Main Index: Albanian Bible

 

1 Samuel 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

1SAM 15:1 Pastaj Samueli i tha Saulit: "Zoti mė ka dėrguar qė tė tė vajos mbret mbi popullin tėnd, mbi Izraelin; tani dėgjo fjalėt e Zotit.

1SAM 15:2 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Unė do ta dėnoj Amalekun pėr atė qė i bėri Izraelit kur i preu rrugėn, ndėrsa po dilte nga Egjipti.

1SAM 15:3 Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e tė gjitha gjėrave qė ai ka pa pasur fare mėshirė pėr tė, por vrit burra dhe gra, fėmijė dhe foshnja gjiri, lopė e dhen, deve dhe gomarė".

1SAM 15:4 Sauli thirri popullin dhe kaloi nė parakalim nė Telaim; dyqind mijė kėmbėsorė dhe dhjetė mijė njerėz tė Judės.

1SAM 15:5 Sauli erdhi nė qytetin e Amalekut dhe zuri pritė nė luginė.

1SAM 15:6 pastaj Sauli u tha Kenejve: "Shkoni, tėrhiquni, dilni jashtė Amalekitėve, qė tė mos ju shkatėrrojė bashkė me ta, sepse ju u treguat tė mėshirshėm me tė gjithė bijtė e Izraelit kur po dilnin nga Egjipti". Kėshtu Kenejtė u tėrhoqėn nga radhėt e Amalekitėve.

1SAM 15:7 Sauli i mundi Amalekitėt nga Havilahu deri nė Shur, qė ndodhet pėrballė Egjiptit.

1SAM 15:8 Ai e zuri tė gjallė Agagun, mbretin e Amalekitėve, dhe vendosi shfarosjen e tė gjithė popullit, duke i vrarė me shpatė.

1SAM 15:9 Por Sauli dhe populli kursyen Agagun dhe pjesėn mė tė mirė tė deleve dhe tė lopėve, tė kafshėve tė majme, tė qengjave dhe tė kafshėve mė tė mira, duke mos vendosur shkatėrrimin e tyre; por vendosėn zhdukjen e tėrė sendeve qė ishin tė njė cilėsie tė dobėt dhe pa asnjė vlerė.

1SAM 15:10 Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Samuelit, duke i thėnė:

1SAM 15:11 "Unė jam penduar qė e kam bėrė Saulin mbret, sepse ai ėshtė larguar nga unė dhe nuk ka zbatuar urdhėrat e mia". Samueli u trishtua dhe i klithi tėrė natėn Zotit.

1SAM 15:12 Nė mėngjes herėt Samueli u ngrit pėr t`i dalė pėrpara Saulit; por erdhėn t`i thonė Samuelit: "Sauli ka shkuar nė Karmel, dhe i ka ngritur vetes njė monument; pastaj ėshtė kthyer duke kaluar tutje dhe ka zbritur nė Gilgal".

1SAM 15:13 Atėherė Samueli shkoi te Sauli dhe ky i tha: "Qofsha i bekuar nga Zoti! Unė e kam zbatuar urdhrin e Zotit".

1SAM 15:14 Por Samueli tha: "Ē`ėshtė kjo blegėrimė dhensh qė mė vjen nė vesh dhe kjo pėllitje lopėsh qė po dėgjoj?".

1SAM 15:15 Sauli u pėrgjegj: "Kėto janė kafshė qė ua kemi marrė Amalekitėve, sepse populli kurseu pjesėn mė tė mirė tė deleve dhe tė lopėve pėr t`i ofruar si flijime Zotit, Perėndisė tėnd; por pjesėn tjetėr e kemi caktuar tė shfaroset".

1SAM 15:16 Atėherė Samueli i tha Saulit: "Mjaft! Unė do tė tė tregoj atė qė mė tha Zoti sonte!". Sauli i tha "Folė".

1SAM 15:17 Kėshtu Samueli tha: "A nuk ėshtė vallė e vėrtetė qė kur ishe i vogėl nė sytė e tu ishe bėrė kreu i fiseve tė Izraelit, dhe qė Zoti tė ka vajosur mbret tė Izraelit?

1SAM 15:18 Zoti tė kishte ngarkuar njė mision, duke thėnė: "Shko, vendos shfarosjen e mėkatarėve Amalekitė dhe lufto kundėr tyre deri sa tė shfarosen".

1SAM 15:19 Pse, pra, nuk iu binde zėrit tė Zotit, por u hodhe mbi plaēkėn dhe bėre atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit?".

1SAM 15:20 Sauli i tha Samuelit: "Por unė iu binda zėrit tė Zotit, plotėsova misionin qė Zoti mė kishte ngarkuar, solla Agagun, mbretin e Amalekut, dhe caktova pėr shfarosje Amalekitėt.

1SAM 15:21 Por populli mori gjėrat mė tė mira qė duhet tė ishin shfarosur, pėr t`i bėrė flijime Zotit, Perėndisė tėnd, nė Gilgal".

1SAM 15:22 Samueli i tha: "Ndoshta i pėlqejnė Zotit olokaustet dhe flijimet si bindje ndaj zėrit tė Zotit? Ja, bindja ėshtė mė e mirė se flijimi; dhe tė dėgjosh me kujdes ėshtė mė mirė se dhjami i deshve.

1SAM 15:23 Sepse rebelimi ėshtė si mėkati i shortarisė dhe kryeneēėsia ėshtė si kulti i idhujve dhe i perėndive shtėpiake. Duke qenė se ke hedhur poshtė fjalėn e Zotit, edhe ai tė ka hedhur poshtė si mbret".

1SAM 15:24 Atėherė Sauli i tha Samuelit: "Kam mėkatuar sepse kam shkelur urdhrin e Zotit dhe fjalėt e tua, dhe kjo sepse kisha frikė nga populli dhe dėgjova zėrin e tij.

1SAM 15:25 Por tani, tė lutem, falma mėkatin tim dhe kthehu me mua, qė unė tė mund tė bie pėrmbys para Zotit".

1SAM 15:26 Por Samueli iu pėrgjegj Saulit: "Unė nuk do tė kthehem me ty, sepse ke hedhur poshtė fjalėn e Zotit dhe Zoti tė ka hedhur poshtė ty, qė ti tė mos jesh mė mbret mbi Izraelin".

1SAM 15:27 Ndėrsa Samueli po kthehej pėr tė ikur, Sauli i kapi skajin e mantelit tė tij qė u gris.

1SAM 15:28 Atėherė Samueli i tha: "Zoti hoqi sot nga duart e tua mbretėrinė e Izraelit dhe ia dha njė tjetri, qė ėshtė mė i mirė se ti.

1SAM 15:29 Lavdia e Izraelit nuk do tė gėnjejė, dhe nuk do tė pendohet, sepse ai nuk ėshtė njeri qė pendohet".

1SAM 15:30 Atėherė Sauli tha: "Kam mėkatuar, por tani mė ndero, tė lutem, para pleqve tė popullit tim dhe pėrpara Izraelit; kthehu me mua, qė tė bie pėrmbys pėrpara Zotit, Perėndisė tėnd".

1SAM 15:31 Kėshtu Samueli u kthye me Saulin, dhe Sauli ra pėrmbys pėrpara Zotit.

1SAM 15:32 Pastaj Samueli tha: "Mė sillni Agagun, mbretin e Amalekitėve". Agagu shkoi tek ai me qejf. Agagu thoshte: "Me siguri hidhėrimi i vdekjes ka kaluar".

1SAM 15:33 Samueli i tha: "Ashtu si shpata i la pa fėmijė gratė, kėshtu edhe nėna jote do tė mbetet pa tė birin midis grave". Pastaj Samueli e preu copė-copė Agagun pėrpara Zotit nė Gilgal.

1SAM 15:34 Pastaj Samueli shkoi nė Ramah dhe Sauli shkoi nė shtėpinė e tij, nė Gibeahun e tij.

1SAM 15:35 Samueli nuk shkoi pėr ta parė mė Saulin deri ditėn e vdekjes sė tij, sepse Samueli mbante zi pėr Saulin; dhe Zoti u pendua qė e kishte bėrė Saulin mbret tė Izraelit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase