Main Index: Albanian Bible

 

Judges 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JUDG 15:1 Mbas njė farė kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi tė vizitojė tė shoqen, duke pasur me vete njė kec, dhe tha: "Dua tė hyj nė dhomė te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi tė hyjė,

JUDG 15:2 dhe i tha: "Mendoja pikėrisht qė ti e urren, prandaj ia dhashė shokut tėnd; a nuk ėshtė mė e bukur motra e saj mė e vogėl? Merre, pra, nė vend tė saj".

JUDG 15:3 Sansoni iu pėrgjegj atyre: "Kėtė herė nuk do tė kem asnjė faj ndaj Filistejve nė rast se do t`u bėj ndonjė tė keqe".

JUDG 15:4 Kėshtu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarė, i ktheu dhelprat bisht mė bisht dhe i vuri nga njė pishtar midis dy bishtave.

JUDG 15:5 Pastaj ndezi pishtarėt dhe i la dhelprat tė iknin nėpėr fushat e grurit tė Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma nė kėmbė madje edhe vreshtat dhe ullishtat.

JUDG 15:6 Atėherė Filistejtė pyetėn: "Kush e bėri kėtė?". Muarrėn kėtė pėrgjigje: "Sansoni, dhėndri i burrit tė Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkėshorte shokut tė tij". Kėshtu Filistejtė u ngritėn dhe i vunė flakėn asaj dhe atit tė saj.

JUDG 15:7 Sansoni u tha atyre: "Me qenė se keni bėrė kėtė gjė, unė do tė hakmerrem sigurisht kundėr jush dhe pastaj do tė rri".

JUDG 15:8 Kėshtu i goditi nė mėnyrė tė pamėshirshme, duke bėrė kėrdi tė madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi nė shpellėn e shkėmbit tė Etamit.

JUDG 15:9 Atėherė Filistejtė dolėn, ngritėn kampin e tyre nė Juda dhe u shtrinė deri nė Lehi.

JUDG 15:10 Njerėzit e Judės u thanė atyre: "Pse dolėt kundėr nesh?". Ata iu pėrgjigjėn: "Dolėm pėr tė kapur Sansonin dhe pėr t`i bėrė atij atė qė ai na ka bėrė neve".

JUDG 15:11 Atėherė tre mijė burra tė Judės zbritėn nė shpellėn e shkėmbit tė Etamit dhe i thanė Sansonit: "Nuk e di qė Filistejtė na sundojnė? Ēfarė na bėre kėshtu?". Ai u pėrgjegj kėshtu: "Atė qė mė bėnė mua, unė ua bėra atyre".

JUDG 15:12 Ata i thanė: "Ne kemi zbritur qė tė tė kapim dhe tė tė dorėzojmė nė duart e Filistejve". Sansoni u pėrgjegj: "Betohuni qė ju nuk do tė mė vrisni".

JUDG 15:13 Atėherė ata i folėn duke thėnė: "Jo, vetėm do tė tė lidhim dhe do tė tė dorėzojmė nė duart e tyre; por me siguri nuk do tė tė vrasim". Kėshtu e lidhėn me dy litarė tė rinj dhe e nxorėn nga shpella.

JUDG 15:14 Kur arriti nė Lehi, Filistejtė i dolėn pėrpara me klithma gėzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishėm mbi tė dhe litarėt qė kishte nė krahė u bėnė si fije liri qė digjen; dhe lidhjet i ranė nga duart.

JUDG 15:15 Gjeti pastaj njė nofull gomari akoma tė freskėt, shtriu dorėn dhe e kapi; me tė vrau njė mijė njerėz.

JUDG 15:16 Atėherė Sansoni tha: "Me njė nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me njė nofull gomari vrava njė mijė njerėz".

JUDG 15:17 Kur mbaroi sė foluri hodhi nofullėn dhe e quajti atė vend Ramath-Lehi.

JUDG 15:18 Pastaj pati njė etje tė madhe dhe kėrkoi ndihmėn e Zotit, duke thėnė: "Ti lejove kėtė ēlirim tė madh me dorėn e shėrbėtorit tėnd, por a duhet tė vdes unė tani nga etja dhe tė bie nė duart e atyre qė nuk janė rrethprerė?".

JUDG 15:19 Atėherė Perėndia ēau shkėmbin e lugėt qė ndodhet nė Lehi dhe doli ujė prej tij. Ai piu ujė, fryma i tij u gjallėrua dhe ai mori jetė. Prandaj e quajti kėtė burim En-Hakore; ajo ekziston nė Lehi edhe sot.

JUDG 15:20 Sansoni qe gjyqtar i Izraelit pėr njėzet vjet nė kohėn e Filistejve.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase