Main Index: Albanian Bible

 

Judges 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JUDG 18:1 Nė atė kohė nuk kishte mbret nė Izrael; po nė kėtė kohė fisi i Danitėve kėrkonte pėr vete njė territor pėr t`u vendosur, sepse deri nė ato ditė nuk i ishte caktuar asnjė trashėgimi midis fiseve tė Izraelit.

JUDG 18:2 Bijtė e Danit dėrguan, pra, te Tsorahu dhe te Eshtaoli pesė burra trima, qė pėrfaqėsonin tėrė fisin e tyre, pėr tė vėzhguar dhe pėr tė kontrolluar vendin; dhe u thanė atyre: "Shkoni tė vėzhgoni vendin!". Kėshtu ata arritėn nė krahinėn malore tė Efraimit, nė shtėpinė e Mikahut, dhe e kaluan natėn aty.

JUDG 18:3 Ndėrsa ishin pranė shtėpisė sė Mikahut, njohėn zėrin e tė riut Levit; atėherė ata hynė nė shtėpi dhe e pyetėn: "Kush tė solli kėtu? Ēfarė bėn nė kėtė vend? Ēfarė ke ti kėtu?".

JUDG 18:4 Ai iu pėrgjegj: "Mikahu mė ka bėrė kėtė dhe atė; mė mori nė shėrbim tė tij dhe unė jam prifti i tij".

JUDG 18:5 Atėherė ata i thanė: "Pyet, pra, Perėndinė qė tė dimė nė se rruga qė kemi nisur do tė jetė e mbarė".

JUDG 18:6 Prifti iu pėrgjegj: "Shkoni nė paqe; rruga qė bėni kryhet nėn shikimin e Zotit".

JUDG 18:7 Kėshtu tė pesė burrat u nisėn dhe arritėn nė Laish, panė qė populli qė banonte aty bėnte njė jetė tė sigurt, simbas zakoneve tė atyre tė Sidonit, njė jetė tė qetė dhe tė sigurt, sepse nuk kishte njeri

JUDG 18:8 Pastaj u kthyen te vėllezėrit e tyre nė Tsorah dhe nė Eshtaol; dhe vėllezėrit i pyetėn ata: "Ēfarė thoni?".

JUDG 18:9 Ata u pėrgjigjėn: "Le tė ngrihemi dhe tė sulemi kundėr atyre njerėzve, sepse kemi parė vendin dhe ėshtė me tė vėrtetė i mrekullueshėm. Pse mbani njė qėndrim jo aktiv? Mos nguroni tė lėvizni pėr ta pushtuar vendin!

JUDG 18:10 Kur tė arrini, keni pėr tė gjetur njė popull tė sigurt dhe njė vend tė gjėrė, sepse Perėndiae ka dhėnė nė duart tuaja; ėshtė njė vend ku nuk mungon asgjė nga ajo qė ėshtė mbi tokė".

JUDG 18:11 Atėherė gjashtėqind burra tė familjes sė Danitėve u nisėn nga Tsorahu dhe nga Eshtoali, tė armatosur mirė pėr luftė.

JUDG 18:12 Ata u ngjitėn dhe ngritėn kampin e tyre nė Kirjath-Jearim, nė Jude; (prandaj ky vend, qė ndodhet prapa Kiriath-Jearimit, quhet edhe sot e kėsaj dite kampi i Danit).

JUDG 18:13 Qė kėtej kaluan nė krahinėn malore tė Efraimit dhe arritėn nė shtėpinė e Mikahut.

JUDG 18:14 Atėherė tė pesė burrat, qė kishin shkuar tė vėzhgonin vendin e Laishit, filluan t`u thonė vėllezėrve tė tyre: "A e dini ju qė nė kėto shtėpi ka njė efod, njė shtėpi idhujsh, njė shėmbėlltyrė tė gdhendur

JUDG 18:15 Kėshtu ata u drejtuan nga ajo anė, arritėn nė shtėpinė e Levitit tė ri, nė banesėn e Mikahut, dhe e pėrshėndetėn.

JUDG 18:16 Ndėrsa tė gjashtėqind burrat e bijve tė Danit, tė armatosur mirė pėr luftė, rrinin para portės,

JUDG 18:17 pesė burrat qė kishin vajtur tė vėzhgonin vendin u ngjitėn lart, hynė nė shtėpi, morėn shėmbėlltyrėn e gdhendur, efodin, shtėpinė e idhujve dhe figurėn prej metali tė shkrirė. Prifti rrinte para portės bashkė me gjashtėqind njerėzit e armatosur mirė pėr luftė.

JUDG 18:18 Kur kėta hynė nė shtėpinė e Mikahut dhe morėn shėmbėlltyrėn e gdhendur, efodin, shtėpinė e idhujve dhe figurėn prej metali tė shkrirė, prifti u tha atyre: "Ē`po bėni kėshtu?".

JUDG 18:19 Ata iu pėrgjegjėn: "Hesht, vėre dorėn mbi gojė, eja me ne, dhe do tė jesh pėr ne njė atė dhe njė prift. Ē`ėshtė mė mirė pėr ty, tė jesh prifti i shtėpisė sė njė njeriu tė vetėm apo tė jesh prifti i njė fisi ose tė njė familjeje nė Izrael?".

JUDG 18:20 Kėshtu prifti ndjeu njė gėzim nė zemrėn e tij; mori efodin, shtėpinė e idhujve dhe shėmbėlltyrėn e gdhendur dhe u bashkua me ata njerėz.

JUDG 18:21 Atėherė rifilluan marshimin, duke vėnė para fėmijėt, bagėtinė dhe orenditė.

JUDG 18:22 Kur ishin larguar nga shtėpia e Mikahut, burrat qė banonin nė shtėpitė afėr asaj tė Mikahut u mblodhėn dhe ndoqėn bijtė e Danit.

JUDG 18:23 U bėrtitėn pastaj bijve tė Danit. Kėta u kthyen dhe i thanė Mikahut: "Ēfarė ke qė ke mbledhur kėta njerėz?".

JUDG 18:24 Ai u pėrgjegj: "Morėt me vete perėnditė qė i kisha bėrė unė dhe priftin, dhe ikėt. Tani ē`mė mbetet? Si mund tė mė thoni: "Ēfarė ke?".

JUDG 18:25 Bijtė e Danit i thanė: "Bėj qė zėri yt tė mos dėgjohet mė prapa nesh, sepse njerėz tė zemėruar mund tė hidhen mbi ju, dhe ti do tė humbje jetėn tėnde dhe atė tė familjes sate!".

JUDG 18:26 Bijtė e Danit e vazhduan rrugėn e tyre; dhe Mikahu, kur pa se ata ishin mė tė fortė se ai, u kthye dhe shkoi nė shtėpinė e tij.

JUDG 18:27 Kėshtu ata, mbasi morėn gjėrat qė kishte bėrė Mikahu dhe priftin qė kishte nė shėrbim tė tij, arritėn nė Laish, ku jetonte njė popull qė rinte i qetė dhe i sigurtė; e vranė me shpatė dhe i vunė flakėn qytetit.

JUDG 18:28 Nuk pati asnjė qė ta ēlironte, sepse ndodhej larg Sidonit, dhe banorėt e tij nuk mbanin marrėdhėnie me njerėz tė tjerė. Ai ndodhej nė luginėn qė zgjatej nė drejtim tė Beth-Rehobit. Pastaj Danitėt e rindėrtuan qytetin dhe banuan nė tė,

JUDG 18:29 e quajtėn Dan, nga emri i Danit, ati i tyre, qė ishte bir i Izraelit; por mė parė qyteti quhej Laish.

JUDG 18:30 Pastaj bijtė e Danit ngritėn pėr vete shėmbėlltyrėn e gdhendur; dhe Jonathani, bir i Gershomit, bir i Manasit, dhe bijtė e tij u bėnė priftėrinj tė fiseve tė Danitėve deri ditėn e robėrimit tė banorėve tė vendit.

JUDG 18:31 Kėshtu ngritėn pėr vete shėmbėlltyrėn e gdhendur nga Mikahu, gjatė gjithė kohės qė shtėpia e Perėndisė mbeti nė Shiloh.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase