Main Index: Albanian Bible

 

Acts 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28]

ACTS 6:1 Por nė ato ditė, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi njė murmuritje nga ana e Helenistėve kundėr Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore nė shėrbimin e pėrditshėm.

ACTS 6:2 Atėherė tė dymbėdhjetėt, pasi mblodhėn numrin e madh tė dishepujve, thanė: ``Nuk ėshtė mirė qė ne tė lėmė fjalėn e Perėndisė pėr tė shėrbyer nėpėr tryeza.

ACTS 6:3 Prandaj, vėllezėr, kėrkoni midis jush shtatė burra, me dėshmi tė mirė, tė mbushur me Frymėn e Shenjtė dhe me urtėsi, tė cilėve do t`ua besojmė kėtė detyrė.

ACTS 6:4 Kurse ne do tė vazhdojmė t`i kushtohemi lutjes dhe shėrbesės sė fjalės``.

ACTS 6:5 Ky propozim u pėlqeu gjithė dishepujve. Dhe zgjodhėn Stefanin, njeri plot besim dhe Frymė tė Shenjtė, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollėn, njė prozelit nga Antiokia.

ACTS 6:6 I paraqitėn pastaj pėrpara apostujve, tė cilėt, mbasi u lutėn, vunė duart mbi ta.

ACTS 6:7 Ndėrkaq fjala e Perėndisė po pėrhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort nė Jeruzalem, edhe njė numėr i madh priftėrinjsh i bindej besimit.

ACTS 6:8 Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bėnte mrekulli dhe shenja tė mėdha nėpėr popull.

ACTS 6:9 Dhe disa nga sinagoga, qė quhej e Libertinėve, tė Kirenarėve, tė Aleksandrinėve dhe tė atyre tė Kilikisė dhe tė Azisė u ngritėn qė tė grindeshin me Stefanin;

ACTS 6:10 por nuk mund t`i bėnin ballė urtėsisė dhe frymės me anė tė sė cilės ai fliste.

ACTS 6:11 Atėherė nxitėn disa njerėz tė thoshnin: ``Ne e kemi dėgjuar duke folur fjalė blasfemie kundėr Moisiut dhe kundėr Perėndisė``.

ACTS 6:12 Edhe e ngacmuan popullin, pleqtė dhe skribėt; dhe, iu sulėn, e kapėn dhe e ēuan te sinedri.

ACTS 6:13 Pastaj paraqitėn dėshmitarė tė rremė qė thoshnin: ``Ky njeri nuk pushon sė foluri fjalė blasfemie kundėr kėtij vendi tė shenjtė dhe kundėr ligjit.

ACTS 6:14 E kemi dėgjuar, nė fakt, duke thėnė se ky Jezusi, Nazareasi, do ta rrėnojė kėtė vend dhe do tė ndryshojė ritet qė na ka dhėnė Moisiu``.

ACTS 6:15 Dhe tė gjithė ata qė rrinin nė sinedėr i ngulėn sytė nė tė, dhe panė fytyrėn e tij posi fytyra e njė engjėlli.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase