Main Index: Albanian Bible

 

Acts 28

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

ACTS 28:1 Dhe si shpėtuan, morėn vesh atėherė se ishulli quhej Maltė.

ACTS 28:2 Barbarėt treguan ndaj nesh njė mirėsjellje tė pazakontė, sepse ndezėn njė zjarr tė madh dhe na morėn tė gjithėve brenda, sepse binte shi dhe bėnte ftohtė.

ACTS 28:3 Dhe, ndėrsa Pali mblidhte ca shkarpa dhe i vinte mbi zjarr, nga tė nxehtit doli njė nepėrkė dhe iu ngjit te dora.

ACTS 28:4 Barbarėt, kur panė gjarprin qė i varej nga dora, i thanė njėri-tjetrit: ``Me siguri ky njeri ėshtė njė vrasės, sepse, edhe pse shpėtoi nga deti, drejtėsia hyjnore nuk e lė tė rrojė``.

ACTS 28:5 Por Pali, si e shkundi gjarprin nė zjarr, nuk pėsoi ndonjė tė keqe.

ACTS 28:6 Dhe ata po prisnin qė ai tė fryhej ose tė binte i vdekur nė ēast; por, mbasi pritėn gjatė dhe panė se nuk po i ndodhte asgjė e pazakontė, ndryshuan mendim dhe thanė se ishte njė perėndi.

ACTS 28:7 Edhe rreth atij vendi i kishte arat i pari i ishullit me emėr Publius; ai na priti dhe na mbajti nė shtėpi tri ditė miqėsisht.

ACTS 28:8 Dhe ndodhi qė i ati i Publit dergjej nė shtrat, i sėmurė me ethe dhe me dizenteri; Pali i shkoi dhe, mbasi ishte lutur, vuri duart mbi tė dhe e shėroi.

ACTS 28:9 Mbas kėsaj edhe banorė tė tjerė tė ishullit qė kishin sėmundje vinin tek ai dhe u shėruan;

ACTS 28:10 dhe kėta na nderuan me shumė ndere dhe, kur u nisėm pėr tė lundruar, na furnizuan gjėrat e nevojshme.

ACTS 28:11 Pas tre muajsh u nisėm me njė anije tė Aleksandrisė, qė kishte dimėruar nė ishull dhe qė kishte si shenjė Dioskurėt.

ACTS 28:12 Dhe, si arritėm nė Sirakuzė, qėndruam atje tri ditė.

ACTS 28:13 Dhe, prej andej, duke lundruar afėr bregut, arritėm nė Rexho. Tė nesėrmen fryu juga dhe pėr dy ditė arritėm nė Pocuoli.

ACTS 28:14 Kur gjetėm atje vėllezėr, na lutėn tė rrimė tek ata shtatė ditė. Dhe kėshtu mbėrritėm nė Romė.

ACTS 28:15 Dhe vėllezėrit e atjeshėm, kur dėgjuan pėr ne, na dolėn para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falėnderoi Perėndinė dhe mori zemėr.

ACTS 28:16 Kur arritėm nė Romė, centurioni ia dorėzoi robėrit komandantit tė kampit; por Palit iu dha leja tė rrijė mė vete me njė ushtar si roje.

ACTS 28:17 Pas tri ditėsh, Pali thirri krerėt e Judenjve. Kur ata u mblodhėn, u tha atyre: ``Vėllezėr, ndonėse nuk bėra asgjė kundėr popullit dhe kundėr zakoneve tė etėrve, jam arrestuar nė Jeruzalem dhe mė kanė dorėzuar nė duart e Romakėve.

ACTS 28:18 Ata, si mė pyetėn, donin tė mė lėshonin, sepse tek unė nuk kishte asnjė faj qė tė meritonte vdekjen.

ACTS 28:19 Por, duke qenė se Judenjtė kundėrshtonin, u detyrova t`i apelohem Cezarit, jo se kam ndonjė akuzė kundėr kombit tim.

ACTS 28:20 Pėr kėtė arsye, pra, ju kam thirrur, ė t`ju shoh dhe t`ju flas, sepse pėr shpresėn e Izraelit jam lidhur me kėta hekura``.

ACTS 28:21 Edhe ata i thanė: ``Ne nuk kemi marrė asnjė letėr pėr ty nga Judeja, as nuk erdhi ndonjė nga vėllezėrit tė na tregojė ose tė thotė ndonjė tė keqe pėr ty.

ACTS 28:22 Por ne dėshirojmė tė dėgjojmė prej teje ē`mendon, sepse pėr kėtė sekt ne dimė se kudo flitet kundra``.

ACTS 28:23 Dhe, mbasi i caktuan njė ditė, erdhėn shumė veta tek ai nė banesėn e tij; dhe ai shtjellonte dhe u dėshmonte atyre pėr mbretėrinė e Perėndisė dhe, me anė tė ligjit tė Moisiut dhe tė profetėve kėrkonte

ACTS 28:24 Disa bindeshin nga ato qė u thoshte, por tė tjerė nuk besonin.

ACTS 28:25 Dhe, duke qenė nė mospajtim njėri me tjetrin, u larguan, pasi Pali u tha pikėrisht kėto fjalė: ``Mirė u foli Fryma e Shenjtė me anė tė profetit Isaia etėrve tanė,

ACTS 28:26 duke thėnė: "Shko tek ai popull dhe i thuaj: "Do tė dėgjoni, por nuk do tė merrni vesh, do tė vėshtroni, por nuk do tė shikoni;

ACTS 28:27 nė fakt zemra e kėtij populli u bė e ngurtė, dhe i janė rėnduar veshėt dhe kanė mbyllur sytė, qė tė mos shohin me sy dhe tė mos dėgjojnė me veshė dhe tė mos kuptojnė me zemėr dhe tė mos kthehen dhe unė tė mos i shėroj.

ACTS 28:28 Ta dini, pra, se ky shpėtim i Perėndisė iu dėrgua johebrenjve, dhe ata do ta dėgjojnė!``.

ACTS 28:29 Dhe si i tha kėto fjalė, Judenjve ikėn duke u ngrėnė me shumė fjalė njėri me tjetrin.

ACTS 28:30 Dhe Pali ndenji plot dy vjet nė shtėpinė qė kishte marrė me qira dhe priste tė gjithė ata qė vinin tek ai,

ACTS 28:31 duke predikuar mbretėrinė e Perėndisė dhe duke mėsuar gjėrat e Zotit Jezu Krisht me shumė liri dhe pa ndalim.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase