Main Index: Albanian Bible

 

Judges 17

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JUDG 17:1 Nė krahinėn malore tė Efraimit ishte njė njeri qė quhej Mikah.

JUDG 17:2 Ai i tha nėnes sė tij: "Njė mijė e njėqind siklat prej argjendi qė tė kanė marrė dhe pėr tė cilat ke thėnė njė mallkim, qė e dėgjova me veshėt e mi, ja, i kam unė; ato para i kisha marrė unė". Nėna e tij tha: "Im bir qoftė i bekuar nga Zoti!".

JUDG 17:3 Kėshtu ai ia ktheu nėnes sė tij tė njė mijė e njėqind siklat prej argjendi dhe e ėma tha: "Unė ia shenjtėroj plotėsisht nga dora ime kėtė argjend Zotit pėr birin tim, pėr ta bėrė njė shėmbėlltyrė tė gdhendur dhe njė figurė me derdhje prandaj po ta kthej tani".

JUDG 17:4 Pas kthimit tė argjendit nėnes sė tij, e ėma mori dyqind sikla argjendi dhe ia dha shkrirėsit, i cili bėri njė shėmbėlltyrė tė gdhendur dhe njė figurė me derdhje metali; dhe kėto u vendosėn nė shtėpinė e Mikahut.

JUDG 17:5 Kėshtu ky njeri, Mikahu, pati njė shtėpi perėndish; bėri njė efod dhe njė shtėpi idhujsh, dhe shenjtėroi njė nga bijtė e tij qė i shėrbente ai prift.

JUDG 17:6 Nė atė kohė nuk kishte mbret nė Izrael; secili bėnte atė qė i dukej e drejtė nė sytė e tij.

JUDG 17:7 Ishte njė i ri nga Betlemi i Judės, nga familja e Judės, i cili ishte Levit dhe banonte nė atė vend si i huaj.

JUDG 17:8 Ky njeri u nis nga qyteti i Betlemit tė Judės pėr t`u vendosur aty ku mund tė gjente njė vend; duke ecur arriti nė krahinėn malore tė Efraimit, nė shtėpinė e Mikahut.

JUDG 17:9 Mikahu e pyeti: "Nga po vjen?". Ai u pėrgjegj: "Jam njė Levit nga Betlemi i Judės dhe jam duke kėrkuar njė vend ku mund tė vendosem".

JUDG 17:10 Mikahu i tha: "Rri me mua, dhe bėhu ati dhe prifti im; do tė tė jap dhjetė sikla argjendi ēdo vit, rroba dhe ushqim". Atėherė Leviti hyri.

JUDG 17:11 Kėshtu Leviti pranoi tė rrinte me atė njeri, qė e trajtoi tė riun sikur tė ishte njė nga bijtė e tij.

JUDG 17:12 Mikahu e shenjtėroi Levitin; i riu i shėrbeu si prift dhe u vendos nė shtėpinė e Mikahut.

JUDG 17:13 Pastaj Mikahu i tha: "Tani e di qė Zoti do tė mė bėjė tė mira, sepse kam njė Levit qė mė shėrben si prift".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase