Main Index: Albanian Bible

 

1 Samuel 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

1SAM 5:1 Atėherė Filistejtė e morėn arkėn e Perėndisė dhe e mbartėn nga Eben-Ezeriu nė Ashdod;

1SAM 5:2 pastaj Filistejtė e morėn arkėn e Perėndisė, e ēuan nė tempullin e Dagonit dhe e vendosėn pranė Dagonit.

1SAM 5:3 Tė nesėrmen banorėt e Ashdodit u ngritėn herėt, por Dagoni qe rrėzuar me fytyrė pėr tokė pėrpara arkės sė Zotit. Kėshtu e morėn Dagonin dhe e vunė pėrsėri nė vendin e tij.

1SAM 5:4 Tė nesėrmen u ngritėn herėt, dhe ja Dagoni qe rrėzuar pėrsėri me fytyrėn pėr tokė pėrpara arkės sė Zotit, kurse koka e Dagonit dhe tė dy pėllėmbėt e duarve tė tij u gjetėn tė prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetėm trungu.

1SAM 5:5 Prandaj, deri ditėn e sotme, priftėrinjtė e Dagonit dhe tėrė ata qė hyjnė nė tempullin e Dagonit nuk vėnė kėmbė mbi pragun e Dagonit nė Ashdod.

1SAM 5:6 Pastaj dora e Zotit rėndoi mbi banorėt e Ashdodit dhe i shkretoi, i goditi me hemoroide Ashdodin dhe territorin e tij.

1SAM 5:7 Kur banorėt e Ashdodit panė qė punėt shkonin nė atė mėnyrė, ata thanė: "Arka e Perėndisė tė Izraelit nuk duhet tė mbetet nė mes nesh, sepse dora e tij ka qenė e rėndė me ne dhe me Dagonin, perėndinė tonė".

1SAM 5:8 Kėshtu ata mblodhėn pranė tyre tėrė princat e Filistejve dhe thanė: "Ēfarė duhet tė bėjmė me arkėn e Perėndisė tė Izraelit?". Princat u pėrgjegjėn: "Tė mbartet arka e Perėndisė tė Izraelit nė Gatha".

1SAM 5:9 Kėshtu arka e Perėndisė tė Izraelit u mbart aty. Por mbas transportimit tė saj, dora e Zotit u kthye kundėr atij qyteti, duke i shkaktuar njė lemeri tė madhe; dhe Zoti i goditi njerėzit e qytetit, tė mėdhenj e tė vegjėl, me njė epidemi hemoroidesh.

1SAM 5:10 Atėherė arkėn e Perėndisė e dėrguan nė Ekron. Por, sapo arka e Perėndisė arriti nė Ekron, banorėt e Ekronit protestuan duke thėnė: "Kanė sjellė arkėn e Perėndisė tė Izraelit te ne, qė tė vdesim ne dhe populli ynė!".

1SAM 5:11 Kėshtu mblodhėn tėrė pincat e Filistejve dhe u thanė: "Largojeni arkėn e Perėndisė tė Izraelit; ajo tė kthehet nė vendin e saj, qė tė mos shkaktojė vdekjen tonė dhe tė popullit tonė!". Nė fakt ishte pėrhapur njė lemeri vdekjeprurėse nė tė gjithė qytetin, sepse dora e Perėndisė rėndonte shumė mbi tė.

1SAM 5:12 Ata qė nuk vdisnin prekeshin nga hemoroidet, dhe britmat e qytetit ngjiteshin deri nė qiell.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase