Main Index: Albanian Bible

 

Acts 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

ACTS 16:1 Dhe ai arriti nė Derbė dhe nė Listra; kėtu ishte njė dishepull me emėr Timote, biri i njė gruaje judease besimtare, por me baba grek,

ACTS 16:2 pėr tė cilin jepnin dėshmi tė mirė vėllezėrit e Listrės dhe tė Ikonit.

ACTS 16:3 Pali deshi qė tė dilte me tė; kėshtu e mori, e rrethpreu pėr shkak tė Judenjve qė ishin nė ato vende, sepse tė gjithė e dinin se babai i tij ishte grek.

ACTS 16:4 Dhe, duke kaluar nėpėr qytete, i urdhėronin ata tė zbatojnė vendimet qė ishin marrė nga apostujt dhe nga pleqtė nė Jeruzalem.

ACTS 16:5 Kishat, pra, po forcoheshin nė besim dhe rriteshin nė numėr pėrditė.

ACTS 16:6 Kur ata po kalonin nėpėr Frigji dhe nė krahinėn e Galatisė, u penguan nga Fryma e Shenjtė qė tė shpallin fjalėn nė Azi.

ACTS 16:7 Si arritėn nė kufijtė e Misisė, ata kėrkuan tė shkojnė nė Bitini, por Fryma nuk i lejoi.

ACTS 16:8 Kėshtu, pasi e pėrshkuan Misinė, zbritėn nė Troas.

ACTS 16:9 Gjatė natės Palit iu shfaq njė vegim. I rrinte para njė burrė Maqedonas, qė i lutej dhe i thoshte: ``Kalo nė Maqedoni dhe na ndihmo``.

ACTS 16:10 Mbasi e pa vegimin, kėrkuam menjėherė tė shkojmė nė Maqedoni, tė bindur se Zoti na kishte thirrur qė t`ua shpallim atyre ungjillin.

ACTS 16:11 Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam pėr nė Samotrakė, dhe tė nesėrmen nė Neapolis,

ACTS 16:12 dhe prej andej nė Filipi, qė ėshtė qyteti i parė i asaj ane tė Maqedonisė dhe koloni romake; dhe qėndruam disa ditė nė atė qytet.

ACTS 16:13 Ditėn e sė shtunės dolėm jashtė qytetit anės lumit, ku ishte vendi i zakonshėm pėr lutje; dhe, si u ulėm, u flisnim grave qė ishin mbledhur atje.

ACTS 16:14 Dhe njė grua, me emėr Lidia, qė ishte tregtare tė purpurtash, nga qyteti i Tiatirės dhe qė e adhuronte Perėndinė, po dėgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrėn pėr tė dėgjuar gjėrat qė thoshte Pali.

ACTS 16:15 Pasi ajo u pagėzua me familjen e saj, na u lut duke thėnė: ``Nė qoftė se mė keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni nė shtėpinė time dhe rrini``. Dhe na detyroi tė pranojmė.

ACTS 16:16 Dhe, kur po shkonim pėr lutje, na doli para njė skllave e re qė kishte njė frymė falli, e cila, duke u treguar fatin njerėzve, u sillte shumė fitime zotėrinjve tė saj.

ACTS 16:17 Ajo u vu tė ndjekė Palin dhe ne, dhe bėrtiste duke thėnė: ``Kėta njerėz janė shėrbėtorė tė Perėndisė Shumė tė Lartė dhe ju shpallėn udhėn e shpėtimit``.

ACTS 16:18 Dhe ajo e bėri kėtė shumė ditė me radhė, por Pali, i mėrzitur, u kthye dhe i tha frymės: ``Unė tė urdhėroj nė emėr tė Jezu Krishtit tė dalėsh prej saj``. Dhe fryma doli qė nė atė ēast.

ACTS 16:19 Por zotėrinjtė e saj, kur panė se u humbi shpresa e fitimit tė tyre, i kapėn Palin dhe Silėn dhe i tėrhoqėn te sheshi i tregut pėrpara arkondėve;

ACTS 16:20 dhe si ua paraqitėn pretorėt, thanė: ``Kėta njerėz, qė janė Judenj, e turbullojnė qytetin tonė,

ACTS 16:21 dhe predikojnė zakone qė pėr ne, qė jemi Romakė, nuk ėshtė e ligjshme t`i pranojmė dhe t`i zbatojmė``.

ACTS 16:22 Atėherė turma u lėshua e gjitha bashkė kundėr tyre: dhe pretorėve, ua grisėn atyre rrobat dhe urdhėruan t`i rrahin me kamxhik.

ACTS 16:23 Dhe si i rrahėn me shumė goditje, i futėn nė burg duke urdhėruar rojtarin e burgut t`i ruajė me kujdes.

ACTS 16:24 Ky, si mori njė urdhėr tė tillė, i futi nė pjesėn mė tė brendshme tė burgut dhe ua shtrėngoi kėmbėt nė dru.

ACTS 16:25 Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i kėndonin himne Perėndisė; dhe tė burgosurit i dėgjonin.

ACTS 16:26 Befas u bė njė tėrmet i madh, saqė u tundėn themelet e burgut; dhe nė atė ēast u hapėn tė gjitha dyert dhe tė gjithėve iu zgjidhėn prangat.

ACTS 16:27 Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut tė hapura, nxori shpatėn dhe donte tė vriste veten, duke menduar se tė burgosurit kishin ikur.

ACTS 16:28 Por Pali thirri me zė tė lartė: ``Mos i bėj ndonjė tė keqe vetes, sepse ne tė gjithė jemi kėtu``.

ACTS 16:29 Atėherė ai kėrkoi njė dritė, u turr brenda dhe duke u dridhur i tėri u ra ndėr kėmbė Palit dhe Silės;

ACTS 16:30 pastaj i nxori jashtė dhe tha: ``Zotėrinj, ē`duhet tė bėj unė qė tė shpėtohem?``.

ACTS 16:31 Dhe ata i thanė: ``Beso nė Zotin Jezu Krisht dhe do tė shpėtohesh ti dhe shtėpia jote``.

ACTS 16:32 Pastaj ata i shpallėn fjalėn e Zotit atij dhe gjithė atyre qė ishin nė shtėpinė e tij.

ACTS 16:33 Dhe ai i mori qė nė atė orė tė natės dhe ua lau plagėt. Dhe ai dhe tė gjithė tė tijtė u pagėzuan menjėherė.

ACTS 16:34 Mbasi i ēoi nė shtėpinė e vet, ua shtroi tryezėn dhe u gėzua me gjithė familjen e tij qė kishte besuar nė Perėndinė.

ACTS 16:35 Kur u gdhi, pretorėt dėrguan liktorėt t`i thonė rojtarit tė burgut: ``Lėri tė lirė ata njerėz``.

ACTS 16:36 Dhe rojtari i burgut i tregoi Palit kėto fjalė: ``Pretorėt kanė dėrguar fjalė qė tė liroheni; dilni, pra, dhe shkoni nė paqe``.

ACTS 16:37 Por Pali u tha atyre: ``Mbasi na kanė rrahur botėrisht pa qenė tė dėnuar nė gjyq, ne qė jemi qytetarė romakė, na futėn nė burg dhe tani na nxjerrin fshehtas? Jo, kurrsesi! Le tė vijnė vetė ata tė na nxjerrin jashtė``.

ACTS 16:38 Liktorėt ua tregon kėto fjalė pretorėve; dhe ata, kur dėgjuan se ishin qytetarė romakė, u frikėsuan.

ACTS 16:39 Atėherė erdhėn dhe iu lutėn atyre, dhe si i nxorėn, iu lutėn qė tė largohen nga qyteti.

ACTS 16:40 Atėherė ata, si dolėn nga burgu, hynė nė shtėpinė e Lidias dhe, kur panė vėllezėrit, i ngushėlluan; dhe ikėn.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase