar dhe, e ndihmuar nga pesė vajza, ndoqi lajmėtarėt e Davidit dhe u bė bashkėshortja e tij.

1SAM 25:43 Davidi mori edhe Ahinoamin e Jezreelit, dhe qė tė dyja u bėnė bashkėshorte tė tij.

1SAM 25:44 Por Sauli ia kishte dhėnė vajzėn e tij Mikal, qė ishte gruaja e Davidit, Paltit, birit tė Lashit, qė ishte nga Galimi.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase