Main Index: Albanian Bible

 

Acts 14

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

ACTS 14:1 Ndodhi qė edhe nė Antioki ata hynė nė sinagogėn Ejudenjve dhe folėn nė mėnyrė tė tillė, sa njė turmė e madhe Judenjsh dhe Grekėsh besuan,

ACTS 14:2 Porjudenjtė qė nuk besuan i nxitėn dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kundėr vėllezėrve.

ACTS 14:3 Ata, pra, qėndruan shumė kohė atje, duke folur lirisht nė Zotin, i cili jepte dėshmi fjalės sė hirit tė tij, duke lejuar qė me anė tė duarve tė tyre tė bėheshin shenja dhe mrekulli.

ACTS 14:4 Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin anėn e Judenjve dhe tė tjerė atė tė apostujve.

ACTS 14:5 Por kur u bė njė orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krerėt e tyre pėr t`i keqtrajtuar apostujt dhe pėr t`i vrarė me gurė,

ACTS 14:6 ata e morėn vesh dhe ikėn nė qytetet e Likaonisė: nė Listra, nė Derbė dhe nė krahinėn pėrreth,

ACTS 14:7 dhe atje vazhduan tė ungjillėzonin.

ACTS 14:8 Dhe nė Listra ishte njė njeri me kėmbė tė paralizuara, qė rrinte gjithnjė ndenjur dhe nuk kishte ecur kurrė, sepse ishte sakat qė nga barku i sė ėmės.

ACTS 14:9 Ky e dėgjoi duke folur Palin, i cili nguli sytė mbi tė dhe pa se ai kishte besim pėr t`u shėruar,

ACTS 14:10 dhe tha me zė tė lartė: ``Ēohu nė kėmbė!``. Dhe ai hovi lart dhe nisi tė ecė.

ACTS 14:11 Turma, kur pa ē`kishte bėrė Pali, e ngriti zėrin duke thėnė nė gjuhėn likaonike: ``Perėnditė zbritėn ndėr ne, nė trajtė njeriu``.

ACTS 14:12 Dhe e quanin Barnabėn Jupiter, Palin Mėrkur, sepse ai fliste mė shumė.

ACTS 14:13 Atėherė prifti i Jupiterit, qė e kishte tempullin nė hyrje tė qytetit tė tyre, solli dema me kurora pranė portave dhe donte tė ofronte njė flijim bashkė me turmėn.

ACTS 14:14 Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur dėgjuan kėtė, i grisėn rrobat e tyre dhe u turrėn nė mes tė turmės, duke thirrur e duke thėnė:

ACTS 14:15 ``O burra, pse bėni kėto gjėra? Edhe ne jemi njerėz me tė njėjtėn natyrė si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirė, qė ju nga kėto gjėra tė kota tė ktheheni te Perėndia e gjallė qė ka bėrė qiellin, dheun, detin dhe tė gjitha gjėrat qė janė nė ta.

ACTS 14:16 Nė brezat qė shkuan ai la qė tė gjitha kombet tė ndjekin rrugėt e tyre;

ACTS 14:17 por nuk e la veten e vet pa dėshmi, duke bėrė mirė, duke na dhėnė shira prej qiellit dhe stinė tė frytshme dhe duke i mbushur zemrat tona me ushqim dhe gėzim``.

ACTS 14:18 Duke thėnė kėto gjėra, mundėn t`i ndalin me vėshtirėsi turmat qė tė mos u bėjnė flijim.

ACTS 14:19 Por nė atė kohė erdhėn disa Judenj nga Antiokia dhe nga Ikoni; ata, mbasi ia mbushėn mendjen turmės, e gjuajtėn me gurė Palin dhe, duke menduar se kishte vdekur, e tėrhoqėn zvarrė jashtė qytetit.

ACTS 14:20 Por, kur dishepujt u mblodhėn rreth tij, ai u ngrit dhe hyri nė qytet; dhe tė nesėrmen u nis me Barnabėn pėr nė Derbė.

ACTS 14:21 Dhe, mbasi ungjillėzuan atė qytet dhe bėnė shumė dishepuj, u kthyen nė Listra, nė Ikon dhe nė Antioki,

ACTS 14:22 duke fuqizuar shpirtėrat e dishepujve dhe duke i kėshilluar qė tė ngulmojnė nė besim, dhe duke thėnė se me shumė pikėllime duhet tė hyjmė nė mbretėrinė e Perėndisė.

ACTS 14:23 Dhe mbasi caktuan pėr ta pleqtė nė ēdo kishė, u lutėn dhe agjėruan, i lanė nė dorėn e Zotit, nė tė cilin kishin besuar.

ACTS 14:24 Dhe, mbasi e pėrshkuan Pisidinė, ardhėn nė Panfili.

ACTS 14:25 Dhe, mbasi e shpallėn fjalėn nė Pergė, zbritėn nė Atali.

ACTS 14:26 Pastaj qė andej lundruan pėr nė Antioki, prej nga ishin rekomanduar nė hir tė Perėndisė pėr veprėn qė posa kishin kryer.

ACTS 14:27 Si arritėn atje, mblodhėn kishėn dhe treguan ē`gjėra tė mėdha kishte kryer Perėndia me anė tė tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derėn e besimit.

ACTS 14:28 Dhe qėndruan atje me dishepujt mjaft kohė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase