Main Index: Albanian Bible

 

Acts 1

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

ACTS 1:1 Tregimin e parė e bėra, o Teofil, mbi tė gjitha gjėrat qė Jezusi nisi tė bėjė dhe tė mėsojė,

ACTS 1:2 deri nė ditėn nė tė cilėn u muarr nė qiell, pasi u kishte dhėnė urdhėrime nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė apostujve qė ai kishte zgjedhur.

ACTS 1:3 Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumė prova bindėse, duke u parė prej tyre pėr dyzet ditė dhe duke folur pėr gjėrat e mbretėrisė sė Perėndisė.

ACTS 1:4 Dhe, duke u gjendur bashkė me ta, i urdhėroi ata qė tė mos largoheshin nga Jeruzalemi, por tė prisnin premtimin e Atit: ``Qė, tha ai, e keni dėgjuar nga unė,

ACTS 1:5 sepse Gjoni pagėzoi me ujė, por ju do tė pagėzoheni me Frymėn e Shenjtė, mbas jo shumė ditėsh``.

ACTS 1:6 Kėshtu ata qė ishin mbledhur bashkė e pyetėn, duke thėnė: ``Zot, a do ta rivendosėsh nė kėtė kohė mbretėrinė e Izraelit?``.

ACTS 1:7 Por ai u tha atyre: ``Nuk ju takon juve tė dini kohėt dhe momentet e pėrshtatshme, qė ka pėrcaktuar Ati me autoritetin e vet.

ACTS 1:8 Ju do tė merrni fuqi kur Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ju dhe do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jeruzalem dhe nė gjithė Judenė, nė Samari dhe deri nė skajin e dheut``.

ACTS 1:9 Mbasi i tha kėto gjėra, ndėrsa ata po e vėshtronin, u ngrit lart; dhe njė re e pėrfshiu dhe ua hoqi prej syve tė tyre.

ACTS 1:10 Dhe, si ata po i mbanin sytė e ngulitur nė qiell, ndėrsa ai po largohej, ja dy burra nė rroba tė bardha iu paraqitėn atyre,

ACTS 1:11 dhe thanė: ``Burra Galileas, pse qėndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, qė u ėshtė marrė nė qiell nga mesi juaj, do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė cilėn e keni parė tė shkojė nė qiell``.

ACTS 1:12 Atėherė ata u kthyen nė Jeruzalem, nga mali qė quhet i Ullinjve, qė ėshtė afėr Jeruzalemit sa njė ecje e sė shtunės.

ACTS 1:13 Dhe, si u kthyen nė qytet, u ngjitėn nė sallėn e sipėrme, ku rrinin Pjetri dhe Jakobi, Gjoni dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zellshmi, dhe Juda i Jakobit.

ACTS 1:14 Tė gjithė kėta ngulmonin me njė mendje tė vetme nė lutje dhe pėrgjėrim sė bashku me gratė, me Marinė, nėnėn e Jezusit, dhe me vėllezėrit e tij.

ACTS 1:15 Nė ato ditė Pjetri u ēua nė mes tė dishepujve (dhe numri i emrave tė mbledhur ishte rreth njėqind e njėzet) dhe tha:

ACTS 1:16 ``Vėllezėr, ishte e nevojshme qė tė pėrmbushej ky Shkrim, tė cilin Fryma e Shenjtė e parafoli me anė tė gojės sė Davidit nė lidhje me Judėn, i cili u bė prijės i atyre qė e kapėn Jezusin.

ACTS 1:17 Sepse ai ishte i numėruar bashkė me ne dhe kishte pjesė nė kėtė shėrbesė.

ACTS 1:18 Ai, pra, fitoi njė arė, me shpėrblimin e paudhėsisė, dhe duke rėnė kokėposhtė, plasi nė mes dhe tė gjitha tė brendshmet e tij iu derdhėn.

ACTS 1:19 Kjo iu bė e njohur tė gjithė banorėve tė Jeruzalemit, sa qė ajo arė nė dialektin e tyre ėshtė quajtur Akeldama, qė do tė thotė: "Ara e gjakut".

ACTS 1:20 Nė fakt, nė librin e Psalmeve, ėshtė shkruar: ``Shtėpia e tij u bėftė e shkretė dhe askush mos banoftė nė tė!``, dhe: ``Tjetėrkush e zėntė detyrėn e tij!``.

ACTS 1:21 Duhet, pra, qė ndėr burrat qė kanė qenė nė shoqėrinė tonė gjithė kohėn nė tė cilėn Zoti Jezus ka hyrė dhe ka dalė midis nesh,

ACTS 1:22 duke filluar qė nga pagėzimi i Gjonit e deri nė atė ditė kur u muarr nė qiell nga mesi ynė, njė prej tyre tė bėhet dėshmitar me ne, i ringjalljes sė tij``.

ACTS 1:23 Dhe u paraqitėn dy: Jozefi, i quajtur Barsaba, qė ishte i mbiquajtur Just, dhe Matia.

ACTS 1:24 Dhe, duke u lutur, thanė: ``Ti, o Zot, qė i njeh zemrat e tė gjithėve, trego cilin nga kėta tė dy ke zgjedhur,

ACTS 1:25 pėr tė marrė shortin e kėsaj shėrbese dhe apostullimin, nga i cili Juda u largua pėr tė shkuar nė vendin e tij``.

ACTS 1:26 Atėherė hodhėn short, dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai iu shtua tė njėmbėdhjetė apostujve.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase