Main Index: Albanian Bible

 

Acts 20

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

ACTS 20:1 Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranė vetes, i pėrqafoi dhe u nis pėr tė vajtur nė Maqedoni.

ACTS 20:2 Dhe si i pėrshkoi ato krahina dhe u dha shumė kėshilla, shkoi nė Greqi.

ACTS 20:3 Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenė se Judenjtė kishin kurdisur njė komplot kundėr tij kur pėrgatitej tė lundronte pėr nė Siri, vendosi tė kthehet nga ana e Maqedonisė.

ACTS 20:4 Dhe deri nė Azi e pėrcollėn Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.

ACTS 20:5 Kėta ishin nisur para nesh dhe na prisnin nė Troas.

ACTS 20:6 Kurse ne u nisėm nga Filipi, pas ditėve tė tė Ndormėve, dhe pėr pesė ditė i arritėm nė Troas, ku qėndruam shtatė ditė.

ACTS 20:7 Ditėn e parė tė javės, kur ishin mbledhur dishepujt pėr tė thyer bukėn, Pali, i cili duhet tė nisej tė nesėrmen, bisedonte me ta dhe e zgjati fjalėn deri nė mesnatė.

ACTS 20:8 Dhe nė sallėn ku ishim mbledhur kishte shumė llamba.

ACTS 20:9 Njė djalosh me emėr Eutik, qė ishte ulur nė parvazin e dritares, e zuri njė gjumė i rėndė; dhe, ndėrsa Pali e ēoi fjalėn gjatė, e zuri gjumi, ra nga kati i tretė poshtė dhe e ngritėn tė vdekur.

ACTS 20:10 Por Pali, si zbriti, ra mbi tė, e pėrqafoi dhe tha: ``Mos u shqetėsoni, se shpirti i tij ėshtė nė tė``.

ACTS 20:11 Atėherė u ngjit pėrsėri lart, e theu bukėn dhe hėngri; dhe, pasi foli gjatė deri nė tė gdhirė, u nis.

ACTS 20:12 Ndėrkaq e prunė djalin tė gjallė, dhe u ngushėlluan jo pak.

ACTS 20:13 Kurse ne, qė kishim hipur tashmė nė anije, lundruam pėr nė Asos, ku kishim ndėr mend tė merrnim Palin, sepse kėshtu kishte caktuar, mbasi donte vetė tė shkonte mė kėmbė.

ACTS 20:14 Kur na arriti nė Asos, e morėm dhe arritėm nė Mitilinė.

ACTS 20:15 Lundruam prej andej dhe tė nesėrmen arritėm pėrballė Hiosit; njė ditė mė pas arritėm nė Samo dhe, pas njė ndalese nė Trogjili, arritėm tė nesėrmen nė Milet.

ACTS 20:16 Sepse Pali kishte vendosur tė lundronte pa u ndalur nė Efes, qė tė mos humbiste kohė nė Azi; sepse nxitonte qė tė ndodhej, po tė ishte e mundur, nė Jeruzalem ditėn e Rrėshajėve.

ACTS 20:17 Nga Mileti dėrgoi nė Efes pėr tė thirrur pleqtė e kishės.

ACTS 20:18 Kur ata erdhėn tek ai, ai u tha atyre: ``Ju e dini dita e parė qė hyra nė Azi si kam jetuar midis jush pėr tė gjithė kėtė kohė,

ACTS 20:19 duke i shėrbyer Zotit me gjithė pėrulėsi e me shumė lot e me prova qė m`u bėnė nga tinėzitė e Judenjve;

ACTS 20:20 dhe si unė nuk fsheha asnjė nga ato gjėra qė ishin tė dobishme pėr ju, por jua shpalla juve dhe jua mėsova botėrisht dhe nėpėr shtėpi,

ACTS 20:21 duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekėve mbi pendimin te Perėndi dhe pėr besimin nė Zotin tonė Jezu Krisht.

ACTS 20:22 Dhe ja, tani, i shtyrė nga Fryma, po shkoj nė Jeruzalem pa ditur se ē`do tė mė ndodhė atje,

ACTS 20:23 pėrveēse Fryma e Shenjtė dėshmon pėr mua nė ēdo qytet, duke thėnė se mė presin pranga dhe mundime.

ACTS 20:24 Por unė nuk dua t`ia di fare pėr jetėn time qė nuk e ēmoj aq, sa ta kryej me gėzim vrapimin tim dhe shėrbesėn qė mora nga Zoti Jezus, tė dėshmoj plotėsisht ungjillin e hirit tė Perėndisė.

ACTS 20:25 Dhe ja, tani e di se tė gjithė ju, nė mes tė tė cilėve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbretėrinė e Perėndisė, nuk do tė shihni mė fytyrėn time.

ACTS 20:26 Prandaj sot po ju deklaroj se unė jam i pastėr nga gjaku i tė gjithėve;

ACTS 20:27 sepse nuk u tėrhoqa prapa pėr tė mos ju treguar gjithė kėshillėn e Perėndisė.

ACTS 20:28 Tregoni kujdes, pra, pėr veten tuaj dhe pėr gjithė tufėn, nė mes tė sė cilės Fryma e Shenjtė ju ka vėnė ju kujdestarė qė tė kullotni kishėn e Perėndisė, tė cilėn ai e ka fituar me gjakun e tij.

ACTS 20:29 Nė fakt unė e di se, pas largimit tim, do tė hyjnė midis jush ujqėr grabitqarė, qė nuk do ta kursejnė tufėn,

ACTS 20:30 edhe vetė midis jush do tė dalin njerėz qė do tė flasin gjėra tė ēoroditura qė tė tėrheqin pas vetes dishepujt.

ACTS 20:31 Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se pėr tre vjet me radhė, ditė e natė, nuk pushova kurrė tė paralajmėroj secilin me lot.

ACTS 20:32 Dhe tani, o vėllezėr, unė po ju lė te Perėndia dhe te fjala e hirit tė tij, qė ėshtė nė gjendje t`ju ndėrtojė dhe t`ju japė trashėgimin nė mes tė tė gjithė tė shenjtėruarve.

ACTS 20:33 Unė nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonjėrit.

ACTS 20:34 Dhe ju vetė e dini se kėto duar kanė punuar pėr nevojat e mia dhe pėr ata qė ishin bashkė me mua.

ACTS 20:35 Dhe nė ēdo gjė ju kam treguar se, duke u munduar nė kėtė mėnyrė, duhet tė ndihmohen tė lėngatėt dhe tė kujtohen fjalėt e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka mė shumė lumturi tė japėsh sesa tė marrėsh!"``.

ACTS 20:36 Dhe, si kishte thėnė kėto gjėra, u ul mbi gjunjė dhe u lut me ata tė gjithė.

ACTS 20:37 Atėherė tė gjithė qanė me tė madhe, e rroknin nė qafė Palin dhe e puthnin,

ACTS 20:38 tė hidhėruar sidomos pėr fjalėn qė kishte thėnė, se nuk do ta shihnin mė fytyrėn e tij. Pastaj e pėrcollėn nė anije.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase