Main Index: Albanian Bible

 

Judges 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21]

JUDG 2:1 Por Engjelli i Zotit u ngjit nga Gilgali nė Bokim dhe tha: "Unė ju nxora nga Egjipti dhe ju ēova nė vendin qė isha betuar t`u jepja etėrve tuaj. Kisha thėnė gjithashtu: "Nuk do ta prish kurrė besėlidhjen time me ju.

JUDG 2:2 Por ju nuk do tė lidhni asnjė aleancė me banorėt e kėtij vendi dhe do tė shembni altarėt e tyre". Por ju nuk iu bindėt zėrit tim. Pse e bėtė kėtė?

JUDG 2:3 Kėshtu unė po ju them tani: Unė nuk do t`i dėboj para jush; por ata do tė jenė si gjemba nė ijet tuaja, dhe perėnditė e tyre do tė jenė pėr ju si njė lak".

JUDG 2:4 Sapo Engjėlli i Zotit mbaroi sė thėni kėto fjalė tėrė bijve tė Izraelit, populli ngriti zėrin dhe filloi tė qajė.

JUDG 2:5 Prandaj ky vend u quajt Bokim dhe u bėnė flijime pėr Zotin.

JUDG 2:6 Jozueu i dha urdhėr popullit tė largohet dhe bijtė e Izraelit shkuan secili nė trashėgiminė e tij pėr tė marrė nė zotėrim vendin.

JUDG 2:7 Populli i shėrbeu Zotit gjatė gjithė jetės sė Jozueut dhe gjatė gjithė jetės sė pleqve qė jetuan pas Jozueut, dhe qė kishin parė tė gjitha veprat e mėdha qė Zoti kishte bėrė pėr Izraelin.

JUDG 2:8 Pastaj Jozueu, bir i Nunit dhe shėrbėtor i Zotit, vdiq nė moshėn njėqind e dhjetė vjeē,

JUDG 2:9 dhe e varrosėn nė territorin e trashėgimisė sė tij nė Timath-Heres, nė krahinėn malore tė Efraimit, nė veri tė malit Gaash.

JUDG 2:10 Kur tėrė ai brez u bashkua me etėrit e vet, mbas atij doli njė brez i ri qė nuk e njihte Zotin, as veprat qė kishte bėrė pėr Izraelin.

JUDG 2:11 Bijtė e Izraelit bėnė atė qė ishte keq nė sytė e Zotit dhe u vunė nė shėrbim tė Baalit;

JUDG 2:12 ata braktisėn Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre, i cili i kishte nxjerrė nga Egjipti, dhe adhuruan perėndi tė tjera ndėrmjet perėndive tė popujve qė i rrethonin, ranė pėrmbys para tyre dhe kėshtu provokuan zemėrimin e Zotit;

JUDG 2:13 ata brakisėn Zotin dhe u vunė nė shėrbim tė Baalit dhe tė Ashtarothit.

JUDG 2:14 Dhe zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Izraelit dhe e dha nė dorė tė kusarėve qė e zhveshėn; dhe ai i shiti nė duart e armiqve tė tyre qė ndodheshin rreth e qark, tė cilėve nuk qenė mė nė gjendje t`u bėnin ballė.

JUDG 2:15 Kudo qė shkonin dora e Zotit ishte kundėr tyre dhe u sillte mjerime, ashtu si kishte thėnė Zoti, ashtu siē u ishte betuar ai; dhe u hidhėruan shumė.

JUDG 2:16 Pastaj Zoti nxirrte gjyqtarė, qė i lironin nga duart e atyre qė i zhvishnin.

JUDG 2:17 Mjerisht ata nuk i dėgjonin as gjyqtarėt e tyre, por kurvėroheshin pėrpara perėndive tė tjera dhe binin pėrmbys para tyre. Ata braktisėn shpejt rrugėn e ndjekur nga etėrit e tyre, tė cilėt u ishin bindur urdhrave tė Zotit; por ata nuk vepruan ashtu.

JUDG 2:18 Kur Zoti u nxirrte gjyqtarė, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i lironte nga dora e armiqve tė tyre gjatė gjithė jetės sė gjyqtarit; sepse Zoti prekej nga vajtimet e tyre tė shkaktuara nga ata qė i shtypnin dhe i mundonin.

JUDG 2:19 Por kur gjyqtari vdiste, ata vazhdonin tė korruptoheshin mė shumė se etėrit e tyre, duke ndjekur perėndi tė tjera dhe duke rėnė pėrmbys para tyre; dhe nuk hiqnin dorė aspak nga veprat e tyre dhe nga sjellja e tyre kokėforte.

JUDG 2:20 Prandaj mėria e Zotit u ndez kundėr Izraelit, dhe ai tha: "Duke qenė se ky komb ka shkelur besėlidhjen qė unė kisha pėrfunduar me etėrit e tyre dhe ata nuk i janė bindur zėrit tim,

JUDG 2:21 edhe unė nuk do tė dėboj mė para tyre asnjė prej kombeve qė Jozueu la kur vdiq;

JUDG 2:22 kėshtu me anė tyre do tė vė nė provė Izraelin pėr tė parė nė se do t`i pėrmbahen rrugės sė Zotit dhe do tė ecin nė tė siē bėnė etėrit e tyre, ose jo".

JUDG 2:23 Prandaj Zoti i la kėto kombe tė qėndrojnė aty pa i dėbuar menjėherė, dhe nuk i dha nė duart e Jozueut.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase